“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten se gjykata kishte vendosur sekuestrimin e pronave të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla në kuadër të ligjit ?Antimafia?.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar dhe avokati i njohur Spartak Ngjela i cili paralajmëron se do të ketë dhe goditje të tjera.
Sipas Ngjelës prokurori Llalla mbrohej nga presidenti Meta dhe ai e kishte vendosur në atë post, për të mbrojtur vjedhjen e tij me bllokun e famshëm.
Shkrimi i plotë i Spartak Ngjelës
A është goditja drastike që SPAK i bëri ish Prokurorit të Përgjithshëm, fillimi i procesit të madh të pritshëm kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Po.
Gjithmonë ka një pikë nisjeje kundër grupeve të mëdhenj kriminalë. Ky është fillimi i një procesi, i cili, në goditjen me spektër të gjerë të krimit të organizuar që ka pushtuar një shoqëri si fenomen, quhet purgo antikrim”..
Pse është një fillim kjo pikënisjeje?
Sepse prokurori Llalla mbrohej nga presidenti Meta. Ai e kish vendosur Llallën në atë post, për të mbrojtur vjedhjen e tij me bllokun e famshëm.
Por, në çështjen Llalla, u vu në dyshim forca e politikës amerikane në Shqipëri, në funksion të reformës në drejtësi.
Gjykata e Posaçme kishte pranuar të bënte një kapërcim ligjor: ajo ua hoqi sekuestron pronave të shumta të Adriatik Llallës. Por, gjykata duket se kërkoi ligjin përkatës; kurse Prokuroria e Posaçme i kërkoi asaj dje, për pronat Llalla, zbatimin e nenit përkatës të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar.
Politika amerikane iu është zotuar disa herë shqiptarëve për këte fakt, që do t’ua bënte ajo këtë reformë. Dhe, prandaj, vetë ambasadorja Yuri Kim, e tregoi dje forcën e drejtësisë së re në Shqipëri me përkrahjene hapur të saj.
Kjo është rruga: vetëm forca ndërkombëtare do ta përfundojë me sukses reformën antikorrupsion në Shqipëri.
Por, si mund ta analizojmë politikisht goditjen anti-Llalla që ndodhi dje?
Kjo ishte një goditje efikase dhe në kohën e duhur. Vendimi i Gjykatës së Posaçme që lëshoi nga sekuestroja pronat e Adriatik Llallës, i dha mundësinë korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri që me krenari të shprehej se: “E morëm edhe Gjykatën e Posaçme”.
Ky mendim pastaj u shpërhap bindshëm edhe në opinionin publik shqiptar. Por, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, u shpreh aty për aty se: “Adriatik Llalla është i padëshirueshëm për hyrjen e tij në USA; me gjithë familjen e vet”.
Pas kësaj, rrjedha goditëse anti-krim ndryshoi menjëherë, dhe dje u deklaruan të sekuestruara të gjitha pronat e dyshimta të Adriatik Llallës, por këtë herë, në funksion të krimit anti mafie në Shqipëri që quhet, “Për parandalimin dhe goditjene krimit të organizuar…”
Ka mundësi që, pikërisht këtë, ka kërkuar me të drejtë Gjykata e Posaçme në rastin e parë, dhe Prokuroria e Posaçme e korrigjoi.
Prandaj, ky proces kuptohet se është shumë i rëndësishëm për të ardhmen. E gjithë kjo që ndodhi, i dha të kuptuar opinionit publik shqiptar se politika amerikane nuk lëshon fare pe në drejtimin e luftës antikorrupsion në Shqipëri. Çlirimi nga sekuestroja e pronave të Adriatik Llallës ishte një akt i gabuar, por korrigjimi i gabimit i dha tani më shumë besim opinionit publik shqiptar.
Në të njëjtën kohë, duhet të shohim se, kur do të fillojë nga funksionimi Byroja Kombëtare e Hetimit?
Kjo në fakt është pika kyç në luftën antikorrupsion kundër rretheve të larta të politikës shqiptare. Dhe, fillimi nga puna i asaj Byroje, do të jetë pika e madhe e kthesës për reformën shqiptare në drejtësi dhe në politikë.
Por, edhe në ndërtimin përfundimtar të Byrosë së Hetimit, duhet, dhe do të jetë forca e politikës ametikane ajo që do të vendosë pikat mbi i, edhe për këtë çështje. Dhe kjo sigurisht që po pritet me një farë impresioni pozitiv nga Shqiptarët.
Por, kjo pritje po duket se ka ardhur drejt fundit, në një kohë kur, çështja e sekuestrimit të pronave të pajustifikuara do të ndjekë, tani e më tej, precedentin Llalla. Në fakt, ishte ambasadorja Yuri Kim ajo që, para 20 ditësh, i dha impuls real ecurisë së formimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Prandaj, pavarësisht se si u përcoll çështja e pronave Llalla, ajo, më në fund, me prezencën që paraqiti politika amerikane me anë të ambasadores së saj në Tiranë, i dha forcë drejtësisë së re në Shqipëri, dhe i krijoi kësaj drejtësie precedentin e ri në përdorimin e ligjit atimafie “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”….
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me mas...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duket se është tej...
Kreu I PD-së, Lulzim Basha, ka folur me shifra sot në studjo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur sërish për...
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka folur për integrimin e Sh...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar takimet m...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli thotë se” Lëvizja për...
Drejtuesja e Partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shkuar sot ...
Imzot George Frendo ka mundur Covid-19 dhe ka lënë ambientet...
Kryeministri Edi Rama e quan mision të përmbushur presidencë...
Kryeministri Edi Rama në një dalje të stërgjatë televizive n...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Mallte...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, shpreh ngushëllime pë...
Shtetet e Bashkuara shpresojnë që Konferenca Ndërqeveritare ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bard...
Incineratorët janë një ndër aferat më të denoncuara të qever...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot n...
Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e djeshme se faji pë...
Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhafer...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...