Raporti i FMN/ Basha: Konfirmon atë që i kemi kërkuar qeverisë Rama për muaj me radhë
Kreu i PD, Luzlim Basha ka reaguar lidhur me raportin e Fond...
Zakonisht partitë nuk i zgjedhin votuesit, janë votuesit që zgjedhin partitë. Ky është një rregull i vjetër, që përsëritet vazhdimisht sa herë ka zgjedhje, kudo në botë.
Natyrisht nga kjo ligjësi nuk mund të bëjmë përjashtim ne. Që do të thotë se, ashtu si çdo forcë tjetër politike, nuk do të refuzonim asnjë votë, pavarëisht nga era, ngjyra apo shija e saj.
Por çdo parti e ka një target të caktuar njerëzish, të cilëve u drejtohet më shumë se të tjerëve. Ndryshe, nuk do të kishte kuptim politika, sepse do të ishte si një breg liqeni, ku secili merr një grep në dorë dhe peshkun që zë e lë në dorë të fatit.
Votuesi që do të zgjidhja me dëshirë në ditët e sotme do të ishte qytetari, që nuk pret prej meje t?i tregoj se gjendja në Shqipëri është e nderë dhe e vështirë, për shkak të politikës së vjetër. Dhe që natyrisht mendon për rrjedhojë se kjo duhet ndryshuar një orë e më parë.
Ai që ka vendosur të jetojë në këtë vend, pavarësisht se ia kanë nxirë atdheun gjobvënësit e pushtetit, të cilët thjesht ndërrojnë vendet me njëri-tjetrin, por mendësia mbetet njësoj. Dhe mbi të gjitha, që nuk pret të rreshtohet patjetër në skalionet e njërës prej partive grabitqare për një vend pune apo një vend gjuetie, në këmbim të shërbimeve për ditën e votimeve apo për kohën mes dy zgjedhjeve.
Ai që nuk pret prej meje t?i tregoj se kush janë armiqtë dhe tradhtarët, të cilët mund të kthehen që të nesërmen në heronj dhe shpëtimtarë të kombit, në varësi të interesave politike të çastit të sulltanëve modernë dhe të pandëshkueshëm prej dekadash.
Ai që e fiton vetë dhe nuk ka nevojë për ndërmjetës bukën e fëmijëve të vet, mjafton që shteti dhe politika të mos i qëndrojë si ferrë nëpër këmbë, sepse nuk i ka askujt ndonjë borxh. Të cilin edhe kur nuk e prek vetë drejpërdrejt, e bezdis arroganca, padrejtësia dhe harbutëria e qeverisë mbi të tjerët.
Ai që që është neveritur nga fanatizmi politik dhe nga të gjitha veset e pushtetit, ndërkohë që i ka qëndruar larg militantizmit, por pa mundur që të shpëtojë nga pasojat e tij. I cili mezi pret ditën kur t?i largohen apo zhduken nga ekrani i televizorit apo ndoshta edhe nga frigoriferi udhëheqësit gjithollogë dhe patetikë, që i bombardojnë çdo ditë me një prani nervangritëse për çdo fushë të jetës, a thua se edhe atë ua kanë ata në dorë.
Ai që mendon vetë, pa pritur që ta ndriçojë kryetari ?i pagabueshëm? dhe ?largpamës?, se demokracia është një proces që nuk ka asnjë lidhje me skllavopronarinë dhe ku secili ka rolin e vet për të luajtur, pa qenë e nevojshme t?i nënshtrohesh më të fortit.
Të jeni të sigurt, që ky lloj votuesi nuk është, as i rrallë dhe, as i vështirë për t?u gjetur. Ai nuk është shqiptari i panjohur, por është nëna, babai, fëmija, vëllai, motra, miku dhe shoku yt në shumicë, i papërfaqësuar dhe i dhunuar prej 30 vjetësh nga një pakicë pengmarrësish, të cilët kanë emra dhe mbiemra.
Këtë lloj shqiptari do ta zgjidhja sa herë të kishte votime dhe jam i bindur se ndryshimi do të mbërrinte shumë shpejt./CNA.al.
Kreu i PD, Luzlim Basha ka reaguar lidhur me raportin e Fond...
Drejtuesja e Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topalli ka reagu...
Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir ...
Në mbledhjen e këshillit të ambasadorëve të vendeve të Bashk...
Partia Demokratike akuzon qeverinë se po zvarrit procedurat ...
Deputeti Lefter Maliqi, ka reaguar i revoltuar lidhur me sit...
Kreu demokrat Lulzim Basha vijon të bëjë premtime të mëdha q...
Ish-presidenti Bamir Topi, ka folur mbrëmjen e sotme pqër kr...
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi kërkon nga Str...
Presidenti Ilir Meta është përplasur mbërmjen e sotme me ana...
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sonte në emisionin “...
Mbrëmjen e sotme kryetari i Republikës së Re është duke dhën...
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk ka dhënë garanci pë...
Dy muaj më parë CNA.al zbuloi se ministri i Brendshëm Sandër...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh se vendi nd...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për deklaratën e kancelares ...
Deputetja Rudina Hajdari pjesë e Nismës Thurje tashmë që do ...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar kryeminis...
Klajda Gjosha, kryetare e Forumit të Gruas në Lëvizjen Soci...
Një muaj më parë bëri bujë deklarata e ministrit të Brendshë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...