web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat nesër

1 Dhjetor 2020, 18:50, Sociale CNA

Dita e nesërme parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Shërbimi Meteorologjik parashikon reshje shiu të karakterit lokal me intensitet të ulët përgjatë vijës bregdetare.

Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare jugore.

Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -2°C deri në 9°C

zoant e ulëta 3°C deri në 16°C

zonat bregdetare 6°C deri në 17°C./ CNA.al





Lajmet e fundit nga