“Dallëndyshja e parë “Rozafa” u ngrit”/ Gjergj Luca hap 200 vende të reja pune në Gramsh
Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompania më e madhe në...
Mbi 100 mijë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës përfituan gjatë vitit 2019 për herë të parë leje qëndrimi në një shtet të Bashkimit Evropian, ndërsa bie në sy fakti se Kroacia po kthehet në një mundësi të re për të emigruar.
Të dhënat e Eurostat (kliko këtu për të shqyrtuar raportin) tregojnë se 60,259 persona nga Shqipëria dhe 43,677 nga Kosova përfituan të drejtë për të qenë rezidentë në një nga shtetet e BE-së, e drejtë e fituar kryesisht prej bashkimeve familjare, kontratave të punës apo dhe së drejtës së studimeve.
Numri i lejeve të qëndrimeve shkon paralelisht me prirjen që kanë për emigrim shqiptarët, prirje e cila është e ndryshme për shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës.
Gjatë vitit 2019, shqiptarët e Shqipërisë përfituan kryesisht leje qëndrimi nga Italia (21,221 leje), Greqia (15,733 leje) dhe Gjermania (12,014 leje).
Bie në sy prirja në rritje për t?u zhvendosur në Kroaci (2,216 leje), kryesisht për punë. Ndërsa në total, nga të gjitha lejet e përftuara nga shqiptarët e Shqipërisë, vetëm 3.7% e leje-qëndrimeve (2,224 leje) u dhanë për edukim ? për shqiptarët e Kosovës ky raport është vetëm 2% (894 leje).
Të dhënat nuk përfshijnë Britaninë e Madhe, e cila ka dalë zyrtarisht nga BE-ja, ndërsa nga shtetet e mëdha bie në sy fakti se Franca (2,344 leje) dha shumë pak leje qëndrimi, pavarësisht se prirja e shqiptarëve për të emigruar atje është e lartë.
Për shqiptarët e Kosovës prirja ka qenë kryesisht me zhvendosje drejt Gjermanisë (22,128 leje) më pas vjen Kroacia (6,369 leje), Sllovenia (5,862 leje), Italia (2,329 leje), Franca (1,942 leje) dhe Zvicra (1,778 leje).
Shifrat në fjalë, të cilat bëjnë fjalë vetëm për emigrimin e ligjshëm, vijojnë të jenë tregues shqetësues për shpopullimin e Shqipërisë dhe Kosovës, pasi kryesisht po largohen moshat e reja.
Sigurisht leje-qëndrimi nuk do të thotë domosdoshmërish shpërngulje e përhershme në një vend të BE-së, por ndjesia e përgjithshme e shqiptarëve mbetet ajo për të mos u kthyer.
Për sa i përket statistikave të përgjithshme, Eurostat thotë se gjatë vitit 2019 pati rreth 3 milionë leje qëndrimi (2,953,138 leje) të dhëna për shtetas jo-evropianë, që krahasuar me vitin 2018, ishin 6% më shumë.
Ukraina (756 mijë), Maroku (132 mijë) dhe India (130 mijë) janë shtetet, qytetarët e së cilëve përfituan më shumë leje qëndrimi nga BE-ja.
Për sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, kryeson Serbia (62,163), ndërsa Shqipëria dhe Kosova bëjnë pjesë mes 20 shteteve prej-ardhëse të qytetarëve që iu dha leja e qëndrimit.
Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompania më e madhe në...
Këtë javë moti do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të të...
Në Shqipëri Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë sapo ka kryer një ...
Moti në javën që do të nisë do të pësojë ndryshim krahasuar ...
Ndodh edhe kështu! Dosjet dhe vendimet zyrtare të instutucio...
Vranësira të dendura dominojnë motin në vendin tonë gjatë pa...
Duke nisur nga nesër, moti do temperaturat në mbarë vendin d...
Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Duba...
Ky është vitit i dytë që Shqipëria festoon ditën e Pavarësis...
Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti është bërë nënë për ...
Një tjetër mjek në vendin tonë ka humbur jetën si pasojë e C...
Ruzhdi Metali është mjeku alternativ i cili është vënë shpes...
Mëngjesi i kësaj të shtune do të nisë me kthjellime dhe vran...
Ditën e shtunë moti në vend do të nisë i kthjellët, por grad...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur sot ...
Dita e sotme do të karakterizohet nga temeperaturat e larta....
Kur kanë kaluar gati dy vjet nga ndryshimi i ligjit për TVSH...
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është pyetur mb...
Ata që investuan për ndërtimin e kësaj sere në Qerret të Lus...
Mjeku i njohur pneumolog, Arjan Mezini është infektuar me ko...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...