Sa të dëmshme ekonomikisht mund të jenë karantinat e reja?
Më pak se herën e kaluar, por sërish të dhimbshmeVendet shën...
?Hotel Tirana International? i njohur si 15 katëshi mbylli së fundmi përkohësisht dyert e aktivitetit pas 41 vitesh punë për shkak të krizës që krijoi pandemia Covid -19.
Burimet nga stafi i menaxhimit bënë me dije se nga tërmeti i vitit të shkuar e deri më tani hoteli u mbajt i hapur nën humbje të mëdha. Kostot e larta fikse për pagesat e punonjësve dhe mirëmbajtjen e godinës e bënë të pamundur vijimësinë. Hoteli, i cili është në funksion që nga viti 1979 do të pushojë aktivitetin deri në përmirësimin e situatës pandemike, dukë lënë pas 100 persona të papunë.
Të njëjtat burime pohuan se stafi do të përfitojë asistencën sociale sipas ligjeve në fuqi, me shpresën e rikthimit në punë me përmirësimin e situatës.
Hotel Tirana është një nga më të mëdhatë në kryeqytet me standardin e katër yjeve me 170 dhoma dhe si një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimit të Konferencave.
Veç të tjerash godina e Hotel Tiranës është simbol i kryeqytetit. Ai u vu në funksion në kohën e diktaturës në vitin 1979 pas 10 vitesh punime, me një arkitekturë të stilit socialist.
Ishte ndërtesa më e lartë e vendit deri para disa vitesh. Përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj çka e ka bërë një vend misterioz dhe intrigues për shqiptarët.
Në vitet 2004 hoteli u shit nga qeveria kundrejt një grupi investitorësh vendas kundrejt një vlerë 5.1 milionë euro. Në vitin 2001 ju nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plotë, duke e kthyer në një hotel me standarde 4 yje, por paprekur hapësirave që e karakterizojnë.
Në vitin 2012, Ramë Geci, sipërmarrës në ndërtim, bëhet 100% pronar i ?Hotel Tirana International?, teksa vlera hotelit arriti 37.5 milionë euro.
Hotel Tirana International ka qenë prej vitesh në listën e monumenteve të kulturës deri në vitin 2015 ku me vendim të Ministrisë së Kulturës nuk gëzon më këtë status.
Kompania Geci aktualisht është në kulmin e një investimi të ri që synon zgjerimin e Hotel Tiranës me një hotel të ri rreth 30 kate me pesë yje ngjitur me godinën aktuale të Tirana International.
Më herët u mbyll dhe ?Hilton?
Pandemia ka dëmtuar rëndë sektorin e akomodimit në të gjithë botën. Për shkak të kësaj krize me herët këtë vit mbylli aktivitetin e hotel Hillton në Tiranë, i cili kishte pak më shumë se një vit aktivitet në vendin tonë.
Burime pranë hotelit konfirmuan se pavarësisht situatës së vështirë, u mbajt në punë, për muaj të tërë, pjesa më e madhe e stafit, me shpresën se puna do të niste në shtator. Situata nuk u përmirësua apo ndryshoi, ndaj përballë presionit për të paguar kredinë e investimit dhe pagat që zinin një fond jo të vogël, kompania u detyrua të bëjë zgjedhjen e mbijetesës në këtë moment të vështirë për të gjithë. Hoteli do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të marsit 2021.
Të njëjtat burime thanë se stafi menaxhues i hotelit ka lëvizur dhe, edhe menaxheri kryesor, i cili drejtonte ?Hilton Garden Inn? në Tiranë, tashmë është dërguar për të menaxhuar një nga strukturat hoteliere të grupit në Turqi. Largimi i stafit nuk ka qenë i lehtë në kushtet kur shumë prej tyre ishin trajnuar për një kohë të gjatë për të ofruar shërbimin sipas standardit që kërkon marka.
?Hilton Garden Inn? ishte marka e parë ndërkombëtare që hyri në tregun shqiptar pas largimit të ?Sheraton? në fund të vitit 2017 i cili la pas një shije të hidhur.
Sektori i hotelerisë në vendin tonë është në kulmin e zgjerimit, por kriza e pandemike pritet të vërë në vështirësi edhe më të madhe eficencën e këtyre investimeve./Monitor
Më pak se herën e kaluar, por sërish të dhimbshmeVendet shën...
Pabarazitë në arsim po rriten dita – ditës, teksa shtresat e...
Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi ditën e djeshme bas...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është tregua...
Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku...
Kryetari Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto deklaroi...
Alkooli dhe cigaret konsumohen më së shumti nga shtresa e me...
Në gati tre muaj që pjesa më e madhe e popullatës u ngujua n...
Pavarësisht se po bëhet viti nga tërmeti shkatërrues i 26 në...
Gjermania do të sigurojë 58.2 milionë euro për Shqipërinë, e...
Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se qeveria ka lënë n...
Shqiptarët janë populli më kursimtar në Ballkanin Perëndimor...
Pasoja që Covid-19 ka sjellë në ekonomi po ndihen më shumë t...
Familjet borxhlie në Rumani dhe Shqipëri harxhojnë gati 1 të...
Më 16 nëntor Kuvendi miratoi buxhetin e shumëdiskutuar të vi...
Pesha e sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në eko...
Sipas parashikimeve të reja të lëshuara së fundmi nga Instit...
Sistemet publike të shëndetësisë në të gjithë botën janë vën...
Importet e barnave shënuan një rritje të ndjeshme në muajin ...
Azilkërkuesit e rikthyer nga vendet e BE gjatë viteve të fun...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...