Korrupsioni po bën kërdinë në periferinë e BE-së
Nga Gideon RachmanShtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ...
Mali i Zi nuk do ta tërheqë vendimin për dëbimin e ambasadorit serb, Vlladimir Bozhoviq, kanë njoftuar zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi.
Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, është thënë se gjitha procedurat në lidhje me dëbimin e Bozhoviqit kanë përfunduar dhe se ai duhet ta lëshojë Malin e Zi më së largu më 1 dhjetor.
Duke komentuar vendimin e Serbisë për të tërhequr vendimin për dëbimin e ambasadorit malazez, Ministria e Jashtme në Podgoricë thotë se ambasadori, Tarzan Millosheviq përfaqëson vendin e tij, duke respektuar Republikën e Serbisë, pa ndërhyrë në punët e saj të brendshme, “ndryshe nga ambasadori serb në Malin e Zi, i cili vazhdimisht ka vënë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi me interpretimet e tij të historisë”.
Teksa ka bërë të ditur lajmin për tërheqje të vendimit për dëbim të ambasadorit malazez, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se “raportet e mira me Malin e Zi janë mbi të gjitha më të rëndësishmet për ne”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia “ka bërë një veprim të mirë” duke shtuar se i takon asaj të tregojë se dëshiron “raporte të mira dhe vëllazërore” me Malin e Zi.
Serbia e shpalli ambasadorin e Malit të Zi, person non grata (të padëshiruar) dhe urdhëroi dëbimin e tij nga vendi më 28 nëntor, pasi të njëjtin veprim e kishte bërë Mali i Zi me ambasadorin serb në Podgoricë.
Kryeministri në ardhje i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq më herët e kritikoi qeverinë në largim për vendimin, vetëm disa ditë para se të votohet nga parlamenti qeveria e re, që ka një orientim pro-serb.
“Akte të tilla nuk janë në frymën e rrugës evropiane dhe bashkëpunimit të mirë rajonal të vendeve mike,” shkroi Krivokapiq në Twitter. Ai tha se regjimi në largim, madje edhe në ditët e tij të fundit, nuk “iu shmang polarizimit të shoqërisë dhe thellimit të ndarjeve”.
Si arsye për shpalljen person non grata dhe dëbimin e ambasadorit serb, ministria e Jashtme e Malit të Zi përmendi “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” .
Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë midis atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me aleatët tradicionalë: Serbinë dhe Rusinë, dhe ata që e shohin Malin e Zi si një shtet të pavarur aleat me Perëndimin.
Mali i Zi dhe Serbia ishin pjesë e një vendi të përbashkët para një referendumi më 2006 që çoi në pavarësimin e Malit të Zi.
Vendi tani do të drejtohet nga një koalicion pro-serb që do të votohet gjatë një seance parlamentare këtë javë, pas humbjes së Partisë Demokratike të Socialistëve pro-Perëndimore në pushtet.
Partia më e fuqishme e koalicionit është Fronti Demokratik (DF), i cili kërkon lidhje më të ngushta me Serbinë dhe Rusinë dhe mbështetet nga Kisha Ortodokse Serbe.
Partnerët e tij, megjithatë, insistojnë që Mali i Zi të mbetet në kursin e tij pro-perëndimor.
Krivokapiq tha se qeveria e re do të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet e Malit të Zi me Serbinë.
“Ne do të promovojmë një politikë fqinjësie të mirë me Beogradin, si dhe me të gjithë në rajon, mbi parimin e sovranitetit, pavarësisë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera”, shkroi Krivokapiq./ REL
Nga Gideon RachmanShtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ...
39 mijë e 57 raste me koronavirus janë regjistruar në Kosovë...
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të hënën...
Infeksionet me koronavirus në Angli kanë rënë me rreth një t...
Këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis që u arrestua mbrë...
Policia greke ka arrestuar këngëtarin e famshëm Notis Sfakia...
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka pësuar fraktura ...
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar më shumë se 564 mi...
Në Mitrovicën e Veriut, Lista Serbe, subjekti kryesor politi...
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka thë...
Me akuzën për ndërhyrje në punët e brendshme, qeveria në ikj...
Në Itali kanë rezultuar pozitivë 20,648 persona në 24 orët e...
Britania dhe Franca të shtunën nënshkruan një marrëveshje që...
Kosova vijon të mos jetë aspak e qetë sa i takon situatës me...
Më 29 nëntor, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës ...
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar...
Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar se për shkak të n...
Teksa një mori vaksinash kundër COVID-19 janë prag aprovimit...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 vikti...
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare në iran ka vendosur të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...