Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Më 29 nëntor, qytetarët e dy komunave të Kosovës, Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut zgjedhin kryetarët e rinj.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se të gjitha qendrat e votimit në të dyja komunat janë hapur me kohë.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues, të cilët do të mund të votojnë në 45 qendra të votimit me 115 vendvotime.
Në garë për të parin e Podujevës, për një mandat njëvjeçar, janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces u pamundësua.
Për dallim prej Podujevës, në Mitrovicën e Veriut garojnë katër kandidatë për kryetar komune.
Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvedosje, Millan Radojeviq nga Lista Serbe, Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Dushan Millunoviq, i cili është kandidat i pavarur.
Në këtë komunë do të jetë të hapura shtatë qendra të votimit me 27 vendvotime, derisa të drejtë vote kanë 23 mijë e 313 qytetarë.
Podujeva mbeti pa kryetar pasi Agim Veliu u emërua Ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e udhëhequr nga ish-kryeministri Albin Kurti.
Kurse Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti.
Ish-kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate.
Kjo është hera e parë që misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në veri të Kosovës nuk do të sigurojë mbështetje teknike, siç kanë bërë gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë zgjedhjet për parlamentin serb, të cilat u mbajtën në komunat me shumicë serbe në Kosovë në qershor të këtij viti.
Në përputhje me rekomandimet e institucioneve shëndetësore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për miratimin e një udhëzimi administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit për votuesit dhe stafin e zgjedhjeve në ditën e zgjedhjeve.
?Qëllimi i këtij udhëzimi është të përcaktojë masat mbrojtëse për të parandaluar infektimin me COVID-19 të votuesve dhe stafit zgjedhor në qendrat e votimit; përcaktimin e masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëve të votimit në qendrat e votimit; si dhe masat mbrojtëse gjatë dorëzimit të materialit zgjedhor?, thuhet në udhëzimin e KQZ-së.
Sipas udhëzimit të miratuar nga KQZ, votuesit duhet të mbajnë një maskë mbrojtëse dhe të mbulojnë hundën dhe gojën, dhe pas verifikimit me një llambë UV, të dezinfektojnë duart e tyre me alkool.
Gjithashtu, pasi të tregojnë dokumentin e identifikimit, duhet të heqin maskën, në mënyrë që votuesi të identifikohet nga një anëtar i qendrës së votimit, dhe pastaj maska duhet të vendoset përsëri, thuhet në udhëzimin e KQZ-së./rel
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar...
Autoritetet në Gjermani kanë paralajmëruar se për shkak të n...
Teksa një mori vaksinash kundër COVID-19 janë prag aprovimit...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 14 vikti...
Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare në iran ka vendosur të...
Presidenti në detyrë i SHBA Donald Trump, ka paralajmëruar i...
Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni i bëri thirrje B...
Britania i dha dritën e gjelbër vaksinës së kompanisë AstraZ...
Presidenti francez Macron ka kritikuar në mënyrë të pazakont...
Kosova vijon të mbetet me shifra të larta sa i takon viktima...
Grupe hakerash të dyshuar nga Koreja e Veriut janë përpjekur...
Bashkimi Evropian do të marrë rreth dy miliardë doza të vaks...
Skocia është bërë vendi i parë në botë që ofron produktet me...
Deputetët e opozitës në Tajvan i hodhë kolegëve të tyre të m...
Turqia është tronditur sërish nga një tërmet me magnitudë 4....
Macron do të dënojë fotografimin apo xhirimin e policëve në ...
Një grua shtatzënë nga Komuna e Prizrenit, ka humbur jetën s...
Greqia ka regjistruar 2 018 raste të reja dhe 99 viktima nga...
Ditët e fundit është vërejtur se shifrat e të infektuarve në...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Koso...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...