web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Biden dëmton këmbën duke luajtur me qentë e tij/ Donald Trump i uron shërim të shpejtë

30 Nëntor 2020, 08:51, Kosova & Bota CNA

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka pësuar fraktura në këmbën e tij të djathë të shtunën ndërsa luante me qenin e tij.

?Grafitë fillestare nuk treguan fraktura të dukshme, por stafi mjekësor urdhëroi për një skaner më të detajuar ku dhe më pas u gjetën dy fraktura të vogla në mes të këmbës së tij të djathë?, shkruan në deklaratë doktori i tij, Kevin O?Connor.

Biden theu këmbën teksa luante me qenin e tij Major, një nga dy qentë e tij të cilin e morën pranë shtëpisë së tyre në vitin 2008. Edhe presidenti aktual i SHBA, Donald Trump, i ka uruar shërimin të shpejtë me anë të një postimi në mediat sociale.

Donald Trump ka shpërndarë një video të Joe Biden, ndërsa ka shkruar shkurt ?Shërim të shpejtë?./CNA.al





Lajmet e fundit nga