Seancë e ngarkuar në Kuvend/ Shqyrtohen sot 24 pika të rendit të ditës
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte më 16 korrik, ...
Bullgaria kërkon nga vendi fqinjë, Maqedonia e Veriut, që të pranojë gjoja rrënjët e veta bullgare. Ky është qartazi një manovrim për politikë të brendshme, mendon ish-diplomatja Gudrun Steinacker.
Kryeministri prej një kohe të gjatë i Bullgarisë Bojko Borisov së fundi kujtoi, që partia e tij ?Qytetarë për një Zhvillim Europian të Bullgarisë” (GERB) më 2006 u pagëzua me ndihmën gjermane. Nuk është e qartë, se çfarë synonte ai me këtë referim. Por pikërisht edhe për hir të kësaj bashkëpërgjegjësie gjermane për situatën politike në Bullgari qeveri federale e Gjermanisë duhet ta shfrytëzojë presidencën e radhës në BE, për ta vënë në lëvizje qeverinë bullgare, që të pranojë përgjegjësinë që ajo ka për Europën. Ndërkohë qeveria bullgare po bën krejt të kundërtën ? në një mënyrë tërësisht jo-europaine duke ushtruar presion ndaj vendit fqinjë, Maqedonisë së Veriut.
Kombi maqedonas, sipas Bullgarisë, duhet të pranojë që ka rrënjë bullgare dhe se maqedonishtja është një dialekt bullgar perëndimor. Meqënëse me të drejtë Maqedonia e Veriut refuzon ta bëjë këtë, Bullgaria po bllokon fillimin e bisedimeve të antarësimit mes Shkupit dhe BE-së.
Mund të druajmë, që me këtë fushatë kemi të bëjmë me një manovrim në politikën e brendshme. Sepse Bullgaria ka neglizhuar, që të realizojë detyrat e saj në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Ky është një problem dekadash. Që në fundin e vitit 2006 ishte e qartë, që antarësimi i Bullgarisë më 1 janar 2007 nuk do të ndryshonte asgjë në moçalin e korrupsionit dhe kriminalitetit, në të cilin ishte zhytur Bullgaria nën kryeministrin socialist Sergei Stanishev ? njeriu, që ndërkohë prej shumë vitesh është kryetar i Partisë Socialdemokrate të Europës.
Në Perëndim po kërkohej një alternativë duke shpresuar, që veprimtarisë së një elite ekonomike dhe kriminale të krijuar kryesisht prej ish-shërbimit sekret komunist do t’i vihej fre me një parti të re. Por kjo deri më sot nuk ka ndodhur.
Partia GERB e Borissovit u krijua me ndihmën e fondacionit të afërt me partinë Kristiansociale gjermane, Hanns-Seidel-Stiftung (HSS) në Mynih. Emri i partisë, që me akronimin në bullgarisht do të thotë ?emblemë”, ishte një shpikje e këshilltarëve të fondacionit HSS. Bavaria pati investuar shumë për reformimin e policisë bullgare duke krijuar lidhje të mira. Shpresohej, që Tsvetan Tsvetanov, asokohe krahu i djathtë i kryebashkiakut populist të Sofjes, Bojko Borisov, do të kujdesej për ligjin dhe rendin.
Rezultati pas njëmbëdhjetë vjetësh është modest. GERB është që nga viti 2009 pothuajse pa ndërprerje në pushtet. Tsvetanovi, i pështjelluar vet në korrupsion, nuk ndoqi rrugën, që shpresonte prej tij HSS. Elitat e reja janë të njëjtat, korrupsioni edhe në kontekstin e parave të BE-së lulëzon.
Prej muajsh qytetarët e Bullgarisë protestojnë kundër sistemit të Borisovit ? kjo nuk i ka bërë aspak përshtypje qeverisë në Sofje. Megjithatë fitorja e GERB në zgjedhjet parlamentare marsin e vitit të ardhshëm nuk është e sigurtë. Borisovi, personalisht është i lodhur nga posti, por ai do të rezistojë deri në zgjedhje dhe t’i sigurojë pushtetin GERB-it.
Për ruajtjen e pushtetit Borisovit i duhet një aleat. Aleati aktual, partneri i koalicionit qeverisës janë ?Patriotët e Bashkuar”, një aleancë e partive ultra-nacionaliste dhe ekstremiste të djathta nën drejtimin e ish-zëvendëskryeministrit Krassimir Karakatshanov, një ish-informator i Shërbimit Sekret komunist. Patriotët e Bashkuar kanë një elektorat të qëndrueshëm prej rreth 10 përqind. Ato luajnë një rol të ndjeshëm për qëndrimin në pushtet të GERB-it.
Ndaj janë në radhë të parë arsyet e politikës së brendshme dhe taktika elektorale, që kanë çuar në bllokadën e bisedimeve të antarësimit mes BE dhe Maqedonisë së Veriut. Pretendimi, që maqedonishtja është vetëm një dialekt i bullgarishtes, është absurd. Ashtu si bullgarishtja e sotme në mesin e shekullit të 19-të është krijuar prej dialekteve të ndryshme, edhe maqedonishtja pas Luftës së Dytë Botërore u standardizua mbi bazën e dialekteve. Maqedonishtja është një gjuhë e re kombëtare, por jo e vetmja e këtij lloji në Europë. Edhe norvegjishtja e sotme është standardizuar në shekullin e 20-të.
Kërkesa e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është kryeneçenësi dhe aspak me bazë shkencore ? një sipërmarrje që kuptohet lehtë se është e motivuar prej politikës së brendshme. Mobbing-ut të Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut duhet t’i jepet fund./DW
Presidenti i zgjedhur Joe Biden i shtoi stafit të ndihmësve ...
Një mësues i shkollës fillore i identifikuar vetëm si Stefan...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar gjithësej 1...
“Coronavirusi do të ndryshojë botën. Nëse jo përgjithmonë, d...
Moti i keq në Crotone, në Itali ka sjellë përmbytje në të gj...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë kërkesë që t...
Një sulm me armë ka ndodhur në një qendër tregtare në Wiscon...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
“Si e ke vajzën? A është mirë?”, shkruhej në email-in dërgua...
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e premtja, më...
Aviokompanitë do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, në vlerën...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli pak më parë gjendjen ...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se trupat e ti...
Kompania Pfizer njoftoi të premten se ka aplikuar tek entet ...
Situatë kritike e Covid-19 në Kosovë, 24 orët e fundit janë ...
Gjatë një diskutimi virtual organizuar nga Shkolla e Studime...
Që kur pandemia e Coronës filloi të përhapej në Wuhanin kine...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mund të dhurojnë tepric...
Lufta ndaj Covid-19 është kthyer në një prioritet në të gjit...
Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t’iu sigurojnë vaksin...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...