Kosova vendos masa të reja/ Hyjnë në fuqi që nga e premtja
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e premtja, më...
“Si e ke vajzën? A është mirë?”, shkruhej në email-in dërguar Nazenin Ansarit, nga dikush që ajo dyshon se është një agjent iranian. Mesazhi ishte drithërues.
Nuk kishte ndonjë rëndësi që zonja Ansari ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar, ku si kryeredaktore e faqeve iraniane në internet Kayhan London dhe Kayhan Life, ajo kishte lirinë të njoftonte në media për zhvillimet në Teheran në mënyra që nuk ishin të mundshme brenda atdheut të saj.
Edhe ndërsa ndodhet 4,300 kilometra larg, njerëz të afërt me qeverinë iraniane ende përpiqen ta frikësojnë.
Mesazhet që kërcënojnë se do t’u bëhet ndonjë e keqe njerëzve të afërt, janë vetëm një nga taktikat që Irani dhe regjimet autoritare përdorin për të përndjekur gazetarët që raportojnë nga larg.
Burgosja nga Irani më herët këtë vit e vëllait të spikeres së kanalit të Zërit të Amerikës në gjuhën persiane, Masih Alinejad, nxorri më në pah rreziqet ndaj familjeve të gazetarëve.
Pas rastit të zonjës Alinejad, Zëri i Amerikës foli me mbi dymbëdhjetë gazetarë që jetojnë në diasporë për rreziqet që raportimi i tyre mund të sjellë për miqtë dhe të afërmit që kanë lënë në atdhe. Gazetarë nga Venezuela, Egjipti, Turqia, Kina dhe vende të tjera i treguan Zërit të Amerikës se si i shpëtuan persekutimit, ndërkaq që autoritetet e kthyen vëmendjen e tyre tek miqtë, familjet dhe kolegët.
Ndonjëherë, agjentët e sigurisë marrin në pyetje të afërmit, ose u kërkojnë të kontaktojnë gazetarin për t’i thënë që të ndalë mbulimin mediatik. Ose i kërcënojnë me pasoja financiare: shkarkime nga puna, humbje kontratash, ngrirje asetesh. Në raste më flagrante, prindërit dhe vëllezërit e motrat janë burgosur për periudha të gjata dhe pa u dhënë një arsye.
Gazetarët shtrëngohen të marrin vendime shumë personale nëse duhet ta vazhdojnë apo jo punën e tyre. Pasojat janë të rënda, si për gazetarët, ashtu edhe për audiencat të cilave u shërbejnë.
Kenneth Roth, drejtor ekzekutiv i organizatës Human Rights Watch (HRW), thotë se kërcënimi i anëtarëve të familjes ka qenë një mjet efikas me të cilin qeveritë kanë heshtur gazetarët.
“Disa familje e kanë diskutuar këtë paraprakisht dhe kanë vendosur që thjesht ta marrin atë rrezik përsipër. Në këtë rast, gazetari ose kritiku jashtë vendit do të vazhdojë (punën), duke ditur që familja e tij ose e saj është e gatshme të pranojë çmimin që mund t’u vendoset?, tha ai.
Por në raste të tjera, tha zoti Roth, siguria e anëtarëve të familjes do t’i heshtë gazetarët.
“Megjithëse gazetarët mund të kenë bërë zgjedhje të caktuara personale për t’u angazhuar në kritika ndaj një qeverie shtypëse, kjo nuk do të thotë që e gjithë familja dëshiron të marrë përsipër atë rrezik”, tha zoti Roth për Zërin e Amerikës.
Robert Mahoney, zëvendës drejtor ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), një organizatë jofitimprurëse për lirinë e shtypit, tha se frika nuk i lejon disa gazetarë të njoftojnë për përndjekjet.
“Mund të jetë e vështirë të marrësh detaje nga vende si Eritrea ose Kina ku familjet, veçanërisht ato të gazetarëve të burgosur, mund t’i tremben qoftë edhe të folurit, nga frika se mos ua bëjnë edhe më të keqe jetën të afërmve të tyre”, i tha ai Zërit të Amerikës.
Ndërsa as Amnesty International dhe as CPJ nuk mbajnë statistika për gazetarët që ikin në mërgim, ata thonë se kërcënimet e familjarëve duket të jenë një trend në rritje në shumë vende autoritare.
Një sondazh i stafit nga shërbimi i BBC-së në gjuhën persiane, me seli në Mbretërinë e Bashkuar, tregon shkallën e ngacmimit për gazetarët në vetëm njërin rrjet.
Nga 102 gazetarë të stafit që iu përgjigjën sondazhit të marsit, 69 thanë se një ose më shumë të afërm në Iran ishin marrë në pyetje, ngacmuar ose kërcënuar nga autoritetet iraniane. Dhe gati gjysma thanë se kishin humbur një prind, por se ishin shumë të frikësuar për të udhëtuar në Iran për varrimin.
Korrespondentja speciale e shërbimit të BBC-së në gjuhën persiane, Kasra Naji, e cila ndau rezultatet e sondazhit me shërbimin persian të Zërit të Amerikës, tha se 152 gazetarë aktualë dhe ish-gazetarë të atij rrjeti janë ende nën hetim penal dhe ngrirje asetesh të urdhëruar nga qeveria në vitin 2017.
Përfaqësuesi i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për komente. Vendi i ka refuzuar ankesat në lidhje me masat e tij shtypëse, duke i thënë një komiteti të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në tetor 2018, se Teherani e sheh veten si një viktimë e “luftës mediatike” të financuar nga “qeveritë kundërshtare”.
Irani, Kina dhe Egjipti janë të gjitha vende në të cilat autoritetet – duke mos patur mundësinë për të persekutuar një gazetar direkt – burgosin të afërmit, ndonjëherë për periudha të gjata dhe pa justifikuar akuzat.
Philippe Nassif, drejtor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International, thotë se është shkelje e ligjit ndërkombëtar të arrestosh cilindo pa arsye.
“Anëtarët e familjes nuk janë më përjashtim dhe, në fakt, shpesh vendosen në shënjestër kur disidentët janë jashtë vendit dhe jashtë kontrollit të shërbimeve të sigurisë”, i tha ai Zërit të Amerikës.
Kur vëllai i drejtueses së emisionit në gjuhën perse të Zërit të Amerikës, zonjës Alinejad, u dënua me tetë vjet burg për akuza të sigurisë kombëtare, ajo akuzoi Iranin për marrjen peng të vëllait të saj për të heshtur kritikat e saj ndaj Teheranit. Zonja Alinejad drejton nga Nju Jorku emisionin Tablet për shërbimin në gjuhën persiane të Zërit të Amerikës./VOA
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga e premtja, më...
Aviokompanitë do të kenë nevojë për ndihmë shtesë, në vlerën...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli pak më parë gjendjen ...
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se trupat e ti...
Kompania Pfizer njoftoi të premten se ka aplikuar tek entet ...
Situatë kritike e Covid-19 në Kosovë, 24 orët e fundit janë ...
Gjatë një diskutimi virtual organizuar nga Shkolla e Studime...
Që kur pandemia e Coronës filloi të përhapej në Wuhanin kine...
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian mund të dhurojnë tepric...
Lufta ndaj Covid-19 është kthyer në një prioritet në të gjit...
Vendet e Bashkimit Evropian do të mund t’iu sigurojnë vaksin...
Koronavirusi i ka marrë jetën kreut të Kishës Ortodokse Serb...
Koronavirusi ka marrë 26 jetë njerëzish gjatë 24 orëve të fu...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord q...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar një taki...
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara kal...
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1.816 tamponë të realizuar në K...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë përfshirë në një përpla...
Një sulm me raketa nga milicia pro-iraniane gjatë natës duke...
Numri i të infektuarve nga Covid-19 i ka tejkaluar 56 milion...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...