PD bojkoton sërish seancën
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Partia Demokratike ka bojkotuar edhe seancën e sotme në pa...
Një sulm me raketa nga milicia pro-iraniane gjatë natës duket se vuri në shënjestër kompleksin e ambasadës amerikane në zonën e gjelbërt të Bagdatit. Sulmi ka rritur tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Irakut, ndërsa të dy vendet njoftuan tërheqjen e 500 ushtarëve të tjerë nga Iraku.
Media irakiane njoftoi se u hodhën shtatë raketa të tipit ?Katjusha? ndaj zonës së gjelbërt, pjesë e fortifikuar në Bagdat, dhe duket se objektivi kishte qënë kompleksi i ambasadës amerikane.
Nuk ka patur njoftime për viktima nga pala amerikane, por zyrtarë të ushtrisë irakiane thanë se një fëmijë humbi jetën dhe pesë civilë u plagosën.
Një grup i armatosur pro-iranian thotë se qëlloi me raketa ndaj ambasadës në shenjë hakmarrjeje ndaj asaj që pretendon si arrestim të tre pjestarëve të tij nga forcat amerikane në qytetin Falluja, në perëndim të Bagdatit. Zëri i Amerikës nuk mund të konfirmonte në mënyrë të pavarur pretendimin.
Një zëdhënës i milicisë kryesore pro-iraniane ?Kataib Hezbollah? mohoi përgjegjësinë për sulmin, duke thënë përmes një shkrimi në Twitter se grupi po respektonte një ?armëpushim të njëanshëm për të lejuar tërheqjen amerikane nga Iraku.?
Kryeministri irakian Mustapha Kadhimi u tha gazetarëve të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të tërheqin 500 pjestarë nga forcat e tyre ushtarake nga Iraku brenda një kohe të shkurtër.
Ai tha se gjatë vizitës së tij të fundit në Uashington, Presidenti Donald Trump i kishte thënë se do të tërheqë trupat amerikane nga Iraku brenda një viti dhe se të dy palët kishin rënë dakord për një afat kohor të tërheqjes.
Ministri i Jashtëm irakian Fouad Hussein tha se pas konsultimeve mes zotit Kadhimi dhe Sekretarit Pompeo dy ditë më parë, ata ishin pajtuar për të ulur gjithashtu numrin e përgjithshëm të forcave amerikane ushtarake jo-luftarake në 2,500.
Analisti egjiptian Ra’ed Azzawi i tha televizionit Al Arabiya, në pronësi të Arabisë Saudite, se sulmi me raketa gjatë natës ishte një përpjekje nga forcat e armatosura pro-rainiane për të turpëruar zotin Kadhimi dhe për të diskredituar aftësitë e tyre për të goditur objektiva amerikane nëse Shtetet e Bashkuara vendosin të sulmojnë Iranin. Ai shtoi se, ?aeroplanët izraelitë po ashtu shënjestruan forcat e milicisë pro-iraniane në Siri, menjëherë pas sulmit në Bagdat.?
Gazeta New York Times raportoi në fillim të javës se Presidenti Trump kishte shqyrtuar goditjen e impiantit të pasurimit bërthamor iranian në Natanz, por se këshilltarët e kishin bindur atë që të mos e bënte.
Dr. Paul Sullivan, profesor në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, i tha Zërit të Amerikës se tërheqja e forcave amerikane nga Iraku ?shihet nga Irani si fitore?. Ai tha se ?është një zonë e paqendrueshme dhe e brishtë e botës dhe se në traditën e kombeve të rajonit, largimi i trupave shihet si tërheqje në fushëbetejë?. ?Armiqtë e Amerikës?, shtoi ai, ?do të jenë duke menduar: të presim sa të largohen amerikanët, dhe pastaj ne mund t?i kthehemi asaj që po bënim?./VOA
Numri i të infektuarve nga Covid-19 i ka tejkaluar 56 milion...
Vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna për koronavirusin mu...
Dy persona nga Los Angelos janë akuzuar për mashtrim të vota...
Duke paralelizuar serbët me nazistët dhe kosovarët me hebren...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kosovës 33 m...
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar...
Rastet e koronavirusit në SHBA tani e tejkalojnë shifrën 11....
Pasi gati dy vite hetimesh, probleme brenda korporatës dhe s...
Turqia njoftoi se duke filluar nga dita e premte do të hyjnë...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1.599 tamponë të real...
Zvicra ka ezauruar të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv ...
Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka kërk...
Avokati i kadri Veselit, Ben Emmerson ka kritikuar Gjykatën ...
Me qëllim konfirmimin e aktakuzës kundër ish-krerëve të Usht...
Me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të ...
Australia e Jugut do të hyjë në një bllokim të menjëhershëm ...
Bullgaria bllokon hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedon...
Autoritetet australiane paralajmërojnë se janë duke u përbal...
Departamenti i Drejtësisë po i bën jehonë suksesit të tij me...
Italia vijon të ketë shifrat më të larta të të infektuarëve ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...