Ndryshimi mund të presë edhe pak...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Paraqitja e fytyrave të reja në politikë është gjithmonë l...
Rastet e koronavirusit në SHBA tani e tejkalojnë shifrën 11.3 milion, sipas Universitetit Johns Hopkins. Një milion infeksione janë regjistruar vetëm javën e fundit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo, shtetet dhe qytetet po zbatojnë më shumë kufizime për të ndihmuar në luftën kundër një vale në rritje rastesh të reja.
Shtetet dhe qytetet në të gjithë Amerikën po i urdhërojnë dhe u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, pak përpara festës kombëtare të Ditës së Falënderimeve javën e ardhshme.
Kryebashkiakja e Çikagos u ka kërkuar banorëve që të kufizojnë grumbullimet në jo më shumë se dhjetë vetë. Masa e re hyri në fuqi të hënën dhe do të zgjasë të paktën një muaj.
Forrest Jones, banor i Çikagos dhe mjek në pension i mbështet masat.
“Nuk mendoj se kemi ndonjë alternativë për fat të keq, për sa kohë që numri i infeksioneve dhe vdekjeve të reja po rritet, ashtu si edhe stresi ndaj aftësisë për t’u kujdesur për njerëzit që sëmuren nga COVID. Kjo është një urgjencë, dhe ne duhet të marrim masa emergjente. ”
Kufizimet e reja në qytetin e Filadelfias do të fillojnë të premten dhe do të zgjasin deri në fund të vitit.
“Do të ndalojmë grumbullimet në ambjentet e brendshme ose aktivitetet e çdo përmase në çdo vend, publik ose privat. Do të thotë jo festa në shtëpi, darka në grupe, grupe që mblidhen për të parë futboll, jo vizita midis familjeve, jo dasma dhe funerale në ambjente të mbyllura?, thotë Dr. Thomas Farley, Komisioneri i Shëndetësisë në Filadelfia.
Guvernatori i Uashingtonit, Jay Inslee paralajmëroi se shteti i tij po përballet me rrezikun më të madh nga virusi deri tani.
“Po përballemi me një valë të tretë që duket se do të jetë më e rrezikshme se ato që kemi parë deri tani. Rastet mesatare ditore në shtetin tonë janë dyfishuar vetëm në dy javët e fundit. Nuk mund të vazhdojë kështu.”
Duke filluar nga e marta, palestrave dhe disa qendrave argëtuese në shtetin Uashington do t’u kërkohet të ndalojnë shërbimet e brendshme. Dhe që nga e mërkura, restorantet dhe baret do të shërbejnë vetëm në ambjentet e jashtme ose për ushqime të porositura.
Po të mërkurën, Miçigani do të fillojë kufizime të reja për të paktën tre javë, përfshirë kalimin e klasave online për shkollat e mesme dhe universitetet, ndërprerjen e sporteve të organizuara dhe ndalimin e ngrënies në ambiente të mbyllura.
“Jemi në momentin më të keq të kësaj pandemie deri më sot. Situata nuk ka qenë kurrë më e tmerrshme. Duhet të marrim masa.”
Të hënën doli një lajm i mirë për një vaksinë të dytë premtuese për COVID. Kompania farmaceutike Moderna tha se rezultatet paraprake zbuluan se vaksina e saj ishte 94.5 përqind e efektshme. Por zyrtarët e saj thonë se ka akoma shumë punë përpara.
“Është një moment historik vërtet i rëndësishëm në luftën kundër pandemisë. Është një lajm i mrekullueshëm të dish se vaksina do të jetë efektive, por na duhet të përfundojmë procesin rregullator, i cili përfshin përfundimin e studimit, nxjerrjen e më shumë të dhënave dhe disa të dhëna sigurie shtesë. Dhe pastaj, natyrisht, duhet të merremi me prodhimin e tyre”, thotë dr. Stephen Hoge, President i kompanisë Moderna.
Ndërkohë kompania farmaceutike Pfizer tha të mërkurën se studimi i saj ka arritur në përfundimin se vaksina e saj është 95 për qind efektive kundër COVID-19.
Pasi gati dy vite hetimesh, probleme brenda korporatës dhe s...
Turqia njoftoi se duke filluar nga dita e premte do të hyjnë...
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1.599 tamponë të real...
Zvicra ka ezauruar të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv ...
Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka kërk...
Avokati i kadri Veselit, Ben Emmerson ka kritikuar Gjykatën ...
Me qëllim konfirmimin e aktakuzës kundër ish-krerëve të Usht...
Me qëllim të konfirmimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të ...
Australia e Jugut do të hyjë në një bllokim të menjëhershëm ...
Bullgaria bllokon hapjen e negociatave mes BE-së dhe Maqedon...
Autoritetet australiane paralajmërojnë se janë duke u përbal...
Departamenti i Drejtësisë po i bën jehonë suksesit të tij me...
Italia vijon të ketë shifrat më të larta të të infektuarëve ...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, po debatojnë sot në një sea...
Pavarësisht vetos së Bullgarisë për kornizën negociuese me B...
Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani është infektuar...
Kosova vijon të jetë në një situatë aspak të qetë sa i takon...
Më shumë se 1 milion fëmijë në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Qarqe qeveritare nga Berlini i thanë DW-së, se Bullgaria end...
Sipas informacionit më të fundit, të transmetuar nga MEGA, G...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...