"Qeveria ka paguar 1.5 miliardë lekë paradhënie”/ Angjeli tregon sa doza vaksine do vijnë në Shqipëri
Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli ka folur në li...
Tashmë organet e reja te KQZ-se jane ngritur. Amendimet e Kodit Zgjedhor, jane ezauruar. Epoka perpara dhe pas ndryshimeve Kushtetuese eshte permbyllur dhe tashme qe prej me shume se nje muaji administrata e KQZ e drejtuar nga Komisioneri Shteteror i Zgjedhjve, duhet te kishin hedhur te pakten piketat e akteve nenligjore, te cilat Kodi i parashikon shprehimisht se duhen miratuar per te siguruar funksionimin normal te zgjedhjve.
Neni 12 i Kodit zgjedhor parashikon organet drejtuese të KQZ-së. Me kompetenca te qarta, te nesermen e marrjes se detyres, secili duhet te fillonte te bente detyren e vet per ti paraprire 25 Prillit.
A po ndodh ajo qe duhet ne KQZ-në e Re?
Sipas Kodit Zgjedhor:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është organ monokratik, që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët.
Nga Kodi del qarte pergjegjesia e Komisionerit per draftimin e akteve nenligjore, te cilat i duhen parashtruar Komisionit Rregullator per shqyrtim dhe miratim. Sipas Kodit Zgjedhor, Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për
zgjedhjet.
Lista e akteve nenligjore eshte e gjate dhe pervec leximit te ligjit, ligjvenesi ka ngarkuar Komisionin Rregullator te miratoje detajimin ne akte nenligjore te parashikimeve te Kodit Zgjedhor.
Kodi Zgjedhor parashikon se rregullatori shqyrton dhe miraton projektaktet me karakter normativ, të përgatitura nga administrata e KQZ-së ose nga anëtarët e tij dhe konkretisht:
a) rregullat e detajuara për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, detyrat e administratës zgjedhore dhe procedurat që zbatohen në zgjedhje;
b) rregullat dhe udhëzimet për njehsimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore, si dhe për veprimtarinë e institucioneve publike në shërbim të zgjedhjeve;
c) rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara
përgjatë fushatës, si dhe procedurën e KQZ-së për zbatimin e ndalimit;
ç) rregullat për metodologjinë e monitorimit të medias, për procedurën e shqyrtimit të raporteve dhe për vendosjen e masave qortuese apo ndëshkimore;
d) rregulloren e mbledhjeve të Rregullatorit dhe rregulloren e seancave të KAS-it;
dh) rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit, për procedurat e tyre të votimit, për administrimin dhe numërimin e votave nga jashtë vendit dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve për Kuvendin;
e) llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e
Shqipërisë;
ë) rregullat për përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit, të domosdoshme për të siguruar përdorimin e ligjshëm, të rregullt, transparent, efikas dhe të qëndrueshëm të tyre;
f) rregullat për raportimin financiar të subjekteve zgjedhore, rolin dhe përgjegjësitë e financierëve të subjekteve zgjedhore, monitorimin dhe auditimin e pavarur të tyre, si dhe për hetimin administrativ të informacioneve, kërkesave, propozimeve, ankesave apo denoncimeve për shkelje lidhur me financimin apo shpenzimet e fushatës;
g) rregullat për furnizimin dhe administrimin e materialit zgjedhor;
gj) udhëzuesit dhe doracakët në shërbim të administratës zgjedhore, subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve;
h) tarifat e shërbimit për organizimin dhe administrimin e proceseve zgjedhore të institucioneve dhe organizmave publike, kur ligji e ngarkon me këtë detyrë.
Perveç ketyre akteve, apo setit te akteve per secilën lendë të perkufizuar nga Kodi dhe qe perben bazen ligjore dhe autorizimin ligjor per regullatorin që të plotesojë me dispozita rregulluese, Rregullatori shqyrton dhe miraton edhe projektaktet e përgatitura nga administrata e KQZ së për:
a) kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor në përputhje me këtë ligj;
b) numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend;
c) përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte apo procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ose heqjen e tyre nga përdorimi;
ç) zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë vendit, mbështetur në raportimin e Komisionerit për plotësimin e masave tekniko-organizative që mundësojnë votimin;
d) rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi në përputhje me këtë ligj.
Komisioneri si drejtues i administrates, udhëheq dhe mbikëqyr procesin për përgatitjen e kushteve dhe zbatimin e masave që mundësojnë votimin nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin.
Kodi parashikon që votimi nga jashtë vendit organizohet dhe administrohet nga KQZ-ja në të gjithë komponentët e tij, pasi Rregullatori të ketë miratuar të gjitha aktet nënligjore që kërkohen për votimin nga jashtë vendit, sipas këtij ligji.
Nga nje kontroll i shpejte i faqes se KQZ, rezulton se deri tani Rregullatori ka klikuar si te miratuar, rregulloren e funksionimit te vet dhe te KAS si dhe duket sikur ka miratuar edhe llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë.
CNA.al ne vijim do te marre ne shqyrtim dhe do te analizoje ne menyre te detajuar, secilin prej akteve nenligjore te klikuar si te miratuar nga KQZ si dhe te akteve qe do te miratohen ne vijim.
Nuk e dime sa kohe beson KQZ-ja e re, se ka ne dispozicion deri diten kur aktet duhet te jene te miratuara. Nga shpejtesia dhe cilesia e atyre akteve varet pjeserisht suksesi i procesit zgjedhor. Ndaj ne vijim do te analizojme me detaje, cilesine e akteve, perputhshmerine me Kodin Zgjedhor dhe nivelin e garantimit nepermjet atyre rregullave, jo vetem te normalitetit te procesit zgjedhor por edhe ushtrimin e te drejtave te subjekteve zgjedhore.
Kjo eshte domosdoshmeri ne kushtet kur skena politike po zhtohet me subjekte zgjedhore te reja, te cilet per shkak te formules se emerimeve ne KQZ-ne e re, jane te paperfaqesuar sot, as tek Komisioneri qe drafton aktet dhe as te Rregullatori qe i miraton ato./CNA.al
Deputeti i Partisë Socialiste Anastas Angjeli ka folur në li...
Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama...
Ekspertja e Komitetit Teknik Albana Fico gjatë një deklarate...
Bashkëshorti i 28-vjeçares shtatzënë që humbi jetën mbrëmë n...
Policia e shtetit ka ndëshkuar me masë administrative 3.000 ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetin social...
Inceneratori i përpunimit të mbetjeve të Tiranës, i kallëzua...
Përqëndrimi i të gjithë vëmendjes dhe energjive të sistemit ...
Profesor Përparim Kabo, teksa ka postuar një foto në rrjetin...
Një tjetër humbje nga koronavirusi nga radhët e arsimit. Dit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas nisje...
Mbrëmjen e kaluar ka ndërruar jetë në spitalin infektiv 28-v...
Televizioni Top Channel që drejtohet nga Ben Blushi dhe Vj...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ditën e sotme pas përpla...
Prej disa ditësh vëmendja publike po përqëndrohet mbi krimet...
Pas akuzave të kameramanit amator Milaim Bellanica që filmoi...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka kualifikuar me 5 vota pro e 4 k...
Bazuar në indicet mbi disa problematika të funksionimit të p...
Ish-deputeti socialist, Dashamir Peza, i cili në vitin 1998 ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka “ftuar” nd...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...