Helmimi i kursantëve të Akademisë së Sigurisë/ Reagon Sori-Al: Futen ushqime nga jashtë
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kompania Sori-Al ka reaguar në lidhje me helmimin e 60 kur...
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit ?Doctor Honoris Causa?, shkrimtarit Petrit Ruka.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se kjo është hera e parë që ka pranuar të jetë I pranishëm në një ceremoni të kësaj natyre.
Ai tregoi se arsyeja e mospranisë së tij në ceremoni të tilla është një lloj frike për të degjuar fjalime si fjalimet që i kishin përgatitur atij për të mbajtur.
Mes të tjerash kryeministri u shpreh se Petrit Ruka është një ndër ata autorë që do të jenë aty për gjenerata e gjenerata e kur të famshmëve do u jetë harruar emri, do u jenë harruar veprat e patjetër që do u jetë tretur dhe fama.
?Në kushtet kur nuk e pata mundësinë që, siç më ndodh përgjithësisht, ta përvetësoj dhe ta adoptoj fjalën, për të mos u gjendur pa fjalë këtu, zgjodha disa fjalë të vetë njeriut për të cilin jemi mbledhur dhe pastaj do them dhe arsyen pse unë jam këtu sot.
Poetët, njerëz të ligj, shtetet gjithmonë i shajnë, sillen me ta si me gratë, zihen dhe i ndajnë, pastaj prapë u bëjnë këngë, për ta zënë e qajnë. Është pak por e sigurtë i dashur Petrit që unë nuk jam këtu për të ndarë nga askush dhe për të marrë për vete ashtu sikundër më vjen mirë, të paktën deri më sot, nuk më ka qëlluar të shaj apo të grindem me një poet, por edhe mund të ndodhë.
Mund të ndodhë për faktin se ne jetojmë në një vend ku nderi i emrit të shkrimtarit, poet, artist, personalitet është një nder që bëhet rëndomë dhe përgjithësisht ndjesia ime është që kush e bën këtë nder, në fakt, përpiqet të lartësojë veten duke iu referuar adresës ku bën nderin. Unë kam ardhur këtu sepse, për hir të vërtetës, Petrit Ruka është patjetër poet, shkrimtar, skenarist por është një qenie shumë e rrallë në mexhelisin e kulturës dhe të artit tonë dhe është një autor të cilin nuk e gjen me lehtësi siç gjen të famshmit. Të famshmit janë të gjitha llojeve, që nga të famshmit e llojit që meriton famën tek të famshmit e llojit që famën e kanë të pamerituar apo tek të famshmit e llojit që famën e kanë të sponsorizuar, të stimuluar, të vetë krijuar.
Petriti nuk është i famshëm. Është një autor që nëse hapësirën ku gëlon produkti bashkëkohor i artit dhe kulturës sonë do ta konsideronin si pazar, nuk e gjen në pazar, duhet ti shkosh në shtëpi.
Duhet ti shkosh në shtëpi dhe duhet të presësh me durim që mes shumë orendive krejt të zakonshme, siç është dhe shtëpia, t?i gjesh librat dhe ka shumë orendi krejt të zakonshme në gjithë këtë pazar dhe lagjen e artistëve dhe të krijuesve të të gjitha llojeve, të cilat ekspozohen në të gjitha format dhe e bën edhe më të vështirë që të takosh krijimtarinë e Petrit Ruka. Për hir të vërtetës, nëse më pyesni mua personalisht që sa tituj mund të shtoj në krijimtarinë e tij, me siguri do rreshtoja shumë më pak se shumëkush që pa kursim do t?ia jepte të gjitha lëvdatat.
Ajo që është e jashtëzakonshme është se vargjet, sidomos vargjet, por edhe të tjera krijime të Petrit Rukës i gjen duke qëmtuar dhe duke tu shfaqur para syve papritur, pasi ke qëmtuar dhe duke kaluar në këto me dëshirën që të rikthehesh përsëri.
Është autori më i gabuar për tu bërë i famshëm por jam i bindur që është një ndër ata autorë që do të jenë aty për gjenerata e gjenerata e kur të famshmëve do u jetë harruar emri, do u jenë harruar veprat e patjetër që do u jetë tretur dhe fama. Shumë prej të famshmëve, jo gjithë të famshmëve natyrisht dhe për ta nderuar këtë lloj autorit, shumë të veçantë dhe për hir të vërtetës mbase mund të jetë e dobishme për këtë fjalë të improvizuar këtu që t?ju them se Petritit unë mund ta kem takuar një herë.
Ai mund të mbajë mend dhe dy po faktikisht nuk është një njeri që është si të gjithë të zakonshmit me famë dhe në këtë aspekt. I tërhequr, i mirë ulur në gurin e tij dhe i dhënë në një mënyrë që ndihet në çdo varg të tij, në çdo vepër të tij, pa kushte tek krijimtaria e tij duke të lënë të ndjesh se bëhet fjalë për një autor që me veten merret shumë pak, me emrin e tij mbase dhe më pak.
Nuk ia njoh jetën e përditshme pro nuk do kisha asnjë lloj surprize nëse do mësoja që jeton me shumë pak dhe krijon në vazhdimësi vlera që janë aq xhenuine, aq origjinale, aq burimore, aq të lidhur a me shumë gjëra që ne në mos i dimë, i ndjejmë si pjesë e kësaj shoqëria, si pjesë e kësaj bashkësie, si vazhdues të një historie që vazhdon dhe pas nesh sa që pa pikë dyshimi titulli jo vetëm është i merituar por është aq i meritua sa mund të duket sikur nuk është një vlerë e shtuar për të nëse marrim parasysh se sa shumë njerëz kanë marrë tituj në këtë vend.
Të jesh mes njerëzve me titull në dhe të kesh një titull, që mund të jetë siç është në këtë rast absolutisht i merituar, nganjëherë mund të jetë dhe një lloj sikleti por ky është një siklet që unë me shumë kënaqësi ia lë petritit të mbajë dhe uroj që ta mbajë me sukses si siklet.
Në mbyllje, dua të them dhe diçka tjetër, që në qenien dhe në biografinë e qenies së tij si autor jo si person, ka një tipologji shumë të veçantë sipas meje. Jo se është i vetmi apo i pari që përpiqet të shtrihet në të gjitha apo të paktën në të gjitha fushat ku krijuesi shtrihet me fjalë, por se ka një kapacitet transformues të jashtëzakonshëm në qenien e tij duke kaluar nga një zhanër në tjetrin dhe duke i dhënë çdo zhanri diçka që është vërtetë origjinale dhe vërtetë për tu admiruar.
Nuk di çfarë mund të shtoj më shumë dhe mbase nuk duhet të shtoj asgjë më shumë por do më falni se nuk jam mësuar me fjalime të shkurtra por dua sinqerisht që ti uroj petritit që të vazhdojë të ketë sa më shumë energji, sa më shumë kohë, sa më shumë dëshirë për të vazhduar të jetë ai që është në këtë tokë që siç thotë Petriti, është një teatër tragjedish ku të gjithë janë njëkohësisht dramaturg dhe aktorë e ku nuk ka shikues, nuk ka suflerë e nuk ka regjizorë.
Do të mbetet për një herë tjetër mbase do më jepet mundësia një bisedë me Petritit nëse jo tokë është një tokë tragjedish apo komedish, ose të dyja bashkë por patjetër që është një tokë ku siç thotë Petriti, edhe korbat bëhen të bardhë nga pritja.
Petriti sot është i bardhë, unë jam i bindur që nuk e ka pritur këtë titull, pra nuk është lodhur ta presë këtë titull, titulli i ka ardhur pa e pritur, uroj që ta shijojë edhe pse kam bindjen që një ditë me siguri diçka do shkruhej dhe për këtë ditë sot e unë shpresoj që si një nga personazhet e kësaj dite, të mos më fusi tek komedia. Faleminderit!? u shpreh Rama.
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti u shpreh se e ka ditur gj...
Bota e artit është hidhëruar nga një lajm i zi mbrëmjen e dj...
Sot është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, kompozitori d...
Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare kompozitori i madh Avni...
Vdiq dhe Zeman Lalaj. Atje në Vlorën e bukur. Fill ca muaj p...
Pandemia e koronavirusit ka bllokuar vizitat në shumë objekt...
Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare poeti dhe shkrimtari i ...
Aktorja e njohur e humorit Mariana Kondi ka rezervuar një su...
Akademia Suedeze e Çmimit Nobel ka shpërndarë ditën e sotme ...
Ambasada amerikane ka njoftuar se shkrimtari i shquar shqipt...
Filmi ‘Lulëkuqet mbi mure’ është një prodhim i Kinostudios S...
Pak pasi u raportua lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtare...
Bota e artit ka hyrë në zi pas një lajmi të hidhur.Mësohet s...
Mbrëmjen e sotme është mbajtur edicioni i 10-të i Festivalit...
Shkrimtari dhe filozofi i njohur shqiptar, Isuf Luzaj lindi ...
Studentja e Drejtësisë Enxhi Drapi, ka sjell për lexuesit sh...
“Diku ku dielli nuk perëndon”, është një roman unik për lloj...
Në fshat,nga dritarja e shkollës e shihja shpesh Xhelën me t...
“Lugatka” është filmi shqiptar që ka fituar çmimin e filmit ...
Nga Denis Dyrnjaja* Shiheni këtë kolazh fotosh. Janë 3 nga k...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...