OFL "hedh grepat" në Tiranë/ Ultimatum për pasurinë katër personave
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të d...
Në Vjenë janë kryer disa sulme të tmerrshme terroriste, që si pasojë kanë pasur të vrarë dhe të plagosur. Dyshohet se atentatori i vrarë ka origjinë shqiptare.
Policia ka bastisur sot në mëngjes vendbanimin e personit të vrarë, për të cilin dyshohet se ka qenë pjesë e sulmeve terroriste në Vjenë. Gjatë bastisjeve nuk ka pasur asnjë rezistencë, njoftojnë mediat austriake. Deri tani nuk ka informacione se çfarë është gjetur në këtë banesë. Sipas informacione në disa media austriake që përputhen me njëra-tjetrën bëhet e ditur se atentatori i dyshuar dhe i vrarë gjatë sulmeve, është një 20-vjeçar me origjinë shqiptare. Dyshohet se në sulmet terroriste kanë marrë pjesë edhe disa persona të tjerë. Numri i saktë i pjesëmarrësve në sulme mund të dihet vetëm pas përfundimit të hetimeve. Deri tani dihet se atentatori i dyshuar i vrarë ka pasur me vete një rrip fallco me mjete shpërthyese dhe një armë, konfirmoi ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer.
Falter: “rrënjë shqiptare”
I pari ishte një gazetar i gazetës ditore “Der Falter”, i cili pohoi, pohon se 20-vjeçari i vrarë gjatë sulmeve ka lindur në Vjenë, por prindërit e tij janë me origjinë nga Maqedonia e Veriut. “Personi i vrarë është i njohur për shërbimet sekrete austriake, pasi ishte në grupin e 90 islamistëve austriakë, të cilët donin të shkonin në Siri, për të luftuar në radhët e xhihadistëve të atjeshëm”, shkruan në Twitter gazetari austriak Florian Klenk.
Ky burim pohon se prindërit e personit të vrarë nuk kanë rënë në sy asnjëherë për qëndrime radikale. Policia austriake deri tani nuk i ka konfirmuar këto të dhëna. As autoritetet e ambasadës së Kosovës në Vjenë ende nuk kanë ndonjë konfirmim të lajmit, por pohojnë se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet austriake si dhe autoritetet e vendeve të tjera në Vjenë dhe se gjatë ditës priten shpjegime shtesë. Burimet e afërta me policinë nuk e besojnë se ky person do të ketë mundur të planifikojë një sulm të këtillë, ndaj hetimet po vazhdojnë në të gjitha drejtimet.
Pesë të vdekur dhe shumë të plagosur
Autoritetet austriake kanë konfrimuar deri tani vrasjen e pesë personave gjatë këtij sulmi. Ndërsa agjensia e lajmeve APA njofton se shtatë persona të plagosur gjenden në gjendje kritike për jetën. Deri tani nuk ka të dhëna për identitetin e tyre, por thuhet se të plagosurit janë goditur me armë zjarri, e pjesërisht kanë edhe plagë të shkaktuara me armë të ftohta. 17 persona të tjerë kanë plagë më të lehta. “Pacientët janë të shokuar”, thonë autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë në Austri. Ndërsa një polic i plagosur është në “gjendje kritike, por stabile”, thuhet më tej.
Reagime të forta ashpra gjithandej
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka denuar ashpër këtë sulm terrorist. Merkel u shpreh e tronditur dhe e tmerruar nga këto sulme. Ajo i ka shprehur ngushëllime autoriteteve austriake dhe familjeve të viktimave dhe ka shprehur solidaritet me Austrinë. “Terrorizmi islamik është armiku jonë i përbashkët. Lulta kundër këtyre vrasësve dhe nxitësve të tyre është e përbashkët”, shkruan Merkel. Presidenti amerikan Donald Trump shkruan në Twitter: “Në mendime jemi me vjenezët. Sulmet e këtilla të tmerrshme kundër njerëzve të pafajshëm duhet të marrin fund. SHBA qëndron së bashku me Austrinë, Francën dhe gjithë Evropën në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë edhe teroristët islamikë radikalë.” Sulmin e ka denuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres.
Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin i ka dërguar telegram kancelarit të Austrisë Sebastian Kurz dhe ka denuar këtë “krime të tmerrshëm dhe cinik”. Putin u shpreh i gatshëm për të forcuar luftën e përbashkët antiterroriste me Austrinë.
Ndërsa presidenti i Izralit Reuven Rivlin tha se Izrali denon ashpër këto sulme dhe po ndjekë me shqetësim zhvillimet në Vjenë. Sulmet në Vjenë i kanë denuar edhe presidenti i Francës Emmanuel Macrone, autoritetet e BE dhe shumë vendeve të tjera.
Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, së bashku me ministrin e Brendshëm Karl Nehammer dhe autoritetet e tjera, do të ketë sot në mesditë një takim me gazetarë ku pritet të publikohen detaje të tjera për këto sulme./DW
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të d...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një çift bashkëshortësh ...
Policia e Lezhës ka arrestuar një 18 vjeçar banues në Pukë, ...
Një 31 vjeçar i plagosur me armë zjarri është paraqitur në S...
Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durr...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ti...
Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar në lidhje me akuzat pë...
Një autobot i mbushur me gaz është përmbysur në rrugën kombë...
Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e Policisë kanë ndëshkua...
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të d...
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në 24 orët e fund...
Një banesë në Kuqan të Elbasanit është grabitur gjatë mbrëmj...
Është vënë në pranga shtetasi Amarildo Harecari i cili posed...
Ditën e sotme Gjykata e Elbasanit ka rifilluar punën pas dy ...
Policia ka arrestuar një 41-vjeçar, i cili ishte shpallur në...
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në ...
Një shqiptar 36-vjec ka rënë në prangat e policisë greke. Ai...
Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotmë në kr...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në N...
Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dy shoferë autobusës...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...