web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Leo Mesi i shtang të gjithë, godet arbitrin e sfidës ndaj Alavesh

1 Nëntor 2020, 09:38, Sport CNA

Leo Mesi nuk po kalon një moment shumë të mirë te Barcelona dhe këtë e tregon edhe nervozizmi i argjentinasit në fushën e lojës.

Ba nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Alaveshit ditën e djeshme në transfertë, por vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një veprim i Mesit ndaj gjyqtarit të ndeshjes. ?Pleshti? në pjesën e parë dukej në një situatë të vështirë, kjo edhe për shkak se skuadra e tij ndodhej në disavantazh.

Ndodh që edhe argjentinasin të mos e mbajnë nervat dhe pikërisht kjo i ndodhi ditën e djeshme, ku goditi me top gjyqtarin e ndeshjes.

I nervozuar në maksimum, Mesi godet topin me forcë, i cili shkon në drejtim të gjyqtarit, që nuk e fal duke e ndëshkuar me karton të verdhë, por sulmuesi i Barcelonës ia hodhi lehtë, pasi mund të ishte ndëshkuar edhe me të kuq.





Lajmet e fundit nga