Hallouin në kohën e pandemisë
Autoritetet shëndetësore amerikane po dekurajojnë zhvillimin...
Nga Mohamed A. El-Erian
Pavarësisht kthesës mbresëlënëse të situatës në Kinë, dhe në disa vende të tjera aziatike, shpresat për një rimëkëmbje në formë V-je për ekonominë globale, i kanë lënë vendin realizmit se ritmi i rritjes ekonomike është duke humbur. Edhe më shqetësues është rreziku i një recesioni të dyfishtë në disa vende evropiane.
Kuptimi se pse po ndodh kjo, dhe reagimi në përputhje me rrethanat, do të përcaktojë në një pjesë të madhe, nëse:në pritje të zbulimit dhe shpërndarjes masive të një vaksine, ekonomia botërore do përballet me një panoramë edhe më të pasigurt, ndoshta duke kërcënuar edhe rimëkëmbjen e Azisë.
Pesë leksionet që po dalin në pah nga Evropa kanë një rëndësi më të gjerë, veçanërisht për SHBA:
Vala e dytë e Covid-19, po përhapet shumë më shpejt, sesa prisnin shumica e qeverive.
Rritja e rasteve, mundet dhe në fakt e mbingarkon lehtësisht sistemin e testimeve dhe gjurmimit të kontakteve.
Rritja e rasteve,sjell shtimin e shtrimeve në spital, duke futur shpejt në kolaps kapacitetin e sistemit shëndetësor.
Qeveritë ndihen të detyruara të veprojnë, pavarësisht nga kostoja politike.
Qasjet analitike më elegante, përfshirë fokusimin tek ?vatrat e nxehta? apo rajonet specifike, janë dëshmuar të vështira në praktikë, çka ka sjellë një rikthim në kufizimet kombëtare në disa vende.
Situata është e ndërlikuar edhe nga kompleksiteti i gjërave me të cilat përballen demokracitë liberale në përmbushjen e njëkohshme të 3 objektivave:një shëndet publik optimal, rikthim të ndërveprimeve ekonomike dhe sociale më normale,dhe respektimin e lirive personale për të punuar, udhëtuar dhe bashkëvepruar në aspektin social.
Kësaj i shtohet natyra shumë e pabarabartë e ndërprerjeve të shkaktuara nga Covid-19, me segmentet më të pafavorshme socio-ekonomike të popullsisë, që kanë marrë një pjesë disproporcionale të goditjes mbi shëndetin, të ardhurat, pasurinë dhe mundësitë.
Pastaj është koncepti i një ?vere të shpërdoruar?. Ndërsa kemi parë përparime inkurajuese në zhvillimin e trajtimeve terapeutike dhe vaksinave, ato nuk kompensojnë në mënyrën e duhur progresin e pamjaftueshëm në përpjekjet për të pasur sisteme më të forta testimi dhe gjurmimi, që mund të identifikojnë dhe izolojnë shpejt individët e infektuar, dhe të kufizojnë rreziqet që ata paraqesin për veten dhe të tjerët.
Ky raund i dytë i bllokimeve kombëtare, do të ndryshojë në 4 mënyra nga ai i nisur në mars: Do të jetë më pak universal, me shkollat ??dhe aktivitetet prodhuese që do të vijojnë aktivitetin për aq kohë sa të jetë e mundur; do të jetë më pak uniform në të gjitha vendet; ka të ngjarë të jetë më i vështirë për familjet në nevojë, teksa qeveritë do të jenë të paafta ose jo të gatshme të përsërisin paketat e mëdha të lehtësimit fiskal, që e zbutën disi goditjen herën e fundit; dhe këto bllokime do të përballen me një rezistencë shumë më të hershme nga segmente të pakënaqura të popullsisë.
Sfida për qeveritë është tani e dyfishtë. Së pari, ato duhet të bindin qytetarët e tyre se kjo periudhë e fundit e ndërprerjes së jetës së tyre normale do të jetë e vlefshme, dhe do të sjellë shpejt një progres real drejt sigurimit të një rihapje të shëndetshme ekonomike, e cila mund të ruhet edhe para pasjes së një vaksine efektive.
Së dyti, qeveritë do të duhet të përfitojnë nga rënia e mundshme e infeksioneve pas bllokimit, për të forcuar ndjeshëm sistemet e testimit dhe gjurmimit, ndërsa të identifikojnë dhe fokusojnë vëmendjen tek grupet më të prekshme nga pikëpamja mjekësore, shkruan bota.al
Dhe deri sa të mbërrihet aty ka shumë rreziqe. Sa më shumë vende të përsërisin ciklin e rihapjeve të paqëndrueshme, aq më i madh do jetë dëmi ekonomik, përfshirë falimentimet në rritje, papunësinë afatgjatë dhe rritjen e pasigurisë ekonomike midis familjeve.
Autoritetet shëndetësore amerikane po dekurajojnë zhvillimin...
Pas Francës dhe Gjermanisë, edhe Britania e Madhe ka rikthye...
Mes viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe G...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar...
Vijojnë pa ndalim operacionet e kërkim-shpëtimit në Izmir të...
Zëvendësdrejtori i Gjysmë Hënës së Kuqe Turke Ibrahim Ozer k...
Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3...
Ekipet e shpëtimit në të dy anët e detit Egje po vazhdojnë t...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 1....
Kosova do të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e...
Shtetet e Bashkuara prijnë për nga numri i rasteve me COVID-...
Pas sulmit islamik në Nicë i cili shkaktoi tre të vdekur, Fr...
Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e ...
Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Turqinë ka frikësuar të gj...
Pas tërmetit tragjik që shembi dhjetëra banesa dhe la disa v...
Pas telefonatës me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, e...
Greqia është përballur me rritje të frikshme të rasteve të r...
Katër ditë para datës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ...
Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si ...
Dhjetëra mijëra myslimanë në Bangladesh, Pakistan, Liban, në...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...