Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Zëvendësdrejtori i Gjysmë Hënës së Kuqe Turke Ibrahim Ozer konfirmoi për Euronews Albania se tashmë operacionet e kërkim-shpëtimit që nuk kanë ndalur as natën, janë përqendruar në rrënojat e 8 ndërtesave.
Ai tha se çdo banesë në Izmir po monitorohet, ndërsa njerëzve me shtëpi të dëmtuara pjesërisht u është këshilluar të mos kthehen ne banesat e tyre. Euonews Albania sjell intervistën e plotë që gazetarja Bruna Çifligu zhvilloi me zëvendësdrejtorin e Gjysmë Hënës së Kuqe, Ibrahim Ozer.
Pyetje: Z. Ozer një ditë pas tërmetit që goditi Izmirin, si është situata ata?
Ibrahim Ozer: Le ta fillojmë me një përshkrim të përgjithshëm të situatës: pas tërmetit, deri më tani 25 persona kanë humbur jetën në Izmir dhe më shumë se 800 të tjerë kanë mbetur të plagosur, dhjetëra prej tyre janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit. Pra tani janë 17 ndërtesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht, disa janë të dëmtuara pjesërisht, por që përbejnë rrezik. Tetë nga këto ndërtesa u shembën plotësisht, dhe ekipet e shpëtimit po punojnë në rrënojat e këtyre 8 ndërtesave për të shpëtuar personat e mbetur nën këto rrënoja. Pra kjo është situata aktuale në Izmir.
Pyetje: Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar gjatë gjithë natës? Sa njerëz janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat dhe sa të tjerë mendohet se janë nën rrënoja?
Ibrahim Ozer: Operacionet e Shpëtimit janë të vazhdueshme dhe nuk ndalojnë, njësoj si shërbimet e Gjysme Hënës së Kuqe Turke, ku ne sigurojmë ushqime, strehim dhe shërbime sociale për njerëzit e prekur nga tërmeti. Është një operacion që vazhdon tashmë prej 24 orësh, ku ekipe të emergjencave civile edhe nga autoritetet e shtetit turk punojnë shumë pa u ndalur duke u munduar të shpëtojnë njerëz nga rrënojat. Për sa i përket numrave, nuk kemi ende një informacion të saktë të personave që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, por mund të them se një prej ndërtesave që u shemben plotësisht, ndërtesë 8-katëshe, ka rreth 30 persona nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit, po mundohen t?i nxjerrin nga rrënojat, por në ndërtesat e tjera nuk kemi informacion për numrin e viktimave apo të bllokuarve nën rrënojat e ndërtesave të tjera.
Pyetje: Ekziston rreziku që ndërtesa të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti të shemben?
Ibrahim Ozer: Po. Ekziston mundësia. Kur tërmeti ndodh, ndërtesat më të dobëta, dhe terreni më i paqëndrueshëm bën që këto struktura të shemben. Me pas është një fazë e dytë, e cila është ajo e pas-goditjeve, e cila sjell dëmtime të mëtejshme në strukturat që kane pësuar dëme nga goditja fillestare. Prandaj, strukturat e qeverisë turke po punojnë në analizimin dhe vlerësimin e këtyre objekteve, dhe sipas analizës së tyre, ka tri nivele vlerësimi: ajo e dëmtimit të larte, mesatar dhe të vogël. Në varësi të këtyre dëmtimeve, njerëzve u këshillohet të mos rikthehen në banesat e tyre, përveç godinave që nuk kanë marrë asnjë lloj dëmtimi dhe struktura është e pa prekur, dhe njerëzit do të njoftohen që mund te kthehen në mënyrë të sigurt në shtëpitë e tyre. Por deri me tani, çdo banesë në qytetin e Izmirit po monitorohet. Faleminderit shumë dhe faleminderit popullit shqiptar që na gjendet pranë në këto momente./Euronews
Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga zgjedhjet presidenciale të 3...
Ekipet e shpëtimit në të dy anët e detit Egje po vazhdojnë t...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 1....
Kosova do të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e...
Shtetet e Bashkuara prijnë për nga numri i rasteve me COVID-...
Pas sulmit islamik në Nicë i cili shkaktoi tre të vdekur, Fr...
Kosova është në bisedime me Bankën Botërore për sigurimin e ...
Tërmeti i fuqishëm që shkundi sot Turqinë ka frikësuar të gj...
Pas tërmetit tragjik që shembi dhjetëra banesa dhe la disa v...
Pas telefonatës me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, e...
Greqia është përballur me rritje të frikshme të rasteve të r...
Katër ditë para datës së zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, ...
Dymbëdhjetë vetë humbën jetën dhe disa qindra u plagosën si ...
Dhjetëra mijëra myslimanë në Bangladesh, Pakistan, Liban, në...
Si pasojë e tërmetit 6.6 ballë në ishullin Samos njoftohet s...
Një tërmet prej 6.7 të shkallës Rihter goditi ishullin e Sam...
Rritet numri i viktimave nga tërmeti që godtiti fuqishëm mes...
Kandidatët për president në Shtetet e Bashkuara, po i përqen...
Një i ri ka mundur të filmojë momentet kur tërmeti i fuqëish...
Një dëshmi rrëqethëse vjen nga një i mbijetuar i tërmetit të...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...