Situatë alarmante nga Covid në Spanjë/ Rekord i ri me raste të reja brenda ditës, 173 viktima
Situata e pandemisë ka arritur në nivele alarmante në Spanjë...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, shprehu keqardhje për mungesën e vazhdueshme të grave në përpjekjet për paqe në botë, edhe dy dekada pasi një rezolutë e Këshillit të Sigurimit kërkoi të rrisë një përfaqësim të tillë.
Guterres tha se kishte pasur “ndryshime të rëndësishme” që nga miratimi i Rezolutës 1325 në vitin 2000, e cila kishte inkurajuar të gjithë palët e interesuara të vendosnin përparësi për rolin dhe interesat e grave dhe vajzave në bisedimet e paqes, paqeruajtjes, ndihmave humanitare dhe rindërtimit pas konfliktit.
“Por, barazia gjinore para së gjithash është një çështje e fuqisë, dhe kudo që të shohim, strukturat e pushtetit dominohen nga burrat”, i tha Guterres një takimi virtual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Gratë drejtojnë vetëm shtatë për qind të vendeve, ndërsa burrat përbëjnë tre të katërtat e anëtarësimit në task forcat kundër COVID-19, tha Guterres.
“Edhe pse po përmirësojmë përfaqësimin e grave në ekipet e ndërmjetësimit të Kombeve të Bashkuara, ato mbeten kryesisht të përjashtuara nga delegacionet në bisedimet dhe negociatat e paqes”, tha Guterres, duke marrë si shembull përpjekjet diplomatike në Afganistan, Mali dhe Jemen.
Agjencia e UN Women përmes një deklarate nxiti vendet për veprim në respektimin e rezolutës “në një moment kritik, kur nevojitet një përpjekje e përbashkët për të parandaluar COVID-19”.
Me iniciativën e Rusisë, Këshilli i Sigurimit u takua të enjten për të shqyrtuar një rezolutë që do të inkurajonte përfaqësimin më të madh të grave në vendimmarrje.
Por, diplomatët thanë se rreth 10 anëtarë të Këshillit nga 15 sa janë gjithsej, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane ishin kundër, duke besuar se iniciativa ruse minon arritjet e deritashme.
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia, tha se drafti ishte “i ekuilibruar” dhe “lejon promovimin e mëtejshëm të grave, paqen dhe agjendën e sigurisë”.
Drafti, të cilin e ka parë agjencia AFP, rendit rekomandimet për vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, për të përmirësuar statusin e grave.
Por, kritikët e saj thonë se kjo projekt-rezolutë nuk ka referenca për rolin e shoqërisë civile.
Një diplomat duke folur në kushte anonimiteti tha se një paragraf i tërë mbi përgjegjësinë e shteteve në fushën e të drejtave të njeriut u fshi gjatë negociatave./rel
Situata e pandemisë ka arritur në nivele alarmante në Spanjë...
Më pak se një javë para zgjedhjeve presidenciale në Shtetet ...
Në Maqedoninë e Veriut regjistrohet numër rekord i të infekt...
Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA, me qindra mijëra fle...
Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar rekord rastesh t...
Detaje të reja kanë dalë nga sulmi i ndodhur mëngjesin e sot...
Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka reaguar p...
Rritet bilanci i viktimave në Francë pas një sulmi terrorist...
Një sulm me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ...
“Gjendja prej pandemisë Corona është shumë serioze”, tha Urs...
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Turqinë të mos ndërma...
Ndërsa amerikanët përgatiten të shkojnë në qendrat e votimit...
Rritja e shifrave të të infektuarve dhe situata e rënduar, t...
Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhv...
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e ndali...
Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur ...
Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar rekord rastesh t...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar...
Një javë para ditës së zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe riva...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...