Kursi i këmbimit, 17 korrik 2026
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Turqinë të mos ndërmarrë hapa të tjerë për të aktivizuar systemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, duke theksuar se do të ketë pasoja. Këto kërcënime ka gjasa ta shtyjnë më shumë Ankaranë drejt Moskës.
Marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Ankarasë, të cilat janë ftohur vitet e fundit, pësuan një goditje të re këtë javë kur Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan konfirmoi se ushtria e tij kishte bërë prova me sistemin e ri të prodhimit rus.
Njoftimi u pasua me kritika të forta nga zyrtarët amerikanë. Një zyrtar i lartë i shtetit tha të mërkurën se rreziku i sanksioneve të reja kundër Turqisë ishte ?shumë real?.
“Sanksionet pa diskutim janë ndër opsionet e mundshme,? tha Ndihmës Sekretari i Shtetit R. Clarke Cooper në komente për shtyp.
Sisteme të papërputhshme
Sistemi S-400 jo vetëm që nuk përshtatet me platformat amerikane, tha zoti Cooper, por ?nuk përshtatet as me sistemet e mbrojtjes të NATO-s?.”Nëse Turqia e aktivizon këtë sistem do të shtojë kërcënimin për sanksione dhe kufizime të mëtejshme,? tha ai.
Turqia nënshkroi marrëveshje për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia në 2017. Në korrik 2019 filluan të mbërrijnë elementët e sistemit.
Që nga ajo kohë, SHBA ka pezulluar pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve të fshehtë luftarakë F-35 dhe ka përsëritur kërcënimet kundër Ankarasë.
Zoti Cooper sinjalizoi të mërkurën se Amerikës po i humbet durimi me Ankaranë.
“Gjatë vitit të kaluar, Turqia shpërdoroi mundësinë për të ndrequr marrëdhëniet dhe për t?u kthyer në rrugën e duhur me SHBA dhe NATO-n,? tha ai.
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se përdorimi i sistemit të avancuar të radarëve rusë nga Turqia mund të kompromentojë sistemet ushtarake të NATO-s dhe mund të përdoret për të shenjestruar avionët e NATO-s në Turqi, përfshirë avionët F-35.
Presidenti Erdogan, megjithatë, ka injoruar paralajmërimet duke u thënë gazetarëve javën e kaluar se qëndrimi amerikan ?absolutisht nuk na shqetëson?.
Megjithë ngërçin në dukje, SHBA nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për ta afruar drejt vetes Ankaranë.
Zoti Cooper, i cili ishte kohët e fundit për vizitë në Greqi dhe Bullgari, tha se SHBA kanë inkurajuar të dy vendet, si dhe aleatët e NATO-s të bëjnë ç?është e mundur ?për të garantuar që Turqia mbetet me Perëndimin?.
?Role të rëndësishme? për Turqinë
“Nuk është në interes të Aleancës që Turqia të mos jetë në këtë organizatë,? tha zoti Cooper. ?Ankaraja ka role të rëndësishme për ne në interes të sigurisë së Evropës dhe rajonit?.
Mbetet për t?u parë nëse përpjekjet e aleatëve do të arrijnë të neutralizojnë ato që zoti Cooper dhe zyrtarë të tjerë i cilësojnë si ?veprime penguese të Moskës, që tentojnë të na përçajnë?.
Nëse këto përpjekje dështojnë, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se Ankaraja, ashtu si SHBA dhe NATO, do të vuajë pasoja.
“E vetmja palë që përfiton nëse Turqia shkëputet nga Perëndimi apo ndahet nga Evropa, është Moska,? tha zoti Cooper./ VOA
Ndërsa amerikanët përgatiten të shkojnë në qendrat e votimit...
Rritja e shifrave të të infektuarve dhe situata e rënduar, t...
Komisioni Evropian (KE) ka ndarë njëqind milion euro për zhv...
Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa u...
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se vendosja e ndali...
Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania vendos për të rifutur ...
Në 24 orët e fundit në Kosovë është shënuar rekord rastesh t...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se ka formuar...
Një javë para ditës së zgjedhjeve, Presidenti Trump dhe riva...
Rusia ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVI...
Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rezultuar pozitiv...
Mjekët reanimatorë paralajmërojnë për mungesën e 3500 deri n...
Një studim i ri britanik tregon se antitrupat që luftojnë Co...
Dy persona të rritur dhe dy fëmijë kanë vdekur pas fundosjes...
Me 71,41% është rritur numri i rasteve të vdekjes në Maqedon...
Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve...
Një total prej 352 makinave të vjedhura janë konfiskuar teks...
Studiuesit e qeverisë amerikane thonë se një ilaç eksperimen...
Mbështetja që presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, bëri nd...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kët...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...