“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Deklaratat e Donald Trumpit këto vite kanë sjellë një ftohje të dukshme në marrëdhëniet mes Bashkimit Europian dhe SHBA-së. Edhe katër vite të tjera me Donald Trump, nuk i përfytyrojnë dot shumë politikanë në BE.
Nëse Joe Biden i fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka shpresë për marrëdhëniet transatlantike, thotë Janis Emmanoulidis. “Askush nuk është aq naiv, sa të shpresojë, se do të ketë një kthim në kohën para Trumpit. Por shpresa ka që gjërat të përmirësohen”, shton drejtori i Institutit “European Policy Centre”. Nëse kandidati demokrat nuk ia del, të largojë presidentin Trump nga Shtëpia e Bardhë, eksperti Emmanoulidis pret që marrëdhëniet transatlantike të keqësohen më shumë. “Ka gjasa, që në mandatin e dytë ai të ushtrojë më shumë presion ndaj Europës se në të parin. Ai e ka identifikuar Europën si një të keqe më të madhe se aktorë të tjerë në botë. Këtë e ka thënë publikisht, megjithëse ai ka thënë shumë gjëra në katër vitet e fundit.”
Bashkëpunim, pavarësisht me cilin
Edhe eurodeputeti gjerman dhe ekspert për politikën e jashtme, Reinhard Bütikofer nga Aleanca90/ Të Gjelbrit nuk e mbështet gjeopolitikën e Donald Trumpit. “Nëse Trump thotë, BE është kundërshtare, kjo nuk ndihmon ta paraqesësh Uashingtonin pozitivisht në debatin europian.” Megjithatë ai beson, se në kongresin amerikan ka shumë politikanë, edhe republikanë, që e dinë, se kanë nevojë për bashkëpunimin me Europën për t’u përballur me Kinën, Rusinë apo të tjerë. Një president, Joe Biden nuk do të ndryshojë gjithçka, sipas tij, por ai me siguri do t’i dëgjojë aleatët tradicionalë dhe do të kërkojë të përbashkëtat. “Pavarësisht kush fiton në nëntor, ne duhet të investojmë në bashkëpunim.”
Në një studim të “Europian Council on Foreign Relations” në Bruksel të publikuar nëv verë, thuhet se europianët e kanë humbur besimin tek aleati i ngushtë. Sidomos menaxhimi kaotik i pandemisë së Coronës nga Trump ka ndikuar në atmosferën e marrëdhënieve. Studiuesit janë të mendimit, se një president Joe Biden sërish do të afrohet me europianët. Ata presin që SHBA të rikthehet tek Marrëveshja e Klimës së Parisit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një qeveri e Bidenit do ta forcojë NATO-n si aleancë, edhe pse si republikanët edhe demokratët këmbëngulin në rritjen e buxheteve të mbrojtjes të vendeve europiane. Nëse Trump fiton, ish-këshilltari i sigurisë, John Bolton është shprehur se NATO- duhet të përgatitet mirë. Ai ka bërë prognozën edhe të daljes së SHBA nga NATO, që do të mund të çonte edhe në fundin e saj.
Edhe Biden ka kërkesa
Presdenti francez, Emmanuel Macron si reagim e ka quajtur NATO-n “të vdekur klinikisht” dhe formuloi kërkesat për më shumë “sovranitet europian”. Edhe krerë të tjerë të BE kërkojnë një rol më të madh gjeostrategjik të BE me distancë nga SHBA nën Donald Trump. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon një kthim në rendin e bazuar në rregulla. “E vërteta është se sot kërkohet më me urgjencë se kurrë të reformojmë sistemin multilateral. Sistemi ynë global vuan shenjat e paralizimit.” Fuqi të mëdha tërhiqen nga institucionet ndërkombëtare ose “i marrin ato peng për interesat e tyre.”
Shpresa në Bruksel është, se kjo mund të arrihet me një president, Joe Biden. Eksperti i BE, Janis Emmanoulidis paralajmëron nga iluzionet. Qëndrimi pak a shumë i butë i Europës ndaj Kinës nuk do t’i pëlqejë shumë as një presidenti Biden. “Në sfidë do të jetë, nëse një qeveri e re nën Biden bashkëpunon në çështjet multilaterale, si mbrojtja e klimës, në organizatat ndërkombëtare, por në këmbim do të kërkojë që Europa të paraqitet më e ashpër ndaj Kinës.” Edhe nën Biden, SHBA mund të kërkojë që BE të mbështesë sanksionet për koncernin e teknologjisë, Huawei, pa kushte dhe të reagojë ndaj provokimeve kineze në Detin Jugor Kinez.
Tema kryesore – Tregtia e bashkon BE
Pas zgjedhjeve europianët duan të bisedojnë, pavarësisht me cilin president, për marrëdhëniet tregtare. Ende vërtitet në ajër kërcënimi i Trump për vendosjen e doganave të larta për automobilët dhe mallra të tjera nga Europa. Në korrik 2018 ai ra në një ujdi “armëpushimi” tregtar me presidentin e atëhershëm të KE, Jean-Claude Juncker, por konflikti nuk është zgjidhur përfundimisht. Atëkohë papritur Trump e lëvdoi BE si partnerin më të madh tregtar të SHBA.
Por në këtë fushatë zgjedhore, kjo temë nuk ka luajtur rol si tek Trump edhe tek Biden. Komisioneri i BE për tregtinë, Valdis Dombrovski shprehet në mënyrë diplomatike. “Në këto kohë duhet të tregojmë kujdes për miqësitë dhe të qëndrojmë pranë aleatëve që janë vërtet të rëndësishëm. Ka disa konflikte të vazhdueshme mes BE e SHBA. Sipas mendimit tim duhet që t’i zgjidhim shpejt këto.”
Shumë krerë të shteteve të BE do ta kishin më mirë të flisnin me një president Joe Biden liberal dhe me një gjuhë më pak luftarake. Por në fund të fundit BE duhet të bashkohet për të mbrojtur interesat e saj kundrejt SHBA, pavarësisht se kush hyn në Oval Office. Sipas Emmanoulidis: “Kur bëhet fjalë për çështje kardinale, të gjitha shtetet e BE deri më sot janë paraqitur të bashkuar, edhe pse disa janë përpjekur të mbajnë me administratën e Trumpit një marrëdhënie për avantazhe.”/ DW
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliv...
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Mjekët e dhjetë spitaleve të Liege, në Belgjikë, janë thirru...
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar Joe Biden pasi ...
Mijëra njerëz i bllokuan rrugët në Poloni, për të pestën dit...
Në Këln të Gjermanisë është gjetur një bombë e pashpërthyer ...
Me rritjen sërish të rasteve me koronavirus në Shtetet e Bas...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se kët...
Franca u ka kërkuar vendeve të Lindjes së Mesme t’i japin fu...
Ndërkohë që vëmendja e vendit është përqendruar tek java e f...
Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, thotë se vendi i ti...
Spanja ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ...
Qeveria e Çekisë ka paralajmëruar shtrëngim të masave kundër...
Vaksinë për Coronën që këtë vit? Ministri gjerman i Shëndetë...
Kur kanë mbetur edhe nëntë ditë përpara zgjedhjeve të 3 nënt...
Franca ka regjistruar numër rekord infeksionesh me koronavir...
Numër i frikshëm viktimash është shënuar këtë të diel në Maq...
Prej disa muajsh koronavirusi vijon të mbajë “të mbërthyer” ...
Ndërtesa e Institutit “Robert Koch”, në Gjermani është sulmu...
Udhëheqësi dhe themeluesi i Partisë neo-naziste Agimi i Artë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...