SHBA/ Fushata presidenciale mes pandemisë së koronavirusit
Shefi i stafit të Nënpresidentit Mike Pence ka rezultuar poz...
Udhëheqësi dhe themeluesi i Partisë neo-naziste Agimi i Artë iu vetëdorëzua autoriteteve pasi një gjykatë e dënoi atë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj partie me mbi 13 vite burg, lidhur me drejtimin e një organizate kriminale të kamufluar si parti politike.
Ky është një vendim historik që pritet të ketë ndikim tek partitë e tjera të djathta në mbarë Evropën.
Megjithatë, ndërsa trupi gjykues prej tre anëtarësh lëshonte urdhërat për fillimin e menjëhershëm të vuajtjes së dënimit të udhëheqësve të Partisë Agimi i Artë, disa prej tyre u paraqitën sfidues.
Nikos Michaloliakos, udhëheqësi i Agimit të Artë, doli nga shtëpia e tij duke u zotuar se do të kthehej së shpejti.
?Ne do të dalim të pafajshëm!?, bërtiti ai. ?Jam krenar që më çojnë në burg për shkak të ideve të mia. Historia dhe populli grek do të na nxjerrë të pafajshëm?, tha ai.
Zoti Michaloliakos dhe gjashtë anëtarë të tjerë të udhëheqjes së Agimit të Artë janë ish-deputetë të parlamentit grek. Njëri prej tyre vazhdon të jetë anëtar i Parlamentit Evropian.
Ata u dënuan më herët këtë muaj me mbi 13 vite burg për drejtimin e një fushate dhjetëvjeçare dhune që kishte nën shënjestër persona nga e majta politike dhe me origjinë jo greke.
Megjithë dënimin e tyre, të pandehurit u përpoqën me ditë të tëra në gjykatë për të fituar zbutje ose falje të dënimit. Madje edhe prokuroi i çështjes rekomandoi që neonazistët të mos futeshin në burg, me argumentin se nuk kishin histori të mëparshme kriminale.
Megjithatë pas vonesash të përsëritura dhe ditësh të tëra me paraqitje argumentash, gjykatësja Maria Lepenioti urdhëroi vuajtjen e dënimit në qeli për të gjithë udhëheqjen e këtij grupimi, duke këmbëngulur që të fillonte menjëherë zbatimi i këtij urdhëri.
Policia ka nisur grumbullim e udhëheqësve të Agimit të Artë të cilët pritet që t?i apelojnë dënimet. Vendimi është historik, tha prokurori Kosta Papadakis pasi shemb misticizimin që rrethonte Agimin e Artë.
Me simbolin që i ngjan svastikas naziste dhe përshëndetjen me krahun e shtrirë që lartëson Adolf Hitlerin, Agimi i Artë është një parti neonaziste që u shfaq nga hiçi, duke fituar avantazh befasues gjatë krizës së errët ekonomike të Greqisë.
Nga vetëm 200 mijë vota të marra në vitin 2009, kjo parti arriti të fitojë brenda tre viteve 7 për qind të votave dhe 21 deputetë në parlament.
Ata e ruajtën pozitën e arritur deri në 2019, me 18 deputetë në parlamentin grek. Asnjë parti fashiste në Evropë nuk ka arritur avantazh të tillë në zgjedhjet e përgjithshme prej vitesh.
Ajo që e dalloi Agimin e Artë dhe që ndoshta e bëri më të rrezikshëm se të gjithë grupet e tjera naziste në Evropë, ishte se në publik shumë prej anëtarëve të saj predikonin politika të respektueshme dhe shërbimin ndaj komunitetit duke vendosur grekët të parët.
Shumë prej anëtarëve ndihmonin duke shoqëruar vajzat natën përmes kryeqytetit të vendit të përfshirë nga kriminaliteti me qëllimi për t?i mbrojtur ato. Ata u vinin në ndihmë të moshuarve dhe u sillnin ushqime e veshje personave në nevojë, përfshi dhjetëra mijëra grekëve që humbën vendet e punës për shkak të krizës financiare.
Por ata gjithashtu perceptoheshin si nazistët për të cilët flitet në librat e historisë të gjithë të motivuar nga racizmi i thellë dhe admirimi për Adolf Hitlerin, nga retorika e tij ekstremiste, tubimet me pishtarë dhe valëvitje flamujsh, rekrutimi i pareshtur i të rinjve dhe themelimi i grupeve të dhunshme që endeshin shpesh rrugëve të vendit, duke sulmuar emigrantët, sindikalistët komunistë dhe homoseksualët.
Sulmi vdekjeprurës në vitin 2013 ndaj Pavlos Fyssas detyroi më në fund autoritetet ta godasin këtë grup të dhunshëm e të burgosin udhëheqësit e tyre.
Nuk është e qartë nëse kjo parti mundet apo do të vazhdojë të jetë operative. Gjithashtu është e paqartë nëse fundi i Agimit të Artë do të largonte qasjen ekstremiste të së djathtës apo tendencat raciste ende të forta në radhët e shoqërisë greke./VOA
Shefi i stafit të Nënpresidentit Mike Pence ka rezultuar poz...
Spanja ka shpallur për herë të tretë gjendjen e jashtëzakons...
Një ndihmësi i ngushtë i Nënpresidentit Mike Pence ka rezult...
Kamerat e përgjimit i kanë regjistruar të gjitha: Më 12 teto...
Italia ka kthyer masat kufizuese për shkak të shifrave të la...
Derisa vendet e tjera evropiane po shtrëngojnë masat kufizue...
Një udhëheqës i lartë i al-Kaidës është vrarë nga forcat afg...
Në fillim ishte kancelarja Merkel që u shpreh për një redukt...
Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkua...
Anëtarët e Gjykatës së Lartë shërbejnë në detyrë për gjithë ...
Presidenti Donald Trump votoi të shtunën në shtetin e Florid...
Një lajm i hidhur vjen për botën e politikës në Maqedoninë e...
Misioni diplomatik amerikan në Turqi paralajmëron shtetasit ...
Greqia vijon të shënojë rekord të infektuarish me Covid. Gja...
Shtimi i një butoni për mbylljen e mikrofonit në debatin e f...
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar...
Autoritetet franceze kanë dëbuar një familje nga Bosnja dhe ...
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...
Vazhdojnë luftime të ashpra në rajonin Nagorno-Karabakh; vaz...
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rekord të ri ditor nga ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...