46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Shtetet e Bashkuara kanë shënuar një rekord të ri ditor nga numri i rasteve të reja me koronavirus, duke rritur shqetësimin për një përkeqësim të pandemisë me afrimin e stinës së ftohtë.
Sipas gazetës The New York Times, më shumë se 82,000 raste u regjistruan në Shtetet e Bashkuara deri të premten në mbrëmje, duke kapërcyer me më shumë se 6,000 raste rekordin e shënuar më 16 korrik.
Gazeta raportoi gjithashtu se rreth 41,000 amerikanë po kurohen në spitale, një shifër që përfaqëson një rritje prej 41% të shtrimeve në spitale nga një muaj më parë.
Rajonet malore në perëndim dhe shtetet qendrore në veçanti po përjetojnë përkeqësim të ndjeshëm të situatës.
Sipas një analize të re nga Instituti i Statistikave Shëndetësore të Universitetit të Uashingtonit, shifrat e viktimave amerikane deri në shkurt mund të arrijë në mbi 500,000 vetë, nëse amerikanët nuk mbajnë maska. Nëse 95% e amerikanëve vënë maska, mund të shpëtohen 130,000 jetë, thotë instituti.
Ndërkaq, agjencia e Bashkimit Evropian për kontrollin e sëmundjeve mbështeti paralajmërimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë lidhur me rritjen e rasteve me COVID-19 në Evropë. OBSH paralajmëron se infektimet mund të shumëfishohen.
Drejtoresha e agjencisë evropiane për kontrollin e sëmundjeve Andrea Ammon tha se Evropa përballet me një kërcënim serioz ndaj shëndetit publik dhe me një ?situate shumë shqetësuese epidemiologjike?.
Të gjitha vendet e BE-së përveç Qipros, Estonisë, Finlandës dhe Greqisë janë në kategorinë ?tepër të rrezikuar?, thotë agjencia.
Në Gjermani, numri i viktimave ka shkuar në mbi 10,000 vetë, ndërsa numri i infektimeve ka arritur në mbi 418,000.
Rusia raportoi 16,521 raste të reja me koronavirus sot, ndërsa dje shënoi shifrën rekord prej 17,300 infeksionesh të reja me koronavirus brenda një dite.
Shmangia e izolimeve
Banorët në një numër vendesh evropiane, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Italinë, Britaninë dhe Sllovakinë po ndeshen me kufizime të reja në aktivitetin e përditshëm për të ulur ndërveprimet fizike.
Autoritetet po përpiqen të gjejnë mënyra për të ndalur përhapjen, mundësisht pa imponuar mbyllje të përgjithshme siç ndodhi në pranverë, gjë që rezultoi në goditje të fortë ekonomike.
Franca kapërceu 1 milionë raste të kofirmuara me koronavirus dje, pasi regjistroi një shifër rekord prej më shumë se 42,000 rastesh të reja brenda një dite.
Sipas një eksperti shëndetësor që po këshillon qeverinë franceze, virusi po përhapet tani në popullatë më me shpejtësi se në pranverë.
Protesta kundër masave kufizuese
Qindra protestues në Napoli u mblodhën mbrëmë për të protestuar kundër masave të reja izoluese.
Polonia njoftoi se i gjithë vendi do të kategorizohet si ?zonë e kuqe? duke vënë në zbatim masa të forta kufizuese që nga dita e sotme. Në vend po mbyllen të gjitha baret, restorantet dhe po kufizohen grumbullimet publike, ndërkohë që maskat janë të detyrueshme edhe në mjedise të hapura.
Vende të tjera kanë marrë masa më të buta.
Belgjika, një ndër vendet e goditura më rëndë, ka kufizuar aktivitetet sociale dhe nuk lejon spektatorë në ndeshje sportive. Danimarka tha se nuk lejon më shumë se 10 pjesëmarrës në grumbullime publike dhe ndalon shitjen e alkoolit pas orës 22.
Sipas gazetës New York Times Agjencia e BE-së për kontrollin e sëmundjeve njofton se megjithë shtimin e numrit të të infektuarve, shtrimet në spitale janë në nivel të qëndrueshëm, rreth 50% e nivelit të regjistruar gjatë muajve mars dhe prill.
Ndërsa masat kufizuese janë zgjidhje të momentit, shpresat për një zgjidhje përfundimtare ndaj pandemisë varen nga prodhimi i një vaksine për këtë krizë globale që ka vrarë deri tani mbi 1.1 milionë njerëz në shkallë botërore./voa
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të ...
Gëzime Rexhepi-Çollaku, pronare e institucionit parashkollor...
Gjermania ka humbur rreth 10,000 persona nga COVID-19 dhe ka...
Kancelarja Merkel apeloi sërish të shtunën në videomesazhin ...
Të premten (23.10) Gjermania raportoi 11.242 raste të reja i...
Shtrëngimi i masave kundër përhapjes së Covid-19 ka sjellë e...
Në Republikën Çeke është krijuar një ngërç politik ndërsa mi...
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti zhvilloi vizitën e tij ...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara tha sot se po pez...
Rëndohet situata e pandemisë në Itali pasi gjatë 24 orëve të...
Debati presidencial ne SHBA ka filluar me qendrimet e paleve...
Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat...
Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj kreut të agjenc...
Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Greqi, k...
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ësh...
Gjatë kohës së pandemisë COVID-19, sipas të dhënave të Agjen...
Agjencitë amerikane të zbulimit kanë akuzuar Iranin dhe Rusi...
Gjermania i garanton mbështetje NATO-s për një plan emergjen...
Mbi dy milionë euro janë marrë ilegalisht nga Thesari shtetë...
Tani që kanë mbetur vetëm dy javë deri në zgjedhjet presiden...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...