Qindra miliona euro për inceneratorët, Tirana e mbytur nga plehrat/ Të rinjtë e FRPD bëjnë detyrën e bashkisë
Të rinjtë e Forumit Rinor Të Partisë Demokratike, me në krye...
Ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri ka reaguar lidhur me rastin e vdekjes së një 53-vjeçari nga Ndroqi, i cili ishte drejtuar për mjekim në spital por ishte refuzuar nga të gjitha spitalet.
Pampuri thotë se vdekja e Lutfi Çekirit është një krim shtetëror dhe se përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë së të paaftëve dhe të pandjeshmëve!
Sipas saj, përgjegjësi i vetëm për këtë gjendje është Edi Ramën, i cili refuzon me kryeneçësi të pranojë dështimin e vet dhe të marrë e të realizojë planin e paraqitur nga kryetari i PD.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI
Shëndetësia është në gjendje kolapsi! Në dyert e spitaleve Covid dhe në urgjencën e QSUT-së, 24 orët e fundit kanë qenë dramatike!
Situata është totalisht jashtë kontrollit, shtretërit janë drejt ezaurimit, shërbimi është në ditët e tij më të këqija dhe pacientët po lihen në rrugë.
Lajmi tragjik i humbjes së jetës së një babai 53-vjeçar pas 3 ditëve sorollatje të kota nëpër dyert e spitaleve, është klithma e alarmit!
I pashpresë, i rropatur dhe i drobitur, Lutfiu i ndjerë përcolli dhimbjen dhe emergjencën e situatës disa ditë me radhë edhe në media. Fatkeqësisht, zëri i tij i lodhur nga vuajtja ra në vesh të shurdhët. Ai nuk mundi të kurohej, duke lënë pas familjen e tij.
Vdekja e Lutfi Çekirit nuk është thjesht një humbje jete rutinë. Është një krim shtetëror.
Përgjegjësia për këtë jetë të humbur është e qeverisë së të paaftëve dhe të pandjeshmëve!
Kjo situatë e paprecedentë ka shqetësuar dhjetëra mjekë dhe familjarë të pashpresë, të cilët na kanë telefonuar dhe na kanë bërë me dije se pacientët me Covid-19 janë drejtuar për te Urgjenca, pasi spitali Infektiv është i tejmbushur.
Kjo është e pafalshme! Kjo është alarmante!
Kjo qeveri e paskrupull, e cila edhe në momentet më të vështira, nuk u përgjigjet qytetarëve, por vijon aferat korruptive dhe tenderat sekretë. Pasojat e kësaj papërgjegjshmërie dhe paaftësie ulëritëse janë ata njerëz të zakonshëm si Lutfiu i ndjerë, që e pësojnë me jetë indiferencën, arrogancën dhe zhvatjen e kësaj qeverie.
Bashkë me kolegë të tjerë, kemi qenë tek i ashtuquajturi spital COVID 4, që në muajin korrik, për t?i tërhequr vëmendjen qeverisë të marrë masa urgjente.
Përgjigja e Edi Ramës dhe e Ogerta Manastirliut ishte vetëm propaganda, e cila ka mbjellë sot më shumë pasiguri në spitale, ka sjellë viktima të pafajshme, i ka lënë njerëzit në pamundësi për t?u mjekuar, duke i marrë edhe jetën.
Sot mund të dalin dhe të lajmërojnë se do të hapin Covid 3. Nuk është e mjaftueshme! Covid 3 më të vërtetë nuk është një spital. Është ish pavijoni i urologjisë, me një përshtatje bazike të 11 dhomave me nga 2 shtretër. Pra, ai mund të akomodojë vetëm 22 persona, pothuajse asgjë për numrin e lartë në rritje të të infektuarve. Është një zgjidhje vetëm për pak ditë, ndërsa situata pritet të përkeqësohet.
Përgjegjësi i vetëm për këtë gjendje është Edi Ramën, i cili refuzon me kryeneçësi të pranojë dështimin e vet dhe të marrë e të realizojë planin e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike për përballimin e situatës.
I kemi treguar rrugën që në 11 mars, 2 ditë pas shpalljes së rastit të parë me COVID. Nuk bëri asgjë, përveçse nxori tanket në rrugë dhe gjobiti njerëzit!
I kemi kërkuar të hapë spitalet rajonale, të angazhojë mjekët e familjes, t?i trajnojë e t?i shpërblejë këta mjekë, që t?i vinë në ndihmë njerëzve, të lehtësojnë 2 spitalet Covid, në mënyrë që të mos ndërpritet trajtimi për kurimin e pacientëve të tjerë.
Nuk bëri asgjë!
Edi Rama refuzon me kokëfortësi të marrë vendime në interes të qytetarëve, sepse ai as nuk di dhe mbi të gjitha, nuk do!
Të dashur qytetarë, ju lutem, kujdesuni për veten në mënyrë maksimale, pasi Shqipëria nuk ka një qeveri. Ajo që shohim ne është një shfaqje teatrale me aktorë sharlatanë! Dhe pasojat janë jetë te humbura si e babait 53 vjeçar, për të cilin qeveria nuk ishte askund, kur ai kishte nevojë më shumë se kurrë.
Për hir të një jetë të humbur nga dështimi i menaxhimit të situatës në spitale, Ogerta Manastirliu duhet të largohet! Nuk është një zgjidhje përfundimtare, pasi shefi i saj Edi Rama është përgjegjësi kryesor për këtë gjendje të mjeruar, por ai ka treguar me qindra herë se është i pandjeshëm për hallet e njerëzve./ CNA.al
Të rinjtë e Forumit Rinor Të Partisë Demokratike, me në krye...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar n...
Pas rikthimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor nga ana e Presiden...
Kryeministri Edi Rama reagoi me tone të ashpra ndaj presiden...
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas akuzave të PD-së për...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pasi presidenti Ilir...
Fati i Shqipërisë nuk mund të mbetet në dorën e një grushti ...
Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi është takua...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka treguar se do të ...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka zbuluar sot se do...
Ish-deputeti i videos skandaloze në Parlament dy vite më par...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar ashpër ...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjete...
Prej disa ditësh në media ka plasur skandali për dhënien e n...
Në vend që të ishte forca politike e cila festonte për kriji...
Zëdhënësi i presidentit, Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar n...
Gazetari Adriatrik Doçi ka reaguar ashpër pas sulmeve të zëd...
Ditën e sotme gazetari Adriatik Doçi deklaroi se skandali ...
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, foli mbrëmjen e sotme për inc...
Nga Adriatik Doçi*Skandali i presidentit Ilir Meta me dhënie...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...