Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Grace C.Roberts ?The Conversation?
* Në mbarë botën, virologët në laboratorë po trajtojnë vazhdimisht shtame të SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19, si pjesë e kërkimit global për të kuptuar më shumë rreth tij, dhe me shpresë për t`a kapërcyer sa më shpejt këtë pandemi. Ne e dimë që SARS-CoV-2 është shumë infektiv, dhe mund të jetë vdekjeprurëse nëse futet brenda trupit tonë.
Prandaj është jetike që këta shkencëtarë të jenë të mbrojtur nga infektimi. Por kjo nuk është asgjë e re. Virologët, merren rregullisht me studimin e sasive të mëdha të virusit në forma shumë më të përqendruara sesa mund të hasen në botën e jashtme. Atëherë, si ia dalim të mos prekemi nga këta patogjenë?
Ka shumë nivele të ndryshme mbrojtjeje që përdorim, por ajo që vjen gjithçka është besimi dhe përgjegjësia. Para se ne të kemi qasje tek viruset e reja në laborator, duhet të marrim leje nga autoriteti përkatëse qeveritar. Ne i informojmë ata se çfarë synojmë të bëjmë me virusin, dhe tregojmë se mund të punojmë me të në një mjedis të sigurt.
Ne hartojmë dokumente që përshkruajnë në detaje mënyrën e trajtimit të patogjenëve, në mënyrë që të gjithë të qëndrojnë të sigurt. Kjo përfshin përdorimin e kapakëve të specializuar për të ruajtur mostrat e virusit, për të parandaluar derdhjet, dhe trajtimin e të gjitha lëngjeve si infektive, edhe nëse ai mund të jetë një shishe me ujë të sterilizuar të sapohapur.
Shkencëtarët që punojnë me këta viruse të rrezikshëm, i nënshtrohen një trajnimi të rëndësishëm. Këtu përfshihen kualifikimet akademike dhe përvoja laboratorike, por edhe udhëzimet specifike për trajtimin e patogjenëve në mënyrë të sigurt. Çdo përdorues duhet të ketë një numër minimal orësh trajnimi, duke mbuluar të gjitha procedurat e përdorura në institucion, dhe që në fund merr firmën e një virologu me përvojë dhe një oficeri të bio-sigurisë.
Nga ana tjetër, ne kemi dhoma të veçanta për punën me viruset, dhe ambientet të tjera për punët që nuk kanë lidhje me të. Viruset e rrezikshme, trajtohen në kabinete të specializuara që kontrollojnë fluksin e ajrit steril. Kjo e mbron përdoruesin nga patogjenët.
Në ajër dhe lëkurën tonë ka shumë mikrobe, dhe ne nuk duam që mostrat tona eksperimentale të kontaminohen me ndonjë nga ato. Në mjediset ku ka një kontroll më të rreptë, si ato ku studiohet SARS-CoV-2, e gjithë dhoma mbahet nën një presion negativ.
Pra, presioni i ajrit brenda laboratorit është më i ulët se presioni i ajrit jashtë tij.
Asnjë sasi ajri nuk mund të largohet nga këto dhoma pa kaluar një filtër special që largon patogjenët e mundshëm. Dollapët pastrohen me alkool para dhe pas përdorimit, ashtu si çdo gjë që merret brenda ose jashtë tyre. Përveç pastrimit të sipërfaqeve, gjithçka që përdoret brenda laboratorëve të virusit duhet të dezinfektohet para heqjes.
Të gjitha pajisjet dezinfektohen kimikisht dhe pastrohen më pas me një autoklavë. Si një masë paraprake shtesë, kryhet një tymosje e rregullt, ku e gjithë dhoma mbyllet dhe mbushet me gaz formaldehid për të neutralizuar çdo patogjen të mundshëm. Pastaj janë pajisje mbrojtëse personale (PPE).
Nëse ndiqen protokollet dhe pajisjet përdoren në mënyrë korrekte, nuk duhet të ketë raste kur një punonjës në laborator ekspozohet ndaj një virusi. Fatkeqësisht, ne s?mund t’i parashikojmë të gjitha incidentet dhe shkencëtarët janë tek e fundit njerëz. Ndaj PPE janë thelbësore për një punë të sigurt në laborator.
Pajisje mbrojtëse personale, mbrojnë gjithashtu mostrat tona nga ne. Ne kemi shumë mikrobe dhe enzima në lëkurën tonë, që nuk i duam të jenë të pranishme në eksperimentet tona. Në laboratorët që trajtojnë patogjenë me një rrezik të ulët, shkencëtarët veshin mantele laboratorike dhe doreza, dhe ndonjëherë edhe mbrotëse për sytë kur është e nevojshme.
Patogjenët nuk ka gjasa të largohen nga kabineti. Por nëse largohen, do të shkaktonin sëmundje të lehta vetëm tek individë të shëndetshëm. Ndërkohë përdoren më shumë pajisje mbrojtëse kur punohet mbi patogjenët, që ka më shumë të ngjarë të transmetohen ose të shkaktojnë sëmundje më serioze, ose të dyja bashkë.
Në këto raste, vishen kostume të plota, të cilat janë hermetike. Studiuesit veshin këpucë të specializuara, nga 2 palë doreza. Për viruse si SARS-CoV-2 që infektojnë sistemin e frymëmarrjes, mbahen syze dhe maskat FFP3 për tu mbrojtur nga ekspozimi përmes frymëmarrjes ose përmes syve.
Por pavarësisht nga patogjeni, rregulloret, apo sistemi i sigurisë në një laborator, forma kryesore e mbrojtjes nga viruset janë vetë shkencëtarët. Gjithçka që diskutohet në këtë artikull është efektive vetëm nëse çdo shkencëtar në laborator ndjek të gjitha rregulloret dhe ka trajnimin e duhur.
Të gjithëve na duhet të mbajmë veten, kolegët tanë dhe botën e jashtme të sigurt. Ky kujdes është i rëndësishëm për jetën tonë të përditshme gjatë pandemisë. Nëse duam që ta mposhtim këtë pandemi, të gjithë duhet të mendojmë pak më shumë si virologët.
Shënim: Grace C.Roberts, studiuese shkencore në Virologji, Universiteti i Mbretëreshës në Belfast./ Përshtatur nga CNA.al
Ekspertët e shëndetit publik vazhdojnë të studiojnë sjelljet...
Ditët e fundit shifrat e të infektuarve kanë ardhur duke u r...
Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka nxjerrë bllof pak minuta më ...
Koronavirusi vijon që të përhapet në shkollat e vendit.Mësoh...
Ajo është një nga modelet më të komentuara në mediat e huaja...
Valentina Vignali , modelja italiane,e cila është edhe lojta...
Viki Odintcova është një nga modelet më seksi të Instagramit...
Modelja e fitnesit Nienna Jade numëron rreth 2.8 milionë ndj...
Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri janë kryer 1375 t...
Aktori i famshëm John Travolta ka humbur një tjetër persona ...
Larja e orizit para gatimit shërben për të përftuar një ushq...
Magnezi është një mineral thelbësor për shëndet të mirë. Si ...
Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë veçanërish...
Moderatorja Arbana Osmani dy ditë më parë solli në jetë fëmi...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ditën e djeshme ka qenë shumë e rëndësishme për këngëtaren R...
Soni Malaj është një nga këngëtaret më të pëlqyera të showbi...
Elisa de Panicis është një modele italiane shumë e përfolur ...
Vetëm një ditë më parë, Fjolla Morina zyrtarizoi lidhjen e s...
Reperi i famshëm me origjinë shqiptare, Gashi ka ndarë me të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...