web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U infektua 2 javë më parë/ Covid i merr jetën policit në Shkodër

16 Tetor 2020, 18:49, Sociale CNA

Një efektiv policie i Shkodrës, Hydajet Nehani ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Ai ishte infektuar 2 javë më parë, por për shkak se kishte nevojë për mjekim të specializuar ishte dërguar në Turqi për mjekim.

Pavarësisht ndihmës së mjekëve, efektivi i policisë nuk mundi dot të mbijetonte duke ndërruar jetë në Turqi. COVID-19 kishte shkaktuar komplikacione të mëdha në organet jetësore duke e bërë të pamundur që polici të fitonte këtë betejë.

Hydajet Nehani ishte efektivi i parë i policisë së Shkodrës që humb jetën nga COVID-19./CNA.al





Lajmet e fundit nga