Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Dhjetëra qytete evropiane janë detyruar të vendosin masa kufizuese ndërsa po përballen me një rritje të infeksioneve me koronavirus. Në rajonet e prekura njësitë e kujdesit intensiv po mbushen me shpejtësi dhe mjekët po paralajmërojnë se sistemi shëndetësor mund të mbingarkohet me afrimin e dimrit.
Evropa aktualisht po raporton më shumë infeksione ditore sesa tre vendet të goditura më rëndë nga pandemia, Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India.
Autoritetet në Paris, së bashku me tetë qytete të tjera franceze, mes tyre Rouen, Lille, St. Etienne, Lionin, Grenoble, Montpellier, Marsejën dhe Tuluzin, kanë marrë vendim për ndalim-qarkullimi gjatë natës. Prej 17 tetorit të gjitha restorantet, lokalet e dyqanet do të mbyllen dhe banorëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpi nga ora 9 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit të ditës tjetër, për katër javë me radhë.
Duke njoftuar masat gjatë një fjalimi televiziv të mërkurën, Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi për një periudhë të vështirë përpara.
“Testimi, paralajmërimi dhe mbrojtja, ky është çelësi i strategjisë që ne duhet të zbatojmë gjatë gjithë nëntorit dhe dhjetorit, sepse do të duhet të përballemi me këtë virus deri të paktën në verën e vitit 2021, të gjithë shkencëtarët e kanë thënë qartë këtë gjë?, tha zoti Macron.
Disa banorë në kryeqytetin francez u shprehën të alarmuar rreth masave që synojnë një rikthim tek bllokimi i pjesshëm.
“Reagimi im i parë ishte se ky do të jetë një ferr”, thotë 25-vjeçarja Mathilde Weiss. ?Nuk do të kem më absolutisht jetë sociale. Jam disi e shqetësuar, e pranoj”, shton ajo.
Infeksionet me koronavirus po rriten me shumë shpejtësi në disa vende evropiane. Në Spanjë, Madridi dhe tetë bashki përreth tij kanë shpallur gjendjen e emergjencës, me kufizime të rrepta që lidhen me udhëtimet jashtë rajonit. Në Barcelonë, qeveria lokale ka urdhëruar lokalet dhe restorantet të mbyllen për 15 ditë. Kufizime të ngjashme ka edhe në të gjithë Holandën. Pronarët e bizneseve janë të shqetësuar mbi ndikimin që pritet të kenë kufizimet e reja.
?Kush do të kujdeset për pagat për këto 15 ditë? Kush do ta paguajë qiranë??, thotë Julio Rodriguez, pronari i restorantit ?Pizza Sur? në bregdetin e Barcelonës. Qeveria spanjolle e ka zgjatur mbështetjen financiare emergjente për bizneset. Por kostoja ekonomike në të gjithë Evropën po rritet.
Republika Çeke është ndër vendet më të goditura. Numri i pacientëve të shtruar me Covid-19 këtë javë, ka qenë gjashtë herë më i madh sesa numri i shënuar gjatë kulmit të pandemisë, në valën e parë të virusit në pranverë. Vendi ka numrin më të lartë në Evropë të infeksioneve të reja me koronavirus krahasuar me numrin e popullsisë.
Mjeku Sterghios Moschos, i universitetin britanik të Northëmbrias thotë se rritja e infeksioneve në Evropë ka të ngjarë të jetë nxitur nga rikthimi i të rinjve në shkolla dhe universitete në shtator.
?Do të përfundojmë duke e shkarkuar këtë barrë tek të moshuarit apokategoritë me të prekshme nga sëmundjet”, thotë zoti Moschos për Zërin e Amerikës. “Si rezultat do të shohim rritje të shtrimeve në spitale brenda disa ditësh”, shton ai.
Britania po zbaton një sistem bllokimesh me tre nivele. Qyteti i Liverpulit ndodhet në nivelin më të lartë të tyre. Mjekët thonë se më shumë se 95 për qind e shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv në qytet janë të mbushura. 61 vjeçari Jerry MacNally, banor i Liverpulit, thotë se ai i mbështet masat e reja.
?Nëse thjesht vazhdojmë normalisht, do të përhapet gjerësish. Do të jetë si tuberkulozi vite më parë kur shumë njerëz humbën jetën”, thotë zoti MacNally.
Londra dhe disa rajone të tjera angleze janë futur në nivelin e dytë tëbllokimit, duke kufizuar grumbullimet brenda familjeve.
Sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock u tha ligjvënësve të enjten se: “ne duhet të veprojmë për ta ndalur virusin përmes veprimit lokal, në radhë të parë, është mjeti më i mirë që ne kemi ndërsa punojmë, me shkencëtarët dhe teknologjinë për ta përmirësuar përgjigjen ndaj pandemisë”, siç tha ai.
Mjeku Sterghios Moschos i tha Zërit të Amerikës se bllokimet e lokalizuara nuk do të jenë të mjaftueshme për ta përmbajtur koronavirusin.
“Kufijtë mes rajonit të Liverpulit, Mançesterit dhe Londrës, për shkak të transportit modern, janë poroze”, tha zoti Moschos.
“Këto masa do të jenë gjysmake nëse njerëzit nuk qëndrojnë realisht në shtëpi e nuk lejohen të dalin, në mënyrë që të kufizohet transmetimi i virusit. Sa më gjatë ta lëmë atë, aq më gjatë do të kemi nevojë për masa më të forta për ta bllokuar koronavirusin”.
Me mbushjen e spitaleve dhe rritjen e numrit të vdekjeve në të gjithë Evropën, shkencëtarët thonë se kontinenti do të përballet me një dimër të vështirë përpara./voa
Zyrtarët e ngarkuar për sigurinë e zgjedhjeve të ardhshme pr...
Presidenti republikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat...
Miliona persona në Londër, Eseks, Jork dhe zona tjera përbal...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ësht...
Situata e pandemisë imponon mënyra të reja në organizimin e ...
Raportet mes Greqisë dhe Turqisë vijojnë të tensionohen, ndë...
Barron Trump, djali i presidentit të Shteteve të Bashkuara, ...
Rritja e shifrave të të infektuarve me koronavirus, ka bërë ...
Bashkimi Evropian ra dakord që të vendosë sanksione kundër g...
Në Kosovë u konfirmuan këtë të mërkurë 80 raste të reja me k...
Fondacioni për Shoqëri të Hapur (KFOS) i dhuroi Kosovës 100,...
Gjykata në Athinë ka dënuar me 13 vite burg ekipin drejtues ...
Gjermania ka regjistruar më shumë se 5,000 raste me koronavi...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikha...
Tre javë para ditës së zgjedhjeve, një numër i vogël ai atyr...
Organizata Transparency International e ka renditur Rusinë, ...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ashpërsuar masat për të pa...
Autoritetet shëndetësore në Francë kanë paralajmëruar për mb...
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një viktimë...
Kompania e medias sociale Facebook njoftoi të hënën se po nd...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...