Keni bërë plane për fundjavën?/ Moti do t’iu surprizojë
Pas një periudhe paqëndrueshmërie, gradualisht mbi vendin to...
Kërkesat për azil nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian + kanë shënuar rritje në korrik për të dytin muaj radhazi, pasi ishin reduktuar ndjeshëm në periudhën e karantinës.
Sipas statistikave të publikuara nga Zyra Europiane e Azilantëve (EASO), në korrik, kërkesat për azil për herë të parë dhe riaplikime nga shqiptarët ishin 505 në total. Në krahasim me qershorin, kërkesat për azil janë rritur me 28%.
Me fillimin e karantinës dhe bllokimin e rrugëve ndërkufitare, kërkesat për azil ranë ndjeshëm, duke zbritur në vetëm 90 në maj. Për 7 mujorin, aplikimet ranë me 72%, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Por, në korrik, Shqipëria, ndonëse është e 14-a për aplikimet për azil në numër, u rendit e dyta, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të EASO dhe popullsisë përkatëse të vendeve kryesore azilante të përpunuara nga Monitor.
Siria është e para në botë, me 35 aplikime për azil për 100 mijë banorë. Shqipëria vjen e dyta, pasi ndonëse në numër ka më pak aplikanë se Afganistani, Venezuela, Kolumbia
Iraku, Pakistani, Turqia etj, ka një popullsi shumë më të ulët. Në korrik, nga vendi ynë kishte gati 18 aplikime për 100 mijë banorë.
Në vend të tretë është Gjeorgjia (14.4), më pas Venezuela (13.3) dhe i pesti është shteti tjetër shqipfolës, Kosova, me 10.2 aplikime për 100 mijë banorë në korrik.
Shqiptarët janë këmbëngulës për të ikur, teksa sipas EASO kanë një numër të lartë riaplikimesh.
Ikin të rinjtë
Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Eurostat treguan se pjesa më e madhe e aplikimeve për azil nga Shqipëria po bëheshin nga të rinjtë. Nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.
Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç.
15.3 mijë persona, ishin të grupmoshës 18-34 vjeç.
Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.
Aplikimet në BE+
EASO njoftoi se pasi arritën një rekord të ulët në prill (8 730), kërkesat për azil kanë qenë në rritje për të tretin muaj radhazi. Në korrik, rreth 42 922 kërkesa u regjistruan në BE +, me rritje 36% nga qershori. Megjithatë, tendencat e azilit mbetën në nivele mjaft më të ulëta se muajt para-COVID të janarit (65 692) dhe shkurt (61 421). Kjo tregon që ndikimi i masave emergjente nuk është zhdukur dhe në fakt pothuajse të gjitha vendet e BE + kanë marrë më pak aplikime sesa në fillim të vitit. Për më tepër, kërkesat për azil vazhduan të përqendroheshin në një numër shumë të kufizuar vendesh, me tre të katërtat e të gjitha kërkesave të depozituara në vetëm katër vende të BE +.
Në korrik, sirianët (6 143 ose 14% të totalit), afganët (3 801 ose 9%), venezuelianët (3 777 ose 9%) dhe kolumbianët (2 986 ose 7%) paraqitën më shumë aplikime në BE +, duke përbërë së bashku dy të pestat e të gjitha aplikacioneve. Rritja e kërkesave për azil varionte midis + 51% për sirianët dhe + 21% për afganët.
Irakianët, Pakistanezët, Turqit, Nigerianët, Somalitë dhe Guineas gjithashtu paraqitën një numër të konsiderueshëm të aplikacioneve (d.m.th. të paktën një mijë) në korrik. Të gjitha 20 vendet, me më shumë aplikime shënuan rritje në krahasim me qershorin, me zgjerimin më të madh të regjistruar për vendet e origjinës të përfshira në 10 vendet e para, siç janë Turqia (+ 72%), Iraku (+ 63%) dhe Somalia ( + 61%)
Midis shtetësive që paraqesin të paktën 300 kërkesa në korrik, përqindja më e lartë e aplikimeve të përsëritura u vu re midis shtetasve rusë (30%), shqiptarë (28%) dhe nigerian (25%)./ Monitor
Pas një periudhe paqëndrueshmërie, gradualisht mbi vendin to...
Në ditën e 11-të të grevës së urisë, naftëtarët kanë mbyllur...
Shefja e Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publ...
Banorët e fshatit Kakome janë grumbulluar sot me pankarta në...
Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ që parashik...
Sot është dita e 11 e grevës së urisë që po zhvillojnë naftë...
Moti ditën e sotme parashikohet me vranësira mesatare e të d...
Deputeti i listës së Lulzim Bashës, Kujtim Gjuzi shpesh tërh...
Një edukatore në Ballsh ka rezultuar pozitive për koronaviru...
Vijon dita e 10 e grevës së urisë së naftëtarëve të Ballshit...
Ditën e sotme parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët d...
Këngëtari Stefi Prifti ka bërë një apel të fortë ndaj qyteta...
Ditën e djeshme është mbyllur kopshti numër 17 në Korçë pasi...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka sqaruar de...
Mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter u riatd...
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka bërë një sqari...
“Të gjitha bluzave të bardha do t’ua rrisim pagën 40% me bux...
Rëndohet gjendja e naftëtarëve në ditën e nëntë të grevës së...
Bashkimi Europian do të vendosë rregulla të reja për 62 shte...
Xhevit Agalliu është një nga punonjësit më të vjetër të uzin...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...