Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Dy ditë më parë, PD ka mbyllur procesin e votimit për kandidatët që do garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, në qarkun e Korçës.
Përtej asaj që CNA.al ka raportuar, ku u duk qartë se Korça i dha një leksion të mirë Lulzim Bashës, duke i refuzuar tre ish-deputetë dhe një ish-kryebashkiak, në fakt ky process nxori në dritë edhe një detaj tjetër.
Nëse do të shohim me kujdes shifrat e deklaruara zyrtarisht në lidhje me votimet e djeshme në Korçë, lindin dyshime të forta manipulimi.
Dje në Korçë u tha zyrtarisht se anëtarësia e PD-së është 1375 vetë.
Një detaj tjetër është fakti se në 2017, gjatë garës për kreun e PD-së, u deklarua se Lulzim Basha mori 1349 vota, ndërsa Eduard Selami 127 vota. Pra në total del se kanë votuar 1476 persona.
Si dalin 1476 vota, kur PD-ja ka 1375 anëtarë?
Kanë vdekur 100 veta në katër vite? Kanë ikur nga PD-ja?
Pra, PD-ja është braktisur?
Por, Luli pretendon se do të fitojë, se partia po rritet. Si ka mundësi që në 2017 në Korçë kanë qënë më shumë votues dhe tani janë më pak?
Ose janë manipuar dhe shifrat e tij janë të gënjeshtërta në të dyja rastet, ose është luajtur me anëtarsinë. Pra, anëtarësia është më e madhe.
Çfarë ndodh?
Një herë deklarohet 1375, një herë 1600, sipas interesave. Dhe duke qënë se në Korçë është treguar me foto, fakte dhe video që gjatë votimit kanë marrë pjesë 600-700 persona, shifra është dyfishuar dhe kutia është mbushur, për t?u shpallur ai rezultati që është shpallur.
Megjithëse ka disa raste që kutitë nuk ka nevojë të mbushen, se s?ka kush të kërkojë rinumërim. Eduard Selami nuk do të kërkojë rinumërim.
Tani që përplasja në bazë është më e fortë ndodh ky fenomen, si në Devoll, Maliq apo në Pogradec, ku votojnë rreth 500 vetë, ndërkohë që në vitin 2017, Pogradeci është deklaruar mbi 1 mijë. Si u përgjysmua lista e Pogradecit?
Vdiqën? Ikën? Apo është mbushur kutia në 2017?
E njëjta situatë është dhe në Maliq, ku rreth 400-500 vetë kanë ikur. Si votuan 1200 kur lista e anëtarësisë deklarohet me 700 vetë? Si u përgjysmua lista?
Ka disa degë që listat janë përgjysmuar, gjithmonë si listë e deklaruar anëtarësie dhe jo si pjesëmarrje në votim. Se po të hymë si pjesëmarrje në votim gropa del 60-70%, manipulimi në krahasim me 2017.
Sot sërish po gënjehet me shifrat, ose është gënjyer dje. Nuk ka një rakordim të qartë. Një herë thuhet se lista është 600, një herë na del 1300, një herë 1700, një herë 2500.
Në çdo votim dalin lista anëtarësie të ndryshme. Në çdo votim rezultatet nuk përputhen aspak. Për më tepër në 2017 kur u votua për kryetarin, dolën vota në komisionin e famshën ?Gjana?, më shumë sesa ishte anëtarësia. Nuk përputheshin fletët e votimit me rezultatin. Kishte më shumë vota sesa numri i njerëzve që kishin marrë pjesë në votim.
Kështu është edhe skandali i këtij procesi, i cili na tregoi qartësisht në qarkun e Korçës, por edhe në qarqet e tjera, sesi është manipuluar zgjedhja e kryetarit të PD-së në 2017-ën, që është denoncuar me fakte dhe video, në Vlorë dhe në Korçë. Dhe sot vazhdohet të manipulohet dhe të gënjehet sërish, në shumë nga qarqet e Shqipërisë, duke shtuar shifrat dhe duke tentuar t?i përputhin. Por, kanë harruar shifrat që kanë deklaruar në 2017 dhe kanë harruar anëtarësinë, siç po e deklarojnë sot.
Tani në katër vite, ose 20-30% e demokratëve kanë vdekur, ose kanë ikur nga PD-ja, ose Luli ka mbushur kutitë për zgjedhjen e tij dhe ka rritur anëtarësinë fiktivisht në vitin 2017, për të treguar se kishte pjesëmarrje masive. Ashtu siç po bëhet në shumë nga qarqet e Shqipërisë, duke rritur pjesëmarrjen e votuesve, për të shpëtuar nga skualifikimi shumë nga kandidatët, që ai do t?i ketë në listë./CNA.al
Përplasjet mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi R...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjjur menjëherë deklarat...
Presidenit Ilir Meta, mbrëmjen e djeshme duke folur nën efek...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në seancën e Kuven...
Ben Blushi, është i vetmi politikan dhe menaxher mediash për...
Pasditen e sotme, do të zhvillohet Asambleja e Partisë Socia...
Anëtarësia e PD së Fierit votoi ditën e djeshme kandidatët p...
Analisti Frrok Çupi bëri deklarata të forta në Open teksa u ...
Presidenti Ilir Meta sulmoi mbrëmjen e sotme analistin Baton...
Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme për përp...
Pas kalimit të Kodit Zgjedhor, kampet politike duket se kanë...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj deklaratave të ministre...
Botuesi, Fahri Balliu, njëherësh dhe këshilltar “vullnetar” ...
Avokati i njohur Spartak Ngjela është i ftuar sonte në “Open...
Presidenti Ilir Meta ka shkelur çdo lloj etike mbrëmjen e so...
Presidenti Ilir Meta është shfaqur sot në ekran ndryshe nga ...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa S...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur se ...
Sociologu Ergys Mërtiri nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryebas...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim se...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...