web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përleshje mes të rinjve në qendër të Elbasanit/ Disa të shoqëruar

3 Tetor 2020, 06:34, Kronika CNA

Një përleshje me sende të forta ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në qendër të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se në sherr janë përfshirë një grup të rinjsh, të cilët janë qëlluar me shishe, në një lokal.

Burimet bëjnë të ditur se nga përplasje, disa të rinj kanë mbetur të plagosur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar disa prej të rinjve që u përfshinë në konflikt dhe dëshmitarë.





Lajmet e fundit nga