web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plani ekonomik i PD/ Basha tregon ku do i merrte paratë për zbatimin e tij nëse do ishte kryeministër

1 Tetor 2020, 20:28, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është pyetur mbrëmjen e sotme se ku do i merrte paratë për zbatimin e planit ekonomik nëse do të ishte kryeministër.

Basha tha se këto para mund të sigurohen duke rialouar 3% të buxhetit të shtetit për vënien në jetë të këtij plani.

?Të jap një përgjigje të shkurtër për këtë, me shpresën që do i marrim pikat një nga një. Kosto totale e planit tonë prej 5 pikash anti-covid për 6 muajt e ardhshëm është afro 312 milion euro, gjithçka është e kostuar prandaj iu thashë që kemi mbledhur të dhënat, kemi caktuar prioritetet që shpresoj do ?ti marrim një nga një. Janë 312 milionë euro që ndahen në 6 muaj, 3 muaj të këtij viti teor, nëntorë, dhjetorë dhe janar shkurt mars të vitit të ardhshëm, padiskutim pas 25 prillit partia demokratike e ka gati një plan për tu përballur edhe me pandeminë edhe për të ndërtuar një ringritje ekonomike të qëndrueshme, për gjithë vendin paavarësisht prej pandemisë.

Po për këto 6 muaj, kemi të bëjmë me një tre-mujor të këtij viti buxhetor dhe një tremujor të vitit buxhetor të ardhshëm. Tani ju e dini që buxheti i shtetit, shpenzimet e buxhetit, pra të ardhurat dhe borxhi sa shpenzon qeveria shqiptare, janë diku te 4.5 miliardë euro në vit. Kaq ishte shuma. Ne propozojmë që qeveria të rialokojë mesatarisht 52 milionë euro në muaj për tre muaj të këtij viti dhe 52 milionë euro në muaj për tre muajt e parë të vitit të ardhshëm. I bie afërsisht 156 milionë euro rialokim brenda një buxheti prej 4.5 miliardë.

Që do të thotë nuk po kërkojmë rialokimin e 30 përqind të buxhetit, po kërkojmë rialokimin e 3 perqind të buxhetit. Nuk ka Shqipëtarë mos ta kuptojë që me 3 % të buxhetit, ky plan është tërësisht I financueshëm?, u shpreh ai në Syri Tv./ CNA.al





Lajmet e fundit nga