web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emrat-Kush janë dy trafikantët shqiptarë që dyshohet se i njoftoi Shkëmbi për hetimin nga Gjermania

1 Tetor 2020, 08:21, Kronika CNA

Zbardhen emrat e dy trafikantëve që po hetoheshin nga Gjermania, të cilët dyshohet se u vunë në dijeni nga ish-kreu i OFL-së Artan Shkëmbi.

Sipas Abc News, ata janë Alekandër Prroni dhe Klaudio Vukaj të cilët mësohet se ishin pjesë e një grupi kriminal që merreshin me trafik të lëndëve narkotike.
Bëhet me dije se autoritetet gjermane kishin kërkuar informacion lidhur me këta dy trafikantë, por që sipas tyre në lidhje me këtë kërkesë ishte vënë në dijeni vetë grupi kriminal.

Sipas gjermanëve ishte vetë Shkëmbi ai që dekonspiroi informacionin duke vënë në dijeni grupin e trafikantëve shqiptarë përmes një platforme chati./CNA.al





Lajmet e fundit nga