web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Operacion i Europol-it kundër krimit të organizuar/ Arrestohen 166 persona

30 Shtator 2020, 11:36, Kronika CNA

Pas një operacioni të Europol-it, kanë rënë në pranga 166 persona, i cili përfshin 34 vende mes të cilëve është edhe Shqipëria.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 17 persona për trafik të armëve, 73 për kontrabantë të emigrantëve të paligjshëm, 37 për trafik droge, 7 për trafik të armëve të paligjshme dhe trafik droge, 12 për dokumente të rreme, një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime të ndryshme  ndërsa 19 të tjerë janë arrestuar për krime të ndryshme.

Shefi i Qendrës së Krimit të Organizuar të Europolit , Jari Liukku u shpreh se kriminelët nga Evropa Juglindore po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, ndaj është  e nevojshme arritja një punë të mirë organizuar për ta parandaluar një gjë të tillë.

?Ky operacion është një sukses i jashtëzakonshëm dhe ilustron këtë bashkëpunim të fortë për zbatimin e ligjit? u shpreh ai në fjalën e tij./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga