Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Më 29 shtator, u kremtua Dita Botërore e Zemrës, që shoqërohet me një fushatë globale të informimit dhe ndërgjegjësimit mbi parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare të promovuar në të gjithë botën nga Federata Botërore e Zemrës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e thotë shumë qartë:sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Në fakt është sistemi kardiovaskular, i formuar nga zemra dhe enët e gjakut, që mbart oksigjenin dhe lëndë ushqyese në çdo qelizë të trupit, ai që në të njëjtën kohë nxjerr jashtë mbeturinat, ose substancat e dëmshme, përfshirë dioksidin e karbonit.
Rëndësia e parandalimit të sëmundjeve që në moshë të hershme
Faktorët e rrezikut për goditjet në tru, sulmet në zemër dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare, varen vetëm pjesërisht nga gjenet. Por është gjithashtu e vërtetë se anëtarët e të njëjtit grup familjar, priren gjithashtu të kenë një stil të njëjtë jetese, e cila nëse është e gabuar, favorizon goditjen në tru dhe sulmet në zemër.
Kardiologët e thonë gjithmonë:nuk është kurrë vonë për të vendosur të kesh një stil jetese të shëndetshme. Nga këtu buron rëndësia e ndjekjes që në moshë të re, të një stili jetese që e mban sistemin kardiovaskular të shëndetshëm.
Për të parandaluar sëmundjet e zemrës, do të mjaftonte të ndiqnit këto 4 këshilla:të keni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar ushqimore, të keni një aktivitet të rregullt fizik, të mos pini duhan dhe pini vetëm pak alkool, të bëni në kohë kontrolle dhe ekzaminime mjekësore.
Mbani një trup elegant
Forma fizike është jetike për një shëndet të mirë:perimetri i belit tek burrat nuk duhet të kalojë 1 metër, ai i grave jo më shumë se 88 cm. Për shembull, gruaja me një trup në formën e një molle, apo ajo me dhjamë rreth barkut, ka një rrezik më të lartë kardiovaskular.
Prandaj është e nevojshme të ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar ushqimore, dhe ideale është dieta mesdhetare:shumë fruta, perime dhe peshk, bishtajore, drithëra. Pak kripë, yndyrë, dhe ëmbëlsira. Mish të bardhë (pule, lepuri, gjeldeti) në vend të mishit të kuq.
Angazhohuni në sporte të ndryshme
Të paktën gjysmë ore në ditë aktivitet fizik, zvogëlon me 25 për qind rrezikun e sëmundjeve të zemrës. 30 minutat mund të shpërndahen gjatë ditës, por rregullsia e tyre është vërtet e rëndësishme. Natyrisht, ata që nuk janë shumë të trajnuar nuk duhet ta stërmundojnë shumë trupin e tyre, pa pasur më parë një kontroll ??mjekësor.
Për më tepër për një qarkullim të mirë të gjakut, është e dobishme të mos qëndroni ulur për një kohë të gjatë. Për shembull, ata që punojnë ulur dhe qëndrojnë të gozhduar në tavolinë për orë të tëra, duhet t?i mbajnë këmbët paksa të ngritura nga një mbështetëse për këmbët dhe të ngrihen çdo herë për të shtriqur këmbët e tyre, ashtu siç rekomandohet për ata që udhëtojnë për orë të gjata me aeroplan.
Mos e pini duhanin, dhe konsumoni vetëm pak alkool
Tymi i duhanit përmban rreth 4800 kimikate, dhe shumë prej tyre dëmtojnë zemrën dhe enët e gjakut. Në fakt, gjasat e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare zvogëlohen që pas 1 viti nga lënia e duhanit. Dhe pastaj kushtojini vëmendje sasisë së alkoolit që konsumoni:doza e rekomanduar është një gotë verë në ditë për gratë, dy për burrat. Adoleshentët, sidomos vajzat, nuk duhet të pinë fare alkool:ata nuk kanë zhvilluar ende enzimat që e tretin atë.
Shkoni në kohë për vizitë tek mjeku
Dhimbjet e kokës, anomalitë e ritmit të zemrës, valët e nxehtësisë trupore, ankthi dhe ndjenja e marramendjes:këto janë sinjalet e trupit që nuk duhen nënvlerësuar asnjëherë. Për këtë arsye këshillohet të shkoni te mjeku për analiza dhe kontrolle specifike një herë në vit duke nisur nga mosha 35-40 vjeç.
Ndër të tjera, gjëndra tiroide e grave pas menopauzës mund të nisë të funksionojë në mënyrë të çrregullt:prandaj kini kujdes nga rëniet e papritura apo shtim në peshë, sepse kur tiroidet nuk funksionon mirë, kjo rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Së fundmi, është mirë që të dini se disa ilaçe kanë efekte anësore në zemër dhe enët e gjakut. Ata që i nënshtrohen ndonjë terapie për një kohë të gjatë, duhet të vlerësojë bashkë me mjekun, rritjen e mundshme të rrezikut kardiovaskular./ Focus.it-Përshtatur nga CNA.al
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është pyetur mbr...
Katër punonjëse të postës së Durrësit janë infektuar me Covi...
Gjatë ditës së sotme në media qarkulloi lajmi se Gjimnazi ‘S...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi me bi...
Nikole Mitchell, është një vajzë e rritur në një familje të ...
Ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu është e ftuar so...
Numri i njerëzve që kanë humbur jetën nga COVID-19 në botë k...
Brenda pak muajsh pandemia e Covid-19 është spostuar nga një...
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 o...
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vijon të mbetet i l...
29 shtatori shënon ditën Botërore të Zemrës e cila synon të ...
Modelja shumë e njohur, Elsa Husk i ka habitur të gjithë me ...
Pasi të zgjohemi në mëngjes, gjëja e parë që shumë prej nesh...
Linda Halimi është një nga këngëtaret që është vlerësuar shu...
Shefi i famshëm, Nusret Goçke është gjendur para një situate...
Petek Dinçoz ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e trishtë pë...
Për këngëtaren Rozana Radi sot është një ditë e veçantë pasi...
Pas videos që bëri xhiron në rrjetet sociale ku Mozzik dhe L...
‘Thembra e Akilit’ e kancerit është zbuluar nga shkencëtarët...
Këngëtari Robert Berisha vijon të bëjë zhurmë me deklaratat ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...