PD nxjerr videon/ Si Edi Rama kopjoi programin tonë
Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Tel...
Në Shqipëri, shumica socialiste shtyu për javën e ardhshme miratimin e ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa deklaroi sot se është e gatshme të bëjë një tjetër përpjekje për të gjetur një kompromis me opozitën jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këtë e bëri të ditur, në një shpjegim të gjatë, dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, deputeti Damian Gjiknuri, si kundërpërgjigje ndaj argumentave të paraqitura dy ditë më parë nga përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi dhe ai i LSI-së, Petrit Vasili. Opozita jashtë parlamentare, kërmbëngul se nuk ka arsye që të ndryshojë formula e deritanishme e koalicioneve, ndërkohë që listat e kandidatëve bëhen plotësisht të hapura.
Në letrën e tij, zoti Gjiknuri ndonëse hedh poshtë argumentat e opozitës, shprehet se propozimin e PD-LSI-së do t?ja përcjellë Komisionit të Ligjeve i cili ?po shqyrton amendamentet për të përafruar qëndrimet me propozimet që ka sjellë dhe opozita parlamentare?, shkruan përfaqësuesi socialist duke shtuar se ?natyrshëm do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet dhe filozofinë e re që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese për çështjen e koalicioneve?. Praktikisht për këtë temë ai mbyll çdo shteg diskutimi të mëtejshëm. Socialistët këmbëngulin se ndryshimet kushtetuese imponojnë koalicione me një listë të vetme kandidatësh dhe jo në formën që ka ekzistuar deri më tani, ku secila parti, pjesmarrëse në koalicion, kishte një listë të sajën.
Nga ana tjetër, ai ka lënë të hapur derën për të diskutuar rreth formulës së listave të hapura apo dhe pragun, ndërsa shkruan se bisedimet do të duhet të fokusohen ?në çështjet e tjera të projektligjit, siç janë pragu apo mënyra e ri-rënditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale të zgjedhësve?. Propozimi socialist për listat është kritikuar me forcë dhe nga opozita parlamentare, e cila ishte në fakt nxitësja e ndryshimeve që do të lejonin lista të hapura, ku deputetët të mund të zgjidhen në bazë të preferencave të votuesve.
Ndërsa dje shumica dukej e vendosur për të ecur përpara me shpejtësi drejt përmbylljes së ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, dhe kishte parashikuar që gjatë ditës së sotme të miratonte ndryshimet për t?i votuar më pas të enjten në sallë, ajo bëri një hap pas, duke shtyrë votimin për të hënën e ardhshme, ndërsa të enjten do të ulet të diskutojë në Këshillin politik me opozitën jashtëparlamentare.
Ky ndryshim duket se është ndikuar nga presioni i faktorit ndërkombëtar. Gjatë ditës së djeshme ambasadorja amerikane Yuri Kim përshëndeti opozitën jashtëparlamentare e cila u shfaq me një propozim konkret të sajin. Ambasadorja amerikane përsëriti dhe një herë se marrëveshja e 5 Qershorit që çoi në disa ndryshime të Kodit zgjedhor, bazuar në rekomandime të OSBER-ODIHR-it ?është arritur në një mënyrë që ishte gjithëpërfshirëse dhe transparente. Çdo palë që e ka nënshkruar atë letër duhet t?i qëndrojë fjalës së dhënë. Eshtë çështje nderi. Firma ime nuk është mbi atë letër. Ata që e firmosën janë personat përgjegjës për të zbatuar 5 qershorin. Pritshmëria ime është që 5 Qershori të respektohet e nëse palët bien dakord për masa të tjera përtej 5 Qershorit, ne do ti mbështesim?, theksoi ambasadorja Kim.
Edhe ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në një postim në Twitter ritheksoi ?qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 Qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore , duhet të respektohet. Ne gjithashtu nënvizojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e Kodi zgjedhor, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadër të Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament”./voa
Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Tel...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur akuz...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bard...
Deputeti Andi Përmeti, deklaroi se Partia Bindja Demokratike...
Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka publikuar një video...
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për zgjedhjen e KQZ-së së re...
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Leg...
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në rrje...
Partia Demokratike i është përgjigjur ministres së Shëndetës...
Mesditën e sotme kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një ba...
Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje komunitetit ...
Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadep...
“Mos gënjeni se nuk keni nevojë!” Kjo është thirrja që bëri ...
Ish-kreministri Sali Berisha me anën e një postimi në rrjete...
Presidenti Ilir Meta vlerësoi sot mjekun e shquar ortoped dh...
Kanë kaluar vetëm dy muaj nga emërmi i kryetarit të ri të Ko...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas ...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka komentuar dr...
Në konferencën për shtyp para gazetarëve kryeminstri Rama ës...
Zbardhen detaje të tjera nga shkarkimi nga detyra i kreut të...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...