web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milani i falet Zlatanit, kuqezinjtë nisin mbarë kampionatin

21 Shtator 2020, 20:46, Sport CNA

Milan e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri të Serie A.

Rossonerët mposhtën në ?San Siro? skuadrën e Bolognas me rezultat 2:0.

Të dy golat e ndeshjes u shënuan nga Zlatan Ibrahimovic (35? 50?), i cili përkundër moshës, vazhdon të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës së Stefano Piolit.

Goli i parë i suedezit erdhi pas një asistimi nga Theo Hernadez, kurse i dyti u shënua nga pika e bardhë.

Milan takimin e radhës udhëton te Crotone, kurse Bologna pret Parmën.





Lajmet e fundit nga