web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD nuk është e ndershme”/ Goxhaj zbulon “lojën” e qeverisë me listat e hapura

20 Shtator 2020, 15:57, Politikë CNA

Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar atë që ai e quan lojë për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Goxhaj foli lidhur me debatin në Këshillin Politik për koalicionet parazgjedhore dhe listat e hapura, ndërsa pretendon se qëllimi i mazhorancës është që listat të mos hapen.

Sipas tij, listat do të caktohen vetëm nga kryetari i partisë dhe do të jenë të mbyllura. Ai ngriti akuza edhe ndaj opozitës së Lulzim Bashës, për të cilën tha në studion e Fax Neës se nuk është e ndershme dhe e pastër.

?PS ka propozuar se i vetmi që shkon lart është ai që merr votat e përqindjes mesatare që ka numri i mandateve plus një votë. Nëse në atë zonë duhen 20 mijë vota për një deputet, ka të drejtë të rirenditet. Problem është që listat nuk janë për 3 vendet që do marrësh, mund të jetë për të 5-at nëse është një zonë me 5 apo 7 vende.

Kjo do të thotë që kur fut kandidatin aty, votat do shpërndahen. Pra nuk e merr dot me atë pjesë me 20 mijë vota, por do marrësh më pak se shpërndahen votat dhe me këtë logjikë vetëm kryetari i partisë caktoi listën nga e para. Pra listat do t?i ketë Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta apo Monika Kryemadhi. Pra nuk kemi lista të hapura, por të mbyllura që i cakton kryetari i partisë. Kjo është një lojë që bën PS dhe qartazi palët e tjera kanë qenë të qarta në rezistencën e këtij argumenti, por nuk jam i bindur nëse kjo rezistencë nga ana e PD është e ndershme, e pastër dhe e sinqertë?, deklaroi avokati./ CNA.al





Lajmet e fundit nga