Video/ "Tërmet" 8 ballë, Bajerni shkërmoq Shalken
Bajern Mynih e ka nisur në mënyrën më të mirë Bundesligën e ...
Prezantohet fantazisti: Pse zgjodha Istanbulsporin Eduart Rroca udhëtoi me urgjencë drejt Turqisë pas ndeshjes Kukësi-Volfsburg, pasi u prezantua te klubi i Ligës së Parë turke, Istanbulspor. Ashtu siç ishte paralajmëruar nga ?Panorama Sport?, fantazisti do të largohej nga Kukësi për të firmosur në Turqi. Dje lojtari foli ekskluzivisht për gazetën, duke treguar pse zgjodhi Istanbulsporin, pengun me Kukësin dhe synimet për këtë transferim.
Eduart, e mbyllët te Kukësi me një penallti të humbur?
Shpresoja ta mbyllja mirë, të paktën të shënoja një gol në këtë ndeshje të fundit. Kjo ishte dëshira ime, prandaj dhe mora penalltinë përsipër. Luajtëm mirë, pavarësisht se diferencat ishin të mëdha. Më vjen keq që humba penalltinë, u mundova të godisja fort, por fati bëri që portieri ta kuptonte krahun dhe të bënte një pritje të bukur.
Tashmë jeni pjesë e Istanbulsporit. Si është historia e bisedimeve me klubin turk?
Me Istanbulsporin kam pasur kontakte gjatë gjithë kësaj kohe. Ata kanë qenë shumë të interesuar për shërbimet e mia, duke ndjekur ndeshjet e kampionatit dhe ato që luajtëm në Europë. U bindën dhe më ofruan një kontratë. I kam kërkuar gjatë kësaj periudhe presidentit Safet Gjici që të më mirëkuptonte, duke më lënë të lirë për diçka më të mirë në aspektin profesional. Më premtoi dhe kështu ndodhi. I jam mirënjohës.
Cila do të jetë kohëzgjatja e kontratës?
Kontrata ime me Istanbulsporin është për katër vite me opsion rinovimi për një sezon tjetër.
Mendoni se Istanbulspori do të jetë trampolinë për ju apo e shihni kalimin në Turqi si kulmin e karrierës?
Nuk e shikoj si kulmin e karrierës sime, por si një trampolinë për të ardhmen. Istanbulspori njihet në Turqi si një klub që bën transferta të mëdha, si brenda kampionatit, ashtu edhe në klube jashtë.
Keni ndonjë peng nga aktivizimi në kampionatin shqiptar?
Pengu im në kampionatin shqiptar është që nuk fituam titullin kampion me Kukësin, edhe pse për dy sezone rresht iu afruam. Kemi bërë maksimumin të gjithë bashkë, por kemi qenë edhe të pafat. Na ka penalizuar shumë fakti që nuk i kemi luajtur ndeshjet në Kukës. Iki me kokën lart, sepse kam dhënë gjithçka për këtë fanellë.
Lojtarë me karakteristikat tuaja ka shumë pak në Shqipëri, cilin shikoni që ju ngjason dhe mund të shpërthejë?
Më shumë po dalin mesfushorë me tipare defensive, por ka edhe disa djem të rinj që do të shpërthejnë. Është Silvio Zogaj që ishte te Vllaznia dhe Elian Çelaj, i cili është afruar së fundmi te Kukësi.
Bajern Mynih e ka nisur në mënyrën më të mirë Bundesligën e ...
PAOK barazoi ditën e sotme ndaj Atromitos me shifrat 1-1, te...
Eduart Rroca ka lënë Kukësin pas një sezoni e gjysëm dhe ësh...
Largimi i Eduart Rrocës drejt Istanbulspor ka krijuar një bo...
Topi nuk po rrotullohet dhe është i ndalur në Shqipëri! Kamp...
Tratativat për transferimin e Tiago Alkanaras te Liverpul ja...
Eduart Rroca nuk është më futbollist i Kukësit. Mesfushori d...
Fjoart Jonuzi është lojtari më i ri i Vllaznisë. Mesfushori ...
Skënderbeu është përqendruar kryesisht te lojtarët e rinj pë...
Tirana do të luajë në 1 tetor në transfertën e vështirë të Z...
Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës shorti për faz...
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti, i cili ka përcaktuar...
Stadiumi “Zeqir Ymeri” prej kohësh i është nënshtruar një ri...
Granada nuk e pati aspak të vështirë të kualifikohej për në ...
Të gjithë kemi parë eliminimin e Laçit nga Hapoel Beer Sheva...
E ardhmja e Keidi Bares me shumë mundësi do të jetë larg Mal...
Nënkampionët e Kukësir humbasin dy lojtarë të rëndësishëm të...
UEFA ka vendosur për ndarjen e grupeve para hedhjes së short...
Klubet e Kategorisë Superiore kanë nisur prej një jave bojko...
Drita është një tjetër ekip shqiptar që do të vazhdojë avent...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...