Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Policia e shtetit ka hapur në datën 10 korrik aplikimet për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme, në kuadër të procesit të nisur gjatë viteve të fundit, për të bërë pjesë të Policisë vajza dhe djem.
Kjo fazë u përmbyll në datë 10 gusht, me aplikimin e mbi 2100 vajzave dhe djemve nga të 12 qarqet e vendit.
Pas përfundimit të afatit të aplikimit, u bë verifikimi i dokumentacionit, u shpallën listat dhe u njoftuan të gjithë aplikantët për datën dhe vendin e zhvillimit të fazës së parë të konkurrimit, asaj të testimit me shkrim.
Nga data 16 deri në datën 18 shtator, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdite, duke respektuar masat anticovid.
Ndërsa paraditen e datës 16 shtator do të marrin pjesë në testim apikantët e Tiranës, duke filluar nga numri kodik 0001 deri në 0350, ndërsa pasdite pjesa tjetër e aplikantëve të qarkut Tiranë duke filluar nga numri kodik 0351 deri në 0458 dhe të gjithë aplikantët e qarkut Korçë.
Më datë 17 shtator paradite do marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Berat, Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa pasdite të gjithë aplikantët e qarqeve Fier, Lezhë e Kukës.
Më datë 18 shtator paradite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Vlorë dhe Elbasan, ndërsa pasdite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Durrës e Dibër.
Aplikantët që do t?i nënshtrohen testimit me shkrim, paraditen e çdo dite konkurrimi duhet të paraqiten sipas grafikut të konkurrimit, në orën 07:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ata të pasdites duhet të paraqiten në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.
Aplikantët duhet të kenë me vete fletën e regjistrimit të lëshuar nga DVP-ja ku ka aplikuar, kartën e identitetit, si dhe maskën mbrojtëse, pa të cilën nuk do të lejohen të hyjnë në testim.
Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimit, nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit.
Të dyja fazat e testimit gjatë tre ditëve do monitorohen me kamera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Pyetjet e testimit me shkrim do të prodhohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe do të tërhiqen nga komisioni në orën 07:00 të mëngjesit dhe do jenë pyetje me karakter të formimit të përgjithshëm.
Testet janë në kuti të mbyllura e me vulë dhe hapen në prezencë të aplikantëve. Çelësi i përgjigjeve të testimit tërhiqet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në momentin kur përfundon testimi dhe mblidhen testet e pjesëmarrësve.
Në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë të zgjedhur si përfaqësi nga vetë aplikantët, bëhet korrigjimi me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve.
Renditja e pikëve do bëhet në bazë të qarqeve dhe të kuotave që kanë DVP-të.
Çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Akademinë e Sigurisë, në zyrën e Burimeve Njerëzore dhe më pas kjo ankesë i përcillet Komisionit të Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një 33-vjeç...
Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ng...
Një tjetër aksident me pasjë humbje jete është shënuar në r...
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në f...
Një ngjarje e rëndë ashtë regjistruar pasiten e sotme në Dur...
Një vatër zjarri ka rënë në ambientet e jashtme të burgut të...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë-...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policis...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg 40 ditë” ...
Pas aksidentit tragjik ku humbënjetën dy vajza, ka folur bab...
Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të d...
Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik, ku dy v...
Detaje të reja kanë dalë pas aksidentit të tmerrshëm të ndod...
Protesta e naftëtarëve të rafinerisë së Ballshit, ka ardhur...
Polica e shtetit ka arrestuar në flagrance 25 vjeçarin me in...
Një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në qytetin e Tepel...
Policia e shtetit ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura...
Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mor...
Janë identifikuar dy vajzat që humbën jetën mbrëmjen e sotme...
Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...