web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plas në LSI/ Mona shet Haxhinaston: Të mbrojë veten, ka qenë me Ramën

9 Shtator 2020, 20:03, Politikë CNA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar sot lidhur me vendimin e gjykatës në Arbitrazh kundër qeverisë shqiptare, ku firma ?Aktor? e cila ishte kontraktuesja për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, thuhet se ka fituar 44 milionë euro nga qeveria shqiptare.

Pas të gjithë këtij skandali qendrojnë në hije edhe ministrat e Infrastukturës, gjatë kohës së ardhjes së Rilindjes në pushtet nga viti 2013 deri ne vitin e 2017 ku ministrinë e Infrastukturës e drejtonin dy ministra të LSI, Edmon Haxhinasto dhe Sokol Dervishi.

Gjithçka fillon gjatë kohës kur ministria e Transporteve drejtohej nga Edmond Haxhinasto. Është ky i fundit përgjegjësi kryesor, ish drejtoresha Majlinda Gjonaj, ish drejtori i arrestuar i rrugëve Dashamir Gjika, më pas ish ministri i Transporteve Sokol Dervishaj dhe ish drejtori i projektit të rrugës Tiranë-Elbasan gjatë kohës që drejtohej nga Dervishaj, Alban Aliko.

Lidhur me akuzat që rëndojë mbi Haxhinastos, Kryemadhi nuk ka nguruar të shesë ish ministrin e LSI teksa deklaroi se ai duhet të mbrohet vetë.

?Haxhinasto të mbrojë vetën! Se ai ka qenë ministër Transporti, ai ka firmosur buxhetet me Ramën për katër vjet, kështu që të dalë të mbrohet vetë?, tha Kryemadhi në studion e ?Open?.

Nga 2013 deri në 2017 janë bërë të gjitha zullumet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe të gjitha zullumet drejtoheshin nga Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj dhe në fund janë firmosur nga Albion Aliko. Edmond Haxhinasto,  ka shkaktuar dëm ekonomik, sepse ka firmosur dokumenta me ndryshime projektesh.CNA.al

LSI pas skandalit me gjyqin 44 milionë euro për kompaninë greke të rrugës Tiranë – Elbasan

Skandali me gjyqin 44 milionë euro/ Faktet që akuzojnë Edmond Haxhinaston, zyrtarët e LSI dhe provat për SPAK





17:46 Politikë

Mbahu Fatmir!

Sot në një dalje për mediat kreu i Partisë Republikane që mb...

Lajmet e fundit nga