Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Parandalimi i rikthimit të Covid-19 në Europë. Të rinjtë nuk po u binden rregullave
Zakonisht, valët e një epidemie kanë tendencën të ngrihen si një cunami ? ngadalë, pothuajse pa u ndier, derisa vjen një pikë kur rriten menjëherë. Në disa pjesë të Europës, tani ekziston frika se rastet e Covid-19 mund të jenë sërish duke iu drejtuar një pike të rrezikshme të infeksionit, shkruan The Economist.
Në Spanjë, rastet e reja ditore janë rritur ndjeshëm, gati dhjetë herë më shumë se në qershor, kur u hoqën masat izoluese. Rritje më pak dramatike, por gjithsesi shqetësuese, kanë filluar të vihen re edhe në vende të tjera të Europës.
Tani për tani, rritjet e rasteve në Europë vihen re kryesisht në disa shtete që janë kthyer në vatra, në rajone brenda tyre apo edhe qytete. Shkalla e infeksionit është veçanërisht e lartë në Ballkan dhe Spanjë, e cila ka shënuar rreth 27 raste për 100,000 njerëz javën e kaluar. Shkalla korresponduese e rasteve në Gjermani, Francë dhe Itali është në nivele njëshifrore.
Si në vendet me shkallë të ulët dhe të lartë të infeksionit, pjesa më e madhe e rasteve të reja shpesh përqendrohet në vendndodhje të veçanta. Afërsisht dy të tretat e rasteve në Spanjë javën e kaluar, erdhën nga vetëm dy rajone, Katalonja dhe Aragoni, ku banojnë një e pesta e spanjollëve. Rreth 20% e rasteve në Itali në të njëjtën periudhë, janë në rajonin Emilia-Romagna, ku banon vetëm 7% e popullsisë.
Nuk ka asnjë suprizë
Rritja e rasteve në të gjithë Europën nuk është aspak befasuese, thotë Hans Kluge nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndërsa masat izoluese u ndërprenë dhe njerëzit rifilluan udhëtimet dhe grumbullimet në turma, rastet e importuara dhe përhapja lokale e virusit shkaktuan rritjen e infeksionit. Por tashmë, ndryshimi është se sistemet e testimit dhe gjurmimit, i dallojnë herët rastet lokale, dhe autoritetet po i luftojnë ato me masa të lokalizuara.
Më 27 korrik, Antwerp, provinca më e populluar e Belgjikës, njoftoi një karantinë gjatë natës për lëvizjet jo të domosdoshme dhe i bëri maskat të detyrueshme në hapësirat publike; njerëzit u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur.
Grumbuj të izoluar infeksionesh janë shfaqur në të gjithë Gjermaninë, nëpër azile, vendet e punës dhe festat private, duke i detyruar zyrtarët të vendosin masa bllokuese të lokalizuara. Në mes të korrikut, autoritetet katalane vendosën një bllokim të rreptë në Lleida, një qytet me 140,000 banorë. Klubet e natës në Barcelona dhe pikat e tjera të nxehta në Spanjë, kohët e fundit u mbyllën ose u urdhëruan të mbylleshin herët.
Ndryshimi i shkallës së përhapjes së Covid-19 në të gjithë Europën, i ka nxitur vendet të bëjnë disa zgjedhje të vështira. Në një vit normal, rreth 18 milionë britanikë kërkojnë të shijojnë motin me diell të Spanjës, së bashku me shumë europianë të tjerë nga vendet në veri. Por teksa rastet në Spanjë u rritën, Britania dhe Norvegjia imponuan me shpejtësi karantina për njerëzit që vinin nga Spanja.
Pushuesit nga disa shtete të Ballkanit që duan të vijnë në Greqi, tani duhet të tregojnë provën e një testi negativ ndaj Covid-19, për të hyrë në vend. Kjo ka shkaktuar një goditje në sezonin e dobët turistik në pjesën më të madhe të Europës Jugore. Por ka pasur një lehtësim kolektiv midis zyrtarëve të shëndetësisë që i shohin me tmerr klubet e natës dhe plazhet e mbushura me të huaj të dehur.
Covid-19 tek të rinjtë
Megjithatë, mbetet ende çështja e rritjes së transmetimit në nivel lokal. Në Europë, është rritur tendenca e rasteve të reja, kryesisht tek të rinjtë, në të njëzetat dhe tridhjetat; rastet e infektimit në grupe si pasojë e festave të mëdha janë vënë re vazhdimisht në të gjithë kontinentin.
Politikanët gjermanë kanë paralajmëruar se qytetarët po i shpërfillin gjithnjë e më tepër rreziqet; sondazhet konfirmojnë dyshimet se gjithnjë e më pak persona po i shmangin hapësirat e mbushura me njerëz. Doktor Kluge thotë se tani Europa duhet të shohë si përparësi problemin e mungesës së respektimit të rregullave nga të rinjtë. Nëse kjo dështon, thotë ai, së shpejti, infeksionet do të përhapen tek më të moshuarit dhe njerëzit më të rrezikuar.
Teksa sezoni veror do t?i afrohet fundit, nevoja për të përmbajtur shpërthimet e virusit do të rritet gjithnjë e më tepër në të gjithë Europën. Një shqetësim i madh në të gjitha vendet është vjeshta, kur njerëzit fillojnë të kalojnë më shumë kohë në ambiente të mbyllura dhe gripi dhe infeksionet e tjera të frymëmarrjes rriten si çdo vit, duke mbushur shtretërit e spitaleve.
Vendet që do të arrijnë këtë periudhë, duke mbartur edhe një numër të lartë rastesh Covid-19, mund të përjetojnë një rikthim në rritjen eksponenciale të virusit që do t?i mbingarkojë sërish spitalet. Në të gjithë Europën, shtetet janë të përgatitur më mirë për një valë të dytë se sa për të parën, me masa të reja për të frenuar përhapjen e Covid-19 në spitale dhe me mundësimin e shtretërve shtesë dhe spitaleve në terren. Por fakti sesa shumë do të goditen nga virusi, do të varet nga niveli i respektimit të rregullave nga qytetarët, në këtë normalitet të ri./Monitor
Ish presidenti Bujar Nishani ka humbur njeriun e tij të shtr...
Lajme të mira për të gjithë ata që kanë planifikuar pushime ...
Është përcjellë sot për në banesën e fundit kirurgia e njohu...
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me rreth 15 hekta...
Një zjarr ka përfshirë rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotë...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë një me...
Lajme të mira për të gjithë ata që kanë planifikuar pushime ...
Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare kirurgia e njohur ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon kotrollet në të gjithë...
Vijojnë të mbeten të larta shifrat e rasteve të reja me koro...
Mjekja e Infektivit Entela Kolovani ka folur lidhur me dy ra...
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ishte në ...
Numri mesatar i kontribuuesve në skemën e sigurimeve shoqëro...
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën nd...
Ndërsa bota vazhdon të përballet me koronavirusin e ri, ajo ...
Spitali i Elbasanit vazhdon të mbetet një vatër e nxehtë e C...
Më 14 shtator fëmijët do të rikthehen në shkolla pas një pau...
65-vjeçari që u hodh nga kati i katërt i spitalit “Shefqet N...
Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes një reagimi në r...
Pas këshillave që Kryeministri u la drejtuesve të Drejtorive...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...