web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U kap në Muriqan me 53 kg drogë/ Gjykata e Shkodrës lë në burg italianin

5 Shtator 2020, 17:12, Kronika CNA

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën burg pa afat për italianin i cili u kap në Pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me 53 kg lëndë narkotike.

Droga e llojit cannabis iu gjet e fshehur në tre bombula gazi.

Cristino Trapani, në praninë e Avokatit Anton Kosteri, deklaroj përpara Gjykatëses se lënda e gjetur ishte e tija dhe nuk ka bashkëpunuar me asnjë person për të kryer këtë veprim.

Gjithashtu, ai pretendoj se këtë veprim e ka kryer për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike.

Ndërkohë vetë avokati i italianit ka kërkuar arrest shtëpie, ndërsa nga ana tjetër prokurori Astrit Halilaj, ka kërkuar arrest në burg./CNA.al





Lajmet e fundit nga