Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin për autorin
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 1...
Një javë më parë, CNA.al raportoi në lidhje me një skandal të padëgjuar më parë, në të cilin është përfshirë Ministri i Brendshëm, Samndër Lleshaj.
Bëhet fjalë për një makinë luksoze tip BMW, e cila vlen rreth 100 milionë, e blerë nga Policia e Shtetit, për Oficerin e Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Berlin.
Por, çfarë ndodh
Në fakt makina nuk ka qëndruar në Berlin, por është sjellë në Shqipëri , është targuar me targa shqiptare dhe përdoret nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Pra, mjeti i cili nuk duhej të dilte nga territorit gjerman, në fakt është sjellë në Shqipëri, në kundërshtim me ligjin, thjeshtë dhe vetëm që ministri të shëtisë me një makinë luksoze.
CNA.al publikoi foto të bëra rreth dy muaj më parë, në oborrin e Policisë së Shtetit, ku ishte parkuar makina me targa Gjermane.
Më pas makina është targuar me targën AA 976 UT dhe sikurse shikohet nga foto më poshtë, është dërguar në Ministrinë e Brendshme, dhe përdoret nga Sandër Lleshaj.
CNA.al po ashtu disa ditë më parë, publikoi edhe foto të ministrit Lleshaj në Korçë, ku sigurisht binte në sy edhe mjeti luksoz.
Përplasjet mes institucioneve
Por, plotësimi i tekave të ministrit, i cili paska ?dashuri? të madhe për mjetet luksoze ka sjellë edhe përplasje mes institucioneve.
CNA.al ka raportuar se institucionet të cilat e kanë kundërshtuar këtë blerje janë Ambasada Shqiptare në Berlin dhe Ministria e Jashtme.
Po ashtu një person i cili ka debatuar ashpër dhe ka kundërshtuar blerjen e mjetit është edhe ish-Nëndrejtoresha e Përgjithshme e Policsë së Shtetit, Aida Hajnaj e cila aktualisht është në krye të BKH-së.
Po ashtu CNA.al një javë më parë i është drejtuar me një shkresë zyrtare Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku kërkojmë informacion në lidhje me mjetin në fjalë.
Nga Policia nuk kemi ende asnjë përgjigje zyrtare.
Ndërsa DPSHTRR ka kthyer një përgjigje qesharake, ku thuhet se ?Nuk mund të japim të dhëna personale të shtetasve pa pëlqimin e tyre?. (Lexo këtu)
Në fakt një përgjigje kjo tepër qesharake dhe skandaloze nga një institucion që mbahet me taksat e shqiptarëve.
Ne nuk kërkuam asnjë informacion personal, por kërkuam informacion për një mjet të blerë nga taksat e qytetarëve dhe që përdoret nga një funksionar shtetëror, që edhe ai paguhet po me taksat e qytetarëve.
Ndërkohë, CNA.al i është drejtuar me një shkresë edhe Komisionerit për Të Drejtën e Informimit, dhe presim përgjigjen zyrtare të institucionit në fjalë.
Por, fakti është se prej një jave nga publikimi i këtij skandali, ministri Sandër Lleshaj ka zgjedhur të ?kyçë? gojën, me shpresën se ?çudia më e madhe tre ditë zgjat”, duke thelluar kështu më tej skandalin e tij./ CNA.al
Skandali me makinën 100 milionëshe/ Kur do flasë Sandër Lleshaj për BMW-në luksoze?
Makina 100 milionëshe e Sandër Lleshajt/ Thellohet skandali për blerjen e mjetit nga policia
Skandali me makinën 100 milionëshe/ Tre faktet që akuzojnë Sandër Lleshajn
Foto+Video-Skandali me makinën 100 milionëshe/ Sandër Lleshaj zbarkon në Korçë me BMW luksoze
Zbulohen detaje të reja nga skandali i makinës 100 milionëshe të Sandër Lleshajt
Ish-kryeminstri Sali Berisha ka folur së fundi në me çështje...
Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ditën e sotme m...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka zhvil...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka përshëndetur marr...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në rrjete...
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka “kritik...
Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari pasi i propozioi presid...
Avokati i njohur Sparatk Ngjela ka reaguar për marrëveshjen ...
Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi ka reaguar ashpër ndaj kryemin...
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cak...
Partia Agrare Ambientaliste ka reaguar pas arritjes së marrë...
Deputetja Rudina Hajdari e ftuar mbrëmjen e sotme në Abc New...
Deputetja Rudina Hajdari ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në...
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi thote se 1...
Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka reaguar pas n...
Kreu I PD, Lulzim Basha ka reaguar pas nënshkrimit të marrëv...
Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas marrëveshjes së arritur ...
Kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, pas nënshkrimit të mar...
Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi ka ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...