Një orë pas takimit me Ramën/ Basha mbërrin me Bylykbashin në zyrën e Metës
Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha ka shkuar pak minut...
Nga Klodian Tomorri
Dy ditë më parë, Autoriteti Portual i Durrësit hapi një tender 3.7 miliardë lekë ose 30 milionë euro për të dhënë menaxhimin dhe operimin e terminalit të konteniereve tek privati për 5 vjet.
Në fakt, tenderi me firmen e drejtorit Pirro Vengu, është një koncesion i maskuar, që privatizon buxhetin e Autoritetit Portual të Durresit, ndërsa procedura e prokurimit një aferë kamikazësh.
Sipas dokumentave, kompania e përzgjedhur do të menaxhojë dhe operojë terminalin e kontenierëve për 5 vjet dhe për këtë shërbim do të paguhet 30 milionë euro nga Autoriteti Portual. Kompania private nuk bën asnjë investim dhe asnjë shpenzim mirëmbajtje të infrastrukturës së Portit.
Thjesht ngarkon-shkarkon kontenierët dhe paguhet me shifren e majme nga Autoriteti Portual, ndërkohe qëe investimet dhe mirëmbajtjen do e kryejë vetë Autoriteti me para publike. Kjo e bën koncesionin praktikisht një instrument të transferimit të parave publike në llogari private.
Praktikisht përmes këtij koncesioni, Autoriteti Portual ka transferuar të gjithë fitimin e një ndërmarrje publike tek një biznes privat. Në vitin 2018, fitimi i terminalit të konteniereve ishte sipas të dhenave zyrtare 430 milionë lekë.
Përmes koncesionit, Autoriteti Portual i transferon privatit, 750 milionë lekë në vit. Ky është një mekanizëm i paster i transferimit të parasë publike në llogari private.
Ky është objekti uleritës i koncesionit. Procedura e Prokurimit është edhe më ulëritëse. Sipas ligjeve në fuqi, çdo proçedure prokurimi me vlerë mbi 1 miliardë lekë duhet të jetë e hapur dhe ndërkombëtare.
Autoriteti Kontraktor është i detyruar që pasi të shpallë garën të bëjë njoftim në gazetat ndërkombëtare dhe të vendosë një afat të paktën 52 ditë për dorëzimin e ofertave, për t?u lënë kohë sa me shumë kompanive që të marrin pjesë në tender. Kjo rrit konkurrencen në tender dhe ul koston që paguajnë qytetarët.
Por në vend të tenderit të hapur ndërkombetar që dikton ligji i prokurimeve, Autori Portual i Durrësit ka zgjedhur një procedure të kufizuar, thuajse prokurim të drejteperdrejtë, që zhvillohet me dy faza. Fillimisht Autoriteti Portual njofton kompaniteë të shprehin interes, skualifikon ato që sipas tij nuk plotësojnë kriteret dhe kompaninë ose kompanitë e kualifikuara i fton të dorëzojnë ofertet ekonomike.
E gjithë kjo procedure zhvillohet brenda vetëm 20 diteve duke asgjësuar praktikisht konkurrencen në garë dhe duke e servirur koncesionin e maskuar, atje ku është paracaktuar.
Nën zë flitet se koncesioni është përgatitur për një kompani bullgare, pas të cilës qëndron një politikan i fuqishëm në Durrës. Gjithçka thuhet se ka nisur një vit e ca më parë, gjatë një vizitë në Athinë, ku ka qënë i pranishëm edhe vetë kryeministri Edi Rama.
Koicidencat në gjithë këtë histori janë të shumta. Vetë drejtori i Autoritetit Portual zoti Vengu, është nënshtetas grek, që para disa vitesh, kur punonte në Ministrinë e Jashteme, i pat ardhur edhe fletëthirrja për ushtar nga shteti grek. Njëkohësisht në atë kohë, opozita shqiptare sapo kishte djegur mandatet, por një numër i vogël deputetësh vendosi të qëndrojë në Parlament, dhe me sa duket, nderet shlyhen me ndere. Kjo ishte dhe pikënisja e koncesionit.
Kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha ka shkuar pak minut...
Anëtari i Bindjes Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiran...
Gjykata e Tiranës pushoi sot një nga procedimet e bëra për K...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Vetëm pak minuta më parë kryeministri Edi Rama ka mbërritur ...
Ndërkohë që aleatët e Lulzim Bashës kanë propozuar 18 prilli...
Partia Republikane ka propozuar 18 prillin si datën e zgjedh...
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka dhënë detaje mbi takimi...
Presidenti Ilir Meta ka nisur konsultimet për caktimin e dat...
Propaganda e kryeministrit Edi Rama ka dështuar sërish. Rama...
Në datën 24 mars 2020 qeveria shqiptare shpalli gjendjen e f...
Mjeku epidemiolog Taulant Muka ka komentuar një foto të publ...
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh për qy...
Ish-deputeti i PD Gent Strazimiri e cilëson Operacionin Forc...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për takimin midis K...
Kryeministri Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së p...
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri edhe pse është largua...
Ish-deputetja e PD-së Grida Duma ka reaguar ashpër për rasti...
Një person po tenton të vethidhet nga një pallat në Shkozë t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...