web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosova me formacion të frikshëm/ "Dardanët" kërkojnë triumfin ndaj Moldavisë

3 Shtator 2020, 18:05, Sport CNA

Liga e Kombeve është mundësia e artë që Kosova të mund të fitojë biletën e Europianit. Duke pritur gjysmëfinalet e edicionit të shkuar, ?Dardanët? e dinë më mirë se kushdo tjetër entuziazmin e nevojshëm që duhet në këtë kompeticion. Sot, të drejtuar nga Bernard Shaland, i cili rinovoi edhe për dy vite, ?Dardanët? do të sfidojnë Moldavinë, e cila e luan në Parma ndeshjen si pritëse.

Kosova gjithashtu pjesë e Ligës C, e vendosur në grupin e 3-të kualifikues. Pas Moldavisë, me të cilën ?Dardanët? startojnë sot Ligën e Kombeve në orën 20:45, ndeshja e radhës është ajo ndaj Greqisë në stadiumin ?Fadil Vokrri? të Prishtinës, të hënën e shtatë shtatorit, një prej skuadrave që synon vendin e parë, ashtu si edhe Sllovenia. Trajneri Shaland ka bërë publike formacionin zyrtar, duke hedhur në fushë të gjithë artilerinë e rëndë që ka në dispozicion.

MOLDAVI ? KOSOVË ORA 20:45

FORMACIONET ZYRTARE:

MOLDAVIA: Koselev, Mudraç, Posmaç, Armas, Platika, Rata, Ionita, Karp, Rebçiuk, Nikolasku, Kaimakov.

KOSOVA: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, V.Berisha, Kololli. Trajner Shaland.

 





Lajmet e fundit nga