web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fitoi titullin kampion me Skënderbeun, futbollisti i njohur tërhiqet nga futbolli

3 Shtator 2020, 15:00, Sport CNA

Një lajm i rëndësishëm sa i takon kampit beratas ishte largimi i futbollistit fierak, Amarildo Dimo, i cili ka vendosur të varë ?këpucët në gozhdë?.

Pas një jave stërvitje me Tomorin, ku kishte ardhur si përforcim, 37-vjeçari ka befasuar drejtuesit dhe tifozët e Tomorit, duke u komunikuar se do të tërhiqet nga futbolli.

Me Tomorin ai luajti vetëm në miqësoren e parë ndaj Egnatias. Në karrierën e tij të gjatë fieraku ka veshur fanellat e Apolonisë, Bylisit, Skënderbeut dhe Egnatias. Me korçarët Dimo arriti të fitonte dhe kampionjatin. Mëngjarashi është shquar gjithmonë për grintën e shfaqur në fushën e blertë.





Lajmet e fundit nga