Çfarë duhet parë përtej tabelës së këmbimit
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Me procedimin penal në prokurori, u mendua se skandalet në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar ishin ezauruar, por nuk qenka aspak kështu. Në KOKSH bëmat nuk kanë të ndalur, ndërsa në skenë së fundmi kanë dalë të tjera shkelje dhe mashtrime të rënda. Një ditë më parë gazeta pasqyroi një njoftim të bërë në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik në lidhje me votimin që kishin bërë federatat anëtare të KOKSH-it për mënyrën e përzgjedhjes së dy anëtarëve të komitetit teknik, të cilët do të merren me ndryshimet statutore.
KOKSH bënte të ditur se federatave u ishte dërguar një e-mail me tri opsione, ku u kërkohej të zgjidhnin mes votimit ?online?, atij me e-mail dhe votimit në sallë. Ndërsa njoftonte se shumica e federatave kishin zgjedhur mënyrën e votimit me e-mail. Por, me sa duket, ky është mashtrimi i radhës që del nga sekretaria e olimpizmit shqiptar, pasi disa prej federatave mohojnë që të kenë marrë një e-mail me tri opsione nga KOKSH për mënyrën e votimit të kandidatëve për komitetin teknik.
Një pjesë e federatave kanë denoncuar pranë gazetës këtë mashtrim, duke paraqitur njoftimin zyrtar me vetëm dy opsione, ku u kërkohet që të zgjedhin mes votimit ?online? dhe atij me e-mail. Pra, federatat nuk janë pyetur për një votim të mundshëm në sallë, ndërsa kanë paraqitur pranë gazetës edhe faksimilen ku vërtetohet se kanë pasur vetëm dy opsione për të zgjedhur. Federatat janë të shqetësuara, pasi i druhen një manipulimi të mundshëm me një mënyrë të tillë votimi. Kujtojmë që një muaj më parë, presidenti Viron Bezhani ishte shprehur se disa anëtarë në komitetin ekzekutiv në bashkëpunim me sekretarin e përgjithshëm, z. Stavri Bello, po tentonin të manipulonin procesin e përzgjedhjes së dy anëtarëve të komisionit teknik për ndryshimet statutore, të cilët propozohen nga asambleja e KOKSH. Siç dihet, sipas rezolutës së miratuar më 9 shkurt, brenda këtij viti Komiteti Olimpik duhet të shkojë në zgjedhje për të kaluar ngërçin që prej kohësh e ka pushtuar këtë institucion, por më parë do të mbahet asambleja statutore. Ky veprim i bërë se fundmi nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e këtij ngërçi, por pritet ta tensionojë edhe më shumë marrëdhënien me federatat anëtare.
NJOFTIMI I KOKSH
Dy ditë më parë KOKSH publikoi në faqen zyrtare rezultatin e votimit ku thuhej se Komiteti Olimpik u ishte drejtuar federatave anëtare në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes së 2 anëtarëve të komitetit teknik, duke u paraqitur tri opsione: me e-mail, ?online? dhe në sallë. Komiteti Olimpik njoftoi se brenda afatit datë 29.08.2020, u përgjigjën duke shprehur qëndrimin e tyre 45 subjekte anëtare të KOKSH, ndërsa 7 subjekte të tjera nuk u përgjigjën. Sipas KOKSH rezultati i votimit ishte ky: 37 subjekte janë shprehur për mënyrën me e-mail. 1 subjekt është shprehur për mënyrën ?online?. 7 subjekte janë shprehur për mënyrën në sallë. Kështu, bëhej e ditur se mbi bazën e qëndrimit të shumicës së anëtarëve, përzgjedhja e dy kandidatëve do të realizohet me e-mail. Por, siç e thamë edhe më lart, disa federata vërtetojnë se kanë marrë një e-mail me vetëm 2 opsione votimi, të cilin e paraqesim edhe me faksimile./Panorama Sport
Mbrojtësi i Shqipërisë Ardian Ismajli rezulton negativ në te...
Erling Haaland ka bërë deklaratën e bujshme duke u shprehur ...
Brahim Diaz ka zbarkuar në Milano. Kuqezinjtë ranë dakord në...
FSHF-ja hedh poshtë lajmin e infektimit të disa lojtarëve të...
Në mënyrë surprizë drejtuesit e Juventusit kanë hequr dorë n...
Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani janë dy futbollistët të ci...
Nuk kanë fund telashet në këto ditë të vështira pandemie te ...
Greqia vazhdon që të marrë lojtarë shqiptarë në gjirin e saj...
Shqipëria do të luajë të premten në Bjelloru si përballë një...
Nuk është vetëm Nderim Nexhipi pjesëtari i Kukësit që në të ...
Partizani i sezonit të ri do të drejtohet nga trajneri Ilir ...
Messi nuk do transferohet te Interi. Zyrtari zikalter, Piero...
Pepe Reina e nis mbarë aventurën me Lazion. Portieri spanjol...
Dhjetë futbollistë të huaj do të bashkohen me Skënderbeun në...
Lionel Mesi dëshiron të largohet nga Barcelona, dhe skuadra ...
UEFA zyrtarizon oraret e ndeshjeve të turit të dytë të Europ...
Herri Meguajër u përfshi në një konflikt në ishulin grek Mik...
Sipas gazetës gjermane “BILD”, autoritetet shëndetësore të q...
Një lajm i shkëlqyer për Tiranën dje ishte shortimi si një p...
Në skuadrën e Barcelonës është duke ndodhur diçka e befasish...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...