web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lojtarë me Koronavirus në Kombëtare, FSHF bëhet lëmsh: Ja si qëndron e vërteta...

2 Shtator 2020, 10:02, Sport CNA

Ardian Ismajli dhe Ylber Ramadani janë dy futbollistët të cilët i janë nënshtruar testit për COVID-19 dhe sipas Procesit Sportiv kanë rezultuar pozitivë dhe s?mund të udhëtojnë drejt Bjellorusisë.

Për këtë ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit, që përmes zëdhënësit për mediet, Fatjon Kodra ka hedhur poshtë lajmin e mësipërm. Sipas tij, s?është e vërtetë pasi në përgjigjet e marra ditën e sotme ka rezultuar se të gjithë lojtarët e përfaqësueses sonë janë të painfektuar me COVID-19.

?Nuk është e vërtetë që ka lojtarë të infektuar me COVID-19. Dua të bëj me dije për të gjithë sportdashësit dhe jo vetëm, se sot kanë ardhur përgjigjet për testimet e bëra ditën e djeshme ku të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativë. Ismajli dhe Ramadani, së bashku me Memollën nuk do të udhëtojnë me ekipin tonë përfaqësues për shkak të problemeve fizike?, ka deklaruar Kodra.





Lajmet e fundit nga