Takimi Kosovë-Serbi/ Shtëpia e Bardhë: SHBA nuk ka plan sekret
Një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump tha të m...
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, tha se nuk do të angazhohet në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për të zhvilluar dhe shpërndarë një vaksinë kundër COVID-19 sepse ?nuk dëshiron të kufizohet nga grupe shumëpalëshe si Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH)?, shkruan Asocciated Press.
Gazeta Washington Post, më 1 shtator raportoi për vendimin amerikan që të angazhohen veçmas për vaksinën. Shtëpia e Bardhë në fillim të korrikut vendosi për të tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Presidenti Trump pretendon se OBSH-ja ka nevojë për reformë dhe është shumë e ndikuar nga Kina.
Disa shtete në botë kanë punuar drejtpërdrejt për të siguruar furnizime të vaksinave, por të tjerët po bashkojnë përpjekjet për të pasur sukses kundër një sëmundjeje që nuk njeh kufij gjeografikë.
Më shumë se 150 vende po i bashkohen një strukture globale të vaksinimit, COVAX.
COVAX është një program që synon të bashkojë fondet e shteteve të pasura dhe të organizatave joqeveritare, me qëllim të zhvillimit të vaksinës për sëmundjen COVID-19, që shkakton koroanvirusi, si dhe ta shpërndajë atë në gjithë botën.
Kjo përpjekje e bashkëpunimit, e lidhur me OBSH-në, do t’u lejojë kombeve të përfitojnë nga një portofol i vaksinave të mundshme në mënyrë që të sigurohen se qytetarët e tyre do të kenë qasje të shpejt në cilëndo vaksinë që konsiderohet efektive.
OBSH-ja thotë se edhe qeveritë që bëjnë marrëveshje me prodhuesit individualë të vaksinave do të përfitojnë nga bashkimi me COVAX sepse do të siguronte vaksina rezervë në rast se ato që bëhen përmes marrëveshjeve dypalëshe me prodhuesit, nuk janë të suksesshme.
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhojnë partnerët tanë ndërkombëtarë për të siguruar që ne ta mposhtim këtë virus, por ne nuk do të kufizohemi nga organizatat shumëpalëshe të ndikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë e korruptuar dhe Kina”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Judd Deere.
?Ky president nuk do të kursejë asnjë shpenzim për të siguruar që çdo vaksinë e re të ruajë standardin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës?, theksoi ai.
Republikani Ami Bera, tha se vendimi i administratës do të pengojë betejën për t’i dhënë fund pandemisë.
“Anëtarësimi në COVAX është një masë e thjeshtë për të garantuar qasjen e SHBA-së në një vaksinë – pa marrë parasysh se kush është i pari që e zhvillon atë” shkroi Bera.
“Kjo qasje e vetme e lë Amerikën në rrezik për të mos poseduar një vaksinë”, tha ai.
Vendimi i administratës, i shoqëruar me tërheqjen e SHBA-së nga OBSH-ja, do të thotë se SHBA-ja po heq dorë nga udhëheqja globale në luftën kundër pandemive, tha Tom Hart, drejtori për Amerikën e Veriut në ?The ONE Campaign?, një organizatë avokimi.
“Jo vetëm që kjo lëvizje vë në rrezik jetën e miliona njerëzve në të gjithë botën, por mund të izolojë plotësisht amerikanët nga një vaksinë efektive kundër COVID-19”, tha Hart.
Dhjetëra vaksina kundër COVID-19 po testohen në botë.
Kompania AstraZeneca njoftoi të hënën se vaksina e saj kandidate ka hyrë në fazën e fundit të testimit në SHBA. Kompania me bazë në Angli tha se studimi do të përfshijë deri në 30.000 të rritur nga grupe të ndryshme racore, etnike dhe gjeografike.
Dy kompanitë kandidate të tjera filluan testimin përfundimtar këtë verë në dhjetëra mijëra njerëz në SHBA. Njëra u krijua nga Institutet Kombëtare të Shëndetit dhe prodhuar nga kompania Moderna Inc., dhe tjetra u zhvillua nga kompania Pfizer Inc. dhe BioNTech e Gjermanisë./ REL
Një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump tha të m...
Kanë kaluar shumë vite nga përplasja ushtarake e grekëve me ...
Llogaritë e postës eletronike të disa ligjvënësve dhe punonj...
Papa Françesku përsëriti thirrjen për anulimin e borxhit që ...
Nëntë javë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, President...
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoft...
Lituania, Letonia dhe Estonia i ndalojnë hyrjen Aleksader Lu...
Agjensia e Shëndetit Publik në Suedi, prej një jave nuk ka r...
Shtetet e Bashkuara kanë në plan të reduktojnë numrin e trup...
Në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve të konfirmuara me kor...
Profesoresha e Oksfordit, Sara Gilbert, së fundmi ka deklaru...
Në Mal të Zi rezultatet paraprake të KQZ-së tregojnë për një...
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar sërish shifra të ulë...
Këtë të hënë, Kosovës i janë shtuar 120 raste të reja me kor...
Aeroplani i parë komercial i drejtpërdrejtë, midis Izraelit ...
Politika gjermane ka reaguar ashpër pas protestave të fundja...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas dekla...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të dielën në mesnatë me shumi...
Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, duket se rezultat...
Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur e gjen Kosovën pa ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...