Irfan mashtruesi nuk paguan rrogat e gazetarëve
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Nëntë javë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish nënpresidenti Joe Biden, të hënën fajësuan njëri-tjetrin për dhunën e lidhur me protestat e fundit kundër padrejtësive racore dhe trajtimit nga policia të pakicave.
Presidenti Trump shkroi në Twitter të hënën se ai planifikon të vizitojë të martën qytetin e Kenoshas, ku protestat javën e kaluar pati protesta të dhunshme pasi policia qëlloi me armë një afrikano-amerikan gjatë përpjekjes për arrestimin e tij. Një adoleshent i bardhë që pretendoi se po mbronte bizneset në Kenosha u akuzua për vrasjen e dy protestuesve dhe plagosjen e një tjetri gjatë protestave.
Duke iu referuar zotit Biden, Presdienti Trump tha se dhuna në Uiskonsin dhe trazirat në Portland të Oregonit, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, e detyruan “Joe-in e ngadalshëm” të dilte nga bodrumi i shtëpisë së tij në Delauer, nga i cili ai po bën fushatën për zgjedhjet e 3 nëntorit për të shmangur turmat gjatë pandemisë së koronavirusit.
Në një fjalim të hënën në Pitsburg, zoti Biden fajësoi Presidentin Trump për dhunën që ka shpërthyer në të gjithë vendin ndërsa Shtetet e Bashkuara po merren me protesta dhe kundër-protesta të përhapura dhe ndonjëherë të dhunshme mbi trajtimin policor të pakicave dhe pabarazitë në shoqërinë amerikane.
“Ky president ka kohë që e ka humbur të drejtën morale të udhëheqjes në këtë vend”, tha Biden. “Ai nuk mund ta ndalë dhunën, sepse për vite me radhë, ai e ka nxitur atë.”
“A beson dikush se do të ketë më pak dhunë në Amerikë nëse Donald Trump rizgjidhet?”, tha zoti Biden.
Guvernatori i Uiskonsinit, Tony Evers i bëri thirrje Presidentit Trump që të mos vizitojë qytetin qendror të Amerikës përgjatë brigjeve të Liqenit të Miçiganit.
“Unë jam i shqetësuar se prania juaj vetëm se do të pengonte shërimin e plagëve në (qytetin) tonë. Unë jam i shqetësuar se prania juaj do të zvarriste punën tonë për të kapërcyer përçarjet dhe për të ecur përpara së bashku”, tha zoti Evers.
Guvernatori Evers së pari urdhëroi trupat e Gardës Kombëtare në Kenosha që të shuanin dhunën në rrugë pasi një oficer i bardhë policie e qëlloi shtatë herë në shpinë afrikano-amerikanin Jacob Blake, duke e lënë atë pjesërisht të paralizuar. Zoti Evers pranoi më vonë ndihmë federale shtesë për ruajtjen e rendit.
Por, Presidenti Trump në Twitter tha se kjo ndodhi falë angazhimit të tij.
“Nëse nuk do të kisha këmbëngulur që Garda Kombëtare të aktivizohej dhe të shkoja në Kenosha të Uiskonskinit, qyteti nuk do të ekzistonte tani. Gjithashtu, do të kishte patur një numër më të madh të vdekjeve dhe plagosjeve. Dua të falënderoj forcat e zbatimit të ligjit dhe Gardën Kombëtare. Do të shihemi të martën!?, thuhet në postimin e Presidentit Trump në Twitter.
Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Trump nuk kishte në plan të vizitonte familjen e afrikano-amerikanit Jacob Blake gjatë vizitës së tij në Kenosha.
Zoti Trump gjithashtu komentoi përsëri në lidhje me dhunën në Portland, ku një autokolonë e mbështetësve të tij me 600 makina u përleshën të shtunën me protestuesit e lëvizjes ?Black Lives Matter?, që po protestonin kundër mënyrës se si policia po i trajton pakicat.
Gjatë mbrëmjes, një burrë i bardhë u gjet i vdekur në një rrugë nga një plagë me armë zjarri në gjoks. Dëshmitarët thanë se personi kishte në kokë një kapele me mbishkrimin ?Patriot Prayer? (lutja e patriotit), një grup i ekstremit të djathtë me qendër në shtetin e Uashingtonit që më parë është përleshur me protestuesit. Presidenti Trump sulmoi kryebashkiakun e Portlandit, Ted Wheeler, një kritik demokrat i presidentit, për tre muajt e dhunës sporadike në qytet.
“Portlandi është një rrëmujë dhe ka qenë për shumë vite”, shkroi Presidenti Trump në Twitter. “Nëse ky kryebashkiak qesharak nuk e pastron atë, ne do të ndërhyjmë dhe ta pastrojmë për ata!”
Presidenti Trump gjithashtu pretendoi se “Kryebashkiakët dhe guvernatorët e majtë radikalë të qyteteve ku po ndodh kjo dhunë e çmendur kanë humbur kontrollin e “Lëvizjes” së tyre. Nuk duhej të ishte kështu, por anarkistët dhe agjitatorët humbën rrugën dhe nuk po e dëgjojnë askën, madje ata e detyruan Joe-in e ngadalshëm të dilte nga bodrumi (i shtëpisë së tij)!”
Në një deklaratë të lëshuar të dielën, zoti Biden tha për situatën në Portland se “të shtënat me armë në rrugët e një qyteti të madh Amerikan janë të papranueshme. Unë e dënoj këtë dhunën. Unë dënoj çdo lloj të dhunës pavarësisht se kush e ka kryer atë , qoftë i majtë apo i djathtë. Dhe unë e sfidoj Donald Trumpin që të bëjë të njëjtën gjë?.
Biden shtoi se ?ne nuk duhet të bëhemi një vend që është në luftë me veten. Një vend që pranon vrasjen e amerikanëve më të cilët nuk jemi dakord. Një vend që zotohet se do të hakmerret ndaj njëri-tjetrit. Por kjo është Amerika që Presidenti Trump dëshiron të jemi. Amerika që ai beson se jemi?.
E diela solli protesta të vazhdueshme në Portland, së bashku me zotimet nga guvernatori i shtetit për të forcuar policinë dhe për të trajtuar çështjet themelore që kanë çuar në protestat disa mujore kundër padrejtësive racore.
Një grup protestues të dielën u mblodhën para një ndërtese të përdorur nga forcat e zbatimit të ligjit, dhe si shumë netë të tjera të protestave, policia e Portlandit e shpalli atë të “të paligjshëm” dhe bëri arrestime.
Guvernatorja e Oregonit, Kate Brown tha në një deklaratë për mediat të dielën vonë se të gjithë, përfshirë zyrtarët e zgjedhur, forcat e zbatimit të ligjit dhe udhëheqësit e komunitetit, duhet të bashkohen për të ndaluar ciklin e dhunës në Portland dhe se “ndryshimi i vërtetë do të vijë nga puna e madhe për të arritur drejtësinë racore?./VOA
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoft...
Lituania, Letonia dhe Estonia i ndalojnë hyrjen Aleksader Lu...
Agjensia e Shëndetit Publik në Suedi, prej një jave nuk ka r...
Shtetet e Bashkuara kanë në plan të reduktojnë numrin e trup...
Në Shtetet e Bashkuara numri i rasteve të konfirmuara me kor...
Profesoresha e Oksfordit, Sara Gilbert, së fundmi ka deklaru...
Në Mal të Zi rezultatet paraprake të KQZ-së tregojnë për një...
Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar sërish shifra të ulë...
Këtë të hënë, Kosovës i janë shtuar 120 raste të reja me kor...
Aeroplani i parë komercial i drejtpërdrejtë, midis Izraelit ...
Politika gjermane ka reaguar ashpër pas protestave të fundja...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas dekla...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të dielën në mesnatë me shumi...
Pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi, duket se rezultat...
Dita ndërkombëtare e personave të zhdukur e gjen Kosovën pa ...
Të paktën tre emigrantë, dy burra dhe një grua, humbën jetën...
Dhjetëra mijëra bjellorusë duke thirrur “Gëzuar ditëlindjen ...
Shefi ekzekutiv i Facebook-u, Mark Zuckerberg thotë se kompa...
Në orën 20:00 është mbyllur zyrtarisht votimi në Malin e zi....
Demonstrues në disa qytete evropiane u hodhën në protesta të...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...